Dr. Zize Hakaj-Veselaj e përkushtuar dhe e dashur për të gjithë nevojtarët

0
407
Zize Hakaj-Veselaj

Skënder MULLIQI

Endërra e shumë kujt është dhe ka mbetur të bëhët mjek. Bërja mjek nuk është vëtem diagnistifikimi i një sëmundje të caktuar, por është profesion fisnik, është profesion që duke komunikuar e bën pacientin të ndihet më i fortë, besa edhe të shërohet. Mjekësia natyrisht së kërkon shumë njohuri, kohë dhe përpjekje për të arritur majat në këtë profesion.

E tillë është edhe mjekja e përkushtuar, dr. Zize Hakaj Veselaj. Kjo mjeke më të drejtë quhet mjeke e popullit, ka tashmë shumë vite që punon në QKMF, në Raushiq të Pejës. Doktoreshë Ziza gjithmonë dhe në çdo kohë është e gatshme tu dalë në ndihmë pacientëve të shumtë të kësaj BT.

E çiltër, e pa prituar dhe gjithmonë më fjalë të ëmbla i pret dhe i përcjellë nevojtarët që kërkojnë ndihmën e saj. Pacientet kan fjalë miradie për doktoreshën e tyre. “Ajo më fjalë po na zgjatë jetën” shprehen disa nga pacientet e saj. Gjithmonë kujdeset që qytetarët të informohen më kohë për të gjitha nevojat dhe ndihmat që disponon Qendra e Mjekësisë Familjare.

“Unë dua të jam e dobishme për njerëzit, ti ndihmojë dhe të jam e nevojshme. Për më tepër, nëse puna të jep kënaqësi, atëherë cilësia e saj do të jetë në rastin më të mirë. Jam shumë e gëzuar kur shoh fytyrat e lumtura dhe mirënjohëse të njerëzve, nga fakti që i kam shëruar” shprehet doktoresha, Zize në bisedë më te. Prandaj, mjekja Zize është e respektuar dhe dashur për të gjithë ata që kërkojnë ndihmen e saj.

Edhe në këtë kohë krize pandemie globale doktoresha ështe gjithmonë në krye të detyrës duke iu dalë në ndihmë më ilaqe dhe këshilla të gjithë atyre të cilët kan nevojë për te.Krahas kësaj dokoresha Zize, është këshