Drejtuesja e lëvizjes panshqyptare t’diasporës: «PELLAZGJIA» Brussels-Belgjikë

0
1250

Në Brussels, me : 19 Korrik 2017

Ermira Qerimi/Kondo
Email : [email protected]
Tel : 0032(0)4.66.123.156

Pershendetje miqve tan’ krijus t’diaspores me rastin e Festivalit kombtar t’letersis’ dhe ditet e diaspores, organizume nan kujdesin e shoqates kulturore « PROKULT » nga Podujeva. (Lexume prej poetit-redaktorit t’shoqates zotnia Zymer Mehani.) T’dashtun Mikesha dhe Miq krijus, Bashk’kombase dhe Bashk’kombas, drejtus’ t’shoqates Prokult, t’ftumit e ministris’ se diaspores, Motra dhe Vllazen. Ne pamundsi per t’kenun t’pranishem ne mesin e juej t’muzes poetike, qi asht’ nji nderim i jashtzakonshem, asht’ nji nder nga ana e jon’ t’ju percjellim pershendetjen dhe kurajon e guximit t’juej poetik, pertej leximit nga ana e poetit, redaktorit t’shoqates mikut ton’ t’perbashket zotnis’ Zymer Mehani.

Padyshim, falenderimet e perbashkta sipari i shkojn’ guximit t’perbashket dhe reciprok t’ktij bashkpunimi ma se t’domosdoshem, kioft’ per idet e organizatorve, kioft’ dhe per gadishmnin’ e bashk’kombasve tan’ n’diaspor’, per muzen e tyne poetike qi RRANJET e saja edhe perpos largsis’ fiziko-gjeografike ende mbeten n’atdheun ton’ shqyptari…. Muza poetike nuk asht’ veçse vargu i rrjedhshem dhe me nji sintakse t’bukur apo elegante, por NDJENJA e jon’ njerzore, poetika e saj qi kerkon sot guximin e se perbashktes son’, e se res’ son’…. Muza poetike nuk pranon kurrnjiheri vargzimin e robnis’ dhe as nuk lejon ngurtzimin e saj, por perkundrazi asht’ ajo qi ngjiz ZANIN e ri, asht’ ajo qi sjell EREN e re, guximin aq t’domosdoshem t’botes se ktij shekulli t’ri qi na jetojm’…

Dhe na jena ne fatin e ndertimit t’shekullit ton’, jena n’shtrimin e udhve t’saj per nji percjellje t’vlerave tona t’perbashkta njerzore hyjnore, t’urtsis’ son’ Illyriane n’dialogun nderkulturor per nji bashkjetes’ brezash pikerisht pertej ksaj urtsie poetike, pertej rizhvarrojes se kultures son’ e varrosme krejt per se gjalli…. SFIDAT jan’ perball’ nash dhe mpleksen s’bashku me veshtirsit, padyshim…. Udha e BASHKJETESES aspak nuk asht’ e shtrume me lule aromatike por perkundrazi ajo asht’ krejt ferra e shkurre çjerrse, krejt gur’ rreshqites prej t’tatpjetave dhe orteqe deboresh, megjithse kjo e fundit asht’ e bardh’ n’origjinen e saj…

Pershkrimi i drejt dhe me guxim i realitetit t’veshtirsive t’ksaj udhe, aspak nuk duhet t’na dekurajoj’, por perkundrazi, pertej muzes njerzore duhet t’jena t’aft’ dhe t’BALLAFAQOHENA s’pari me VEDVEDIN, qi asht’ sfida PARSORE e sejcilit prej nash, qi asht’ detyrimi ndaj personit, ndaj fmijve dhe t’parve tan’…. E ma mir’ se Muza poetike kurrkush nuk mundet me e marr’ persiper kte mision, qi asht’ guximi qi e tashmja e jon’ na e kerkon per t’shkrujt me sa ma pak gabime t’nesermen…

Nuk asht’ aspak hupje e modestis’, kur thona qi jena brezi ndertus i BASHKJETESES pertej dialogut nderkulturor, nuk asht’ aspak MBURRJE qi duhet t’dijm’ dhe t’ballafaqohena me vedvedin tuj i percjell bilve tan’ SFIDEN si nji nder vlerat tona morale njerzore t’MBIJETESES…. Dhe kjo e fundit, MBIJETESA, pra asht’ E DJESHMJA dhe duhet t’mbetet e till’, qi kurrnjiheri ajo t’mos na terhek si i mytuni pa shpres’ ne humnerat e botes se mistershme t’HADES, por perkundrazi me shpejtsin’ e mesazherit HERMES duhet t’ecim n’muzen homerike, t’cilen e rilindi plejada e kohes se saj At Gjergj Fishta…

Poezia dhe POETIKA e filozofis’ se saj, n’perballje me shekullin e ri, jan’ SFIDA e rradhes apo DOMOSDOSHMNIA e bashkbisedimit t’brezave, vlerave dhe kulturave ???… Pytja ne vedvedi padyshim permbledh edhe DILEMEN ku po jeton sot shoqnia e jon’, ku po kerkon me rigjet vedin kombi i yn’ shqyptar, ne djepin ton’ Illyrian, perbashksia e qytetrimit ton’ Evropianosemitopellazgjik, gjithmon’ i prinun n’pasurimin e tij edhe me ardhjet e kulturnave t’tjera, veçori kjo e BASHKJETESES dhe jo aspak thjesht ne kuadrin e TOLERANCES…

Padyshim çdokush nga ju munet me u perçart n’krahasimin e perkufizimeve t’masiperme BASHKJETES-TOLERANC’ qi ne nji interpretim t’trash metaforik jan’ edhe sinonime plotsuse t’njana-tjetres…. Por besoj se edhe sinonimet kan’ ndarjet e se veçantes se tyne dhe hapsiren e saj tekstore qi kerkojn’ perdorimin perkates t’ksaj t’veçante…. Ksilloji TOLERANCA asht’ nji veti e fitume apo e detyrume edhe n’shenj’ mirsjelljeje qi nuk percjell aspak n’vedvedi respektin e thellsis’ se duhun per personin ose çashtjen n’perballje. Ndersa BASHKJETESA, percjell thithjen reciproke t’gurrave t’ndryshme me tendecen e natyrshme t’shkrimjes se tyne t’natyrshme ne nji djep t’perbashket, ku sejcili nuk ndjen detyrimin e pranimit apo raporte thjesht mirsjelljeje, por jan’ sejcili ne çdo rrotullim t’cepit VEDVEDJA…

Dhe padyshim, kte PLAG t’ardhun nder shekujt e tmerrit t’mbijeteses son’ gadi gjasht’ shekullore, kurrkush tjeter ma mir’ se poetika filozofike nuk mundet me e ndermarrun n’percjelljen e saj nder breza dhe nder shtresa…. E dhimbshme asht’ por REALITETI asht’ vertet i hidhet dhe kurrkush nuk munet as me e fsheh, as me e mohu dhe as me e tjetersu, por perkundrazi, sejcili nga na duhet t’jet’ nji MUZ’ jetsore POETIKE e filozofis’ son’ njerzore pertej se veçantes se tij…

MBIJETESA nder shekuj, padyshim jo veçse na ka plagosun, por edhe na ka gjakosun deri n’vdekjen e perkohshme t’tjetersimit t’vlerave tona t’perbashkta njerzore hyjnore…. Apet edhe per kte kurrkush nga na, n’shpirtin e poetikes filozofike, nuk duhet aspak t’perqafohet me disfatizimin, pesimizmin, dekurajimin, por perkundrazi, t’percjell ne vedvedi porsi guximi i muzes poetike, BESIMIN, MORALIN, SHPRESEN, dhe GUXIMIN e aftsis’ se sejcilit me u perballun me jeten pertej VEDVEDIT, pertej UNIT, ne harmonin e BASHKJETESES aq fort t’deshirushme per t’tan ne, per krejt brezat dhe shtresat…. Sigurisht kjo nuk asht’ nji betej’ as e leht’ dhe as e pa’arritshme, pasi derisa urtia e jon’ nerzore e percjell pertej FJALES dhe muzes se saj, ajo padyshim ka edhe zgjidhjen e saj, ka msimin ton’ t’perbashket n’gjetjen e udhve t’arritjes se saj…

Kerrkush nga na nuk asht’ i detyrum t’baj vepra heroike martirizimi, pasi FJALA e percjellun pertej poetikes filozofike asht’ melhemi, asht’ shpresdhania e moralit, asht’ RIZGJIMI, asht’ çelja e nji drite…. Shkendija e çeljes se drites nuk do t’thot’ se na jena t’perhupet dhe ndodhena ne terrin e nji tuneli pa kry e pa dalje… JO dhe veçse JO !!! Tunelet i krijojna vet’ na, vet’ FRIGA apo TUTJA e jon’ e perbashket per t’mos guxu me marrun kurajon e me guxu pikerisht ne kto vlerat tona t’perbashkta t’poetikes filozofike, qi ka veç nji emen JET’…. Kombi i yn’ pra e ka t’ndertume jeten e tij filozofike ne dy shpejtsi JETESH, njana ne trojet tona dhe tjetra e rrjedhun n’diaspor’…. Jan dy shpejtsi vertet jetesh, por qi i perkasin t’njajtit TRUP, porsi gjymtyret e njeriut, qi sejcila nuk munet me veprue pa bashkjetesen e tjetres reciproke….

Diaspora e ka marrun atdheun ne zemnen e saj, e percjell kombin ne mejtimin e saj t’perditshem…. Padyshim vemendja per diasporen duhet t’jet’ n’persosmnin’ e domosdoshmnis’ se jetes se kombit ton’, se pasunis se kultures son’, se liris’ son’…. A ka ma shum’ per t’percjellun dhe per t’i perkushtu vamendje diaspores e prumjeve t’bilve tan’ qi jetojn’ n’diaspor’ ??? PADYSHIM, dhe na vet’ duhet t’jena ata qi t’marrim guximin dhe t’japim ma shum’ per kombin ton’, si dikur RILINDASIT tan’, ne shekujt e kalum…. Sot asht’ n’anen ton’ t’bashkpunimit edhe zhvillimi i teknologjis’ se re, qi e ban ma t’pranishme pranin’ reciproke t’kombit tek na ne diaspor’ dhe reciproke….

Padyshim, jena na ata qi duhet t’kambengulim, qi muza e jon’ poetike e bilve tan’ edhe pse n’diaspor’ duhet t’ket’ mundsit’ e veçanta t’bashkpunimit me ministrin’ e diaspores, qi krijusve t’rinj t’ju jepet mundsia e hapjes se shkollave verore per percjelljen drejt t’muzes se tyne poetike edhe ne gluhen ton’ t’shejt’ amtare shqype…. (Po ndaj nji koefidence’ me ju miq krijus, pasi kurrnjiheri nuk duhet t’ket’ hipokrizi dhe fshehje t’realitetit, pasi gjith’heri ai do jet’ me na… Personalisht, perendia e lumnume, ja ka falun çikes seme t’madhe muzen e poezis’… Ajo shkrun poezi.

Asht’ nji çik’ gadi 20 vjeçare, por qi ka ken’ e detyrume me msu me folun ne dy gluh’ at amtaren dhe ne gluhen e huej frenge, me t’cilen asht’ ne çdo moment ne kontakt, pasi jeton, shkollohet ne diaspor’…. Padyshim ime bil’ e flet dhe shkrun fort mir’ shqypen ton t’dlirt’ dhe t’shejt’, por per t’mos thurrun hipokrizina, muza e saj shprehet ma natyrshem n’gluhen frenge…. Dhe ktu duhet t’dalim nga dorashkat e fshehjes se vertetes, apo t’ndjesis’ se fajit apo t’pafajit, se kinse nuk jena aq patriot’ sa nuk jena t’aft’ me i percjell bilve tan’ zhdervjelltsin’ e poetikes se gluhes son’…

