Drama „An Open Or Parallel Society“ nga Gjergj Jozef Kola

0
749

Gjergj Jozef Kola

Të dashtun mike e miq

Dramën „An open or parallel Society“ e kam shkrue ne gjermanisht, prandaj per ke e zotnon atë mundem me ja nisë në inbox. Natyrisht për ju e kam përkthye parathanien ne shqipen gege standart të paradiktaturës e kështu keni mundësine me ba nji ide se perçka bahet fjalë. Shoqnia e hapun asht ajo e tana kulturave, ideve, besimeve nën rrafshin demokratik, ndersa shoqnia paralele asht diktatura e vdekjes se demokracise dhe lirisë njerzore.

Open Society perfaqsohet nga Sir Popper i cili percjell edhe idealet e mia si autor, ndersa parallel Society perfaqsohet nga Soros.
Megjithse tematika e kesaj drame asht europiane, une nuk kam mujte me ndeje pa fute edhe nji cope nga zemra qe rreh vazhdimisht per dashunine teme te pamujtun: Shqipnine.

NJI SHTATOR TE MBARE JU UROJ!
Gjk18

PERKUSHTIM, Ja kushtoj Sir Karl Popper, pedagogut e filozofit te madh vjenez.

Nji shoqni paralele nuk mund të mbijetoje, ajo në rastin ma të mirë kthehet në nji ushqim për parazitat, kameleonet dhe monstrat, të cilët nuk kërkojnë nga njeriu ma të mirën e tij, porse përhapin ma të neveritshmen, si nji murtajë.

Në vitet 90 kur studjojshe gjermanisht ne universitetin Karl Franzes dhe pedagogji ne Akademine private katolike, mora vesht se nji Filantrop me të njajtin emen si unë Georg Soros mbështetë studentat në forma të ndryshme. Nisë nga dëshira e mirë bana kërkesën për nji mbështetje udhëtimi, diku rreth 200 dollarë. Përgjigja erdhi menjiherë: Nuk mbështeten studenta te shkollave private katolike…
Po pse tanë kjo urrejtje ndaj katolikëve? – pyeta vedin atbotë.

Ma vonë mora vesht se z. Soros kishte mbijetue falë nji katoliku hungarez, i cili gjate regjimit nazist e kishte prezantue Sorosin e vogël kudo si fëmijën e tij.

Mbas mbarimit te studimeve nisa punë në Vjene e aty u ndesha me emnin e nji vjenezi te madh, Sir Karl Popper, i cili kishte studjue po ashtu si unë në nji akademi pedagogjike private dhe kishte dhanë mësim ne shkollën ku punoj e kishte banue në të njajtën lagje atë 13, ku jetoj unë sot. Nisa me u interesue mbi figurën e Sir Popper kur papritmas më doli para emni i George Soros si nji fantazëm. Sir Popper ishte ati shpirtnor i z. Soros e të dy bashkë janë derimësot përfaqsuesit ma të mëdhej të „Open Society“.

Kërkimet e mia mbi aktivitetin e z.Soros dhe „Open Society“ me zbuluen diçka të pabesueshme. Z. Soros dhe „Open Society Institut“ në vitin e themelimit kishin marrë nji vend ne Europën Lindore nen tutelë dhe e kishin përdorë atë si nji mijush laboratori.
Ky vend ishte Shqipnia, nji vend që për pamvarësinë e vet në vitin 1912 mbas 440 vjet pushtimit osman i asht mirënjohës mbi të gjitha, monarkisë Habsburgase. Ne shtator te vjetit 1994 vdiq Sir Karl Popper pa e marrë vesht kurrë veprimtarinë e „Open Society Institut“.

Në këto 24 vjet te frymës sorosjane në Shqipni vendi ishte kthye ne nji „Kandahar“. Në vend të nji „Open Society“ ishin ndërtue shoqni paralele, të ngjashme me katet e kullës se Babelit. Nga njena anë „industria e drogës“ e nga ana tjetër nji kthim latent në nostalgjinë mesjetare osmane kishin krijue nji perziemje te rrezikshme, nji lloj „Kamikaz“ siç i pershkruen Marco Polo te Assassinet.

Shoqnise se hapun te z. Soros i doli boja si nji shoqni paralele prej fantazmash ballkanike. Nji reforme ne aparatin gjygjësor, i ashtuquejtun Vetting, nji lloj pastrimi i korrupsionit në vetë drejtësinë, kishte te tanë elementat e nji Farse. U mbajten me qellim gjyqtarë te korruptuem miliardere dhe u hoqen nepunesa fukarej sepse ishin ne krahun e gabuem ose nuk ishin aspak politikë. Në vend të standarteve demokratike brohoritet vetgjygjësia dhe kriminaliteti. Zoti Soros e kishte gjetë te mesjeta latente shqiptare llomin për me zhvillue shoqnine paralele.

Aktualisht sot ne Shqipni, Establishmenti sundon si feudalët e dikurshëm, të ashtuquejtunit „Pasha“ e klima asht aq e helmueme, saqi 90 % e rinisë kërkon me emigrue. Establishmenti asht nji trashëgim i postkomunistëve, ai e ka betonue tashma pushtetin ekonomik e politik, prandaj kërkon medoemos me u anëtarësue në BE, si mënyre ideale pastrimit. Ky do të jetë ama nji tumor i keq për tanë BE.

Vazhdimisht e kërcënon kryeministri i Shqipnisë, ky „artist i vetshpallun“, BE-në me anë të medjave europiane: „Na antarësoni pa kushte se Turqit e Rusët janë „Hanibal ante Portas“ gati me ba kasaphane në Ballkan.”

Lideri i opozicionit shkon edhe ma ndej, kur akuzon, simbas gazetes austriake Standart, katolikët për mjerimin dhe kriminalitetin në vend, megjithse kjo nuk asht aspak e vërtetë, e vërtetë asht se komuniteti katolik asht i dyti nga numri, (mbas fesë islame që asht 50%) e ai nuk përfaqsohet në asnji institucion të naltë, as shtetnor e as politik në vend.
Asnji nga mbi 50 ambasadoret e Shqipnisë në botë nuk asht katolik“, tallet tane sarkazem z. Soros ne dramë.

Nji shkrimje latente e aleancës së Sorosit me postkomunistat kundra katolikëve të Shqipnisë, si forcë e natyrshme perëndimore asht krejt e dukshme tashma, megjithë faktit se Sorosi ja ka jetën borxh nji katolikut hungarez.

„Shikjo Shqipninë, thotë Sorosi në dramë“, aty „Instituti jem i shoqnisë së hapun“ ka arritë me e eleminue opozitën dhe tash kena vendosë qetësi në politikë“.

Pse u pergjedhë Shqipnia“? – pyet Sir Popper, i cili percjell edhe mendimin e Autorit, Ky vend asht nji shembull në harmoninë fetare. Për shekuj me radhë jetojnë muslimanët, ortodoksët dhe katolikët në harmoni.“

Kështu duket, thotë Sorosi, në vjetin 1944 kur erdhën komunistat me forcën e armëve në pushtet shfarosën mbi 90% te katolikëve, që kishin mbarue studimet në perëndim. Ky ishte nji holokaust i vogël“.

Këtu paska vend mjaft për me u marrë me përpunimin e të kaluemes“, pergjigjet Sir Popper.

„Shqipnia asht i vetmi vend në botë, ku nji formë e ulët civilizimi kontrollon nji formë ma të naltë, nji vend i vetëm ku e vjetra gjithnji shndërrohet në të keqen dhe qindron në pushtet. Mjafton me permendë se sot mbas 30 vjet demokraci numri 2 i vendit asht ish ministri i mrendshem i diktaturës komuniste“, qeshën z. Soros tanë sarkazëm.

„Nuk asht fair ama, që nji vend si Shqipnia që nuk e pat kurrë në historinë e saj fatin e nji opozite apo demokracie të vërtete, tash të dërmohet nga diktatura e shoqnisë paralele. Në kët vend pencionistat vdesin përditë me 100 euro në muej, ndërsa establishmenti shkrryhet ne luks e pasuni. A asht kjo shoqnia e hapun qe kena dashtw me krijue? “, ja kthen Sir Popper.

Nji forme primitive e civilizimit asht gjithmone e gatshme për dhunë, simbas motos: „pushteti merret me dhunë“, ndërsa nji formë e zhvillueme kërkon gjithnji nga zgjidhjet paqësore.

Gjuha shqipe Gege asht si nji Fjalëkalim për në botën e Pellazgëve, Keltëve e Ilirëve e komunistat e ndaluen me ligj si „gjuhë perëndimore“ megjithse flitet prej mbi 70% të popullsisë, ndërsa postkomunistat sot vazhdojnë me i ndejë besnik këtij ligji primitiv.
„Pra gjuha e tejet zhvillueme Gege u zevendesue krejt thjesht me nji primitive sic asht Standarti dhe kerkush nuk bani sa?“, habitet ne kulm Sir Popper.

Bisedimet me establishmentin e postkomunistave për anëtarësimin e Shqipnisë do të ishin nji gabim katastrofal për BE-ne e nji rrezik i madh për të ardhmen e fëmijeve shqiptar dhe Europian të nji Europe të lirë. Nga shtypi shqiptar mësohet se ministrja e majtë e kulturës kundra tana konventave të Unescos, ju plotëson arabëve te pasun deshirën perverse, si ajo me vendosë në kështjellat shqiptare që kanë ndërtue të krishtenet ndër shekuj, vula arabe.

Kështu ajo krijon artificialisht shoqni paralele, sepse etsablishmenti vuen nga mungesa e theksueme e identitetit. Akcente të tilla politike janë nji humus për fanatikët të cilët pretendojnë se „ Kështjellat ilire të Shqipnisë janë ndërtue prej arabëve“. (?!?!?!)
Shoqnia civile ne Shqipni ka mjaft energji me krijue nji force politike pa postkomunista e politikan te korruptuem, te cilet do ta cojne vendin drejt BE-se.

Mbi të gjitha më ra në sy dicka themelore: „open Society“ e z.Soros nuk kishte asgja të përbashkët me shoqnine e hapun te Sir Karl Popper. E tana kjo ishte nji falsifikim. Kështu mora guximin që këto dy personalitete me i vendosë përballë njeni tjetrit në nji dramë në mënyre që ndryshimet e shoqnisë së hapun dhe shoqnisë paralele te dalin ma mirë në dritë.

Shoqnia e hapun asht nji rreze dritet dhe asht gjithandej e njoftun se drita e diellit mbetet gjithmonë mjeti ma i mirë disinfektues.
z.Sorosi ka padyshim simpatine e Autorit si hebre e per ate qe ka arrite ne jete si financier i talentuem e ai hyn ne skene nepermjet kesaj fjalie:
„Une jam hungarez, porse askush nuk e don profetin ne vendin e vet“.

„Ty nuk te dojne jo vetem ne Hungari ku ke lind, porse ne asnji vend katolik te lindjes, as Kroacia, Slovenia, Slovakia, Cekia, Polonia. Cka ju ke ba katolikeve qe te kane mbylle dyert, ku ju ke shkele ne kallo atyne te cileve ju detyrohesh jeten tande?“, pyet Sir Popper.
Ne ket dileme ndodhet edhe tane zemra e fshehte e drames tone: Mirnjohje dhe mosmirnjohje!

Ne kjoftëse na shofim frymën e Sorosit dhe „open Society“ ne shembullin e nji vendi të vetëm, pra Shqipnisë, mund të qetësohena nga mendimi se aty e keqja, si nji tumor, mund te hiqet sic ban bisturia gjatë nji ndërhymjes kirugjikale.

„Kqyrni Shqipninë“, i përsëritë Sorosi krenar në dramë tash e parë z. Popper, „ atje „open Society“-ja ime ka vendosë hierarkinë e vjetër, e katolikët si nji fuqi e natyrshme, perëndimore e vendit i ka shtyp nji herë e mirë dhe ka sjellë qetësi e stabilitet në politikë.“
„Anmiku i demokracisë mbetet pra Njeriu, i cili mbart frymën totalitare“, pergjigjet Sir Popper.

Mësimi i madh asht ky: legjitimimi i totalitarizmit në demokraci sjell vdekjen e shoqnisë së hapun, dhe shoqnia e hapun, sic e mendonte Austro-Anglezi i mirë Sir Karl Popper, mbaron. Në asnji civilizacion të historisë njerzore nuk mund të jetojnë totalitarizmi me demokracinë në nji shtrat.

Nëse në Shqipni ka me u vendosë nji demokraci simbas standarteve europiane, si e mendonte Sir Popper apo do të vazhdojë me sundue nji diktaturë e „establishmentit postkomunist“ në stilin e z.Soros, asht nji pyetje që ka me i dhane përgjigje e ardhmja.
„ Nji komb qe ndërton kullën e Babelit me anë të shoqnisë paralele, rritet si shtogu në pleh deri në qiell derisa vjen nji poet dhe ja pret rranjët e nëse nuk vjen asnji atëhere ky vend grryhet përmrendë e mumje e banojnë atë në vend të njerëzve“, profetizon Sir Popper, ky agnostik par Exellence.“

„ Politika asht pushtet dhe gjithcka varet prej marrjes ne dorë te Kontrollit“, replikon Sorosi, „ ne Mesjetë kundërshtarëve politikë ja këputshin kryet, ndërsa sot në rastin ma të keq ata blehen ose shpërblehen e nisen ne pencion“.

Në kjoftë se na shohim përplasjen e demokracisë e të diktaturës në lidhje me nji Kontinent atëhere na bien në sy disa rreziqe njiherësh. Këtu asht shumë e vështirë me ndërhye me Bisturi, këtu duhet shumë punë preventive. Asnji njeri apo popull nuk mund ta mbijetojë mungesën e rranjës si komb e ndoshta këtu Europa e ka shancin e të ardhmes, sepse Europa asht nji portret i ndërtuem nga puzzlet e kombeve nga e njejta rranjë.

Rranët e krishtena të Europës japin frute demokratike dhe kjo asht themelore. Këtu rriten shumë kultura së bashku në paqe. Rranjët e kulturave totalitare nuk kane dhanë kurrë fruta.

Në dramën tonë bahet fjalë për nji klasë me nxanësa në pubertet e ajo duket sikur asht ndërtue për z.Popper. Kjo klasë asht formue prej frymës së „shoqnisë së hapun“ dhe si e tille ndricohet plotësisht. Nji ditë ndodh dicka e jashtzakonshme: z.Soros vjen ne klasë me nji grup emigrantash e zevendëson Sir Popper-it.

Historia merr rrjedhën e vet e në vend të nji „shoqnie të hapun“ formohet nji „shoqni paralele“.

Në dramën tonë nuk ka mendime te mshefta e nuk rriten teori konspirative te tilla si ajo se „ z.Soros kërkon me anë te emigrantëve dhe të majtëve me shkatërrue Europën“. Jo, këtu ndricohet krejt thellë , atje ku janë rranjët, të cilat në tokë të ndryshme japin fruta të ndryshme. Në dramen tonë ndricohen kultura të ndryshme dhe sjellje të ndryshme, të cilat nuk mund te vrojtohen askund ma mirë se tek rinia.

Formimi i karaktereve dhe sjellja e tyne asht nji shkencë në vedi me të cilën mund të bahen kërkime në natyrën dhe fatin e njeriut. Fundja, asht zhvillimi i karaktereve ai që e mban gjallë nji dramë, apo e lind të vdekun atë.

„Fëmija ju ngjajnë prindjes. Natyra jonë ja arrin që ne barkun e nanës me transmetue te fëmija fizionominë e nanës ose të babës me anë të geneve. Aty ku natyra nuk mundet me vendosë, aty ku ajo punon mrapsht, aty ku kryqëzohet pa kriter, lindin forma të paplota, njerëz as mish as peshk, të cilët nji jetë të tanë kanë nevojë per ndihmën e perkujdesjen e shoqnisë. Përfytyro nji shoqni njerzore, që kërkon me ndërtue nji brez të ri nga përziemja e frymës totalitare me atë demokratike. Në kët brez nuk bahet asnji kalim i geneve dhe nuk kena asnji fizionomi të qartë“, thotë Sir Popper.

Gjk 01.09.18