Perkundrazi, kjo asht’ nji SFID’, qi na duhet t’kena guximin dhe t’ja propozojm’ ministris’ se diapores, qi per bilt’ tan’ t’talentum, per brezin e ardhshem qi do ndermarre stafeten e dialogut nderkulturor t’BASHKJETESES, pertej poetikes filozofike t’penes se muzes se tyne, duhet t’krijohen hapsirat e domosdoshme, si shkollat verore n’atdhe, apo kujdese t’veçanta t’percjelluna pergjiat’ pushimeve t’ndryshme shkollore tuj e dergu mandatin n’bashkpunimin e shoqatave t’ndryshme qi ndodhen ne trojet tona….)

BASHKBISEDIMI i brezave asht’, pra nji tjeter sfide e jona…. Perfundimisht, aktivitete t’tilla si kjo qi organizon shoqata Prokult, nuk duhet aspak t’mbeten t’izolume, por perkundrazi duhet t’ju jepen hapsirat e shpeshtis’ se tyne per aktivitete edhe me t’gjana bashkpunimi ne gershetimin e pervojave dhe takimet e perbashkta me vllaznit tan’ ne t’tana trojet tona, pertej javave t’ndryshme kulturore si ne mujin e letersis’ t’tetorit, tuj zgjeru hapsiren me kumtesat e ndryshme dhe shkembimin e pervojave t’sejcilit, prej s’cilave do mbillet nji RISI, do ngjizet nji guxim i poetikes filozofike…

Sot padyshim juria ka nji mision t’vshtir’ ne zgjedhjen e tri fitusve, qi ne thellsin’ e saj poetike asht’ jo veçse nji sfid’, pasi kurrnjiheri muza poetike nuk garohet, pasi sejcila ka t’veçanten e se bukures se saj, e guximit t’filozofis’ se saj…. Megjith’ dhe pertej ksaj SFIDE per jurin’ si nji ironi e detyrushme, e randsishmja asht’ pjesmarrja e juej miq poet’, guximi i juej per t’ardhun e me paraqit krijimet e jueja qi sejcila ne t’veçanten e saj ka nji VEDVEDI bashkjetus, ka percjelljen e nji RISIE SFIDUSE…. Dhe, meqense ministria e diaspores asht’ pjesmarrse e ftume prej shoqates PROKULT ne kte aktivitet, ajo padyshim duhet t’krijoj’ mundsin’ e botimit t’krejt poezive pjesmarrse ne kte konkurs nan nji antologji t’veçant’, tuj sjellun nji tradit’ t’re t’bashkbisedimit t’pervojave tona n’udhen e dialogut nderkulturor t’ngjizjes se bashkjeteses se natyrshme…

Tuj percjellun vlersimin per muzen, t’ardhun qi prej udhtimeve n’boten e HADES t’Odiseut, nuk me mbetet tjeter, t’dashtun dhe fort t’nderum mikesha dhe miq, bashk’kombase dhe bashk’kombas poete, t’ju uroj veçse krijime dhe veçse krijime pertej muzes se juej t’pashtershme…. Suksese dhe veçse suksese n’krijimtarin’ e juej, tuj ju vlersue me guximin e risis’ se juej t’sjellun e qi ne kte kandveshtrim, sejcili prej jush asht’ nji fitus, pasi mbart nji SFIDE…. SUKSESE ! Me nderime dhe respekte pa kufij, e jueja Ermira.

(Levizja politike panshqyptare e diaspores PELLAZGJIA, e njoftun si mbrojtse e t’drejtave t’njeriut dhe nga OKB-ja, ka ne perqendrimin e betejes se saj, pertej dialogut nderkulturor ngjizjen e bashkjeteses ne rizhvarrosjen e kultures se identitetit ton’ Illyrian, si çatia e ribashkimit ton’ evropian…. Kultura dhe poetika e saj filozofike, percjellun pertej FJALES jan’ motoja e jo’n e perbashket e LIRIS’ dhe SFIDA e rizhvarrosjes se vertetes, po pertej veçse FJALES… FJALA asht’ e para….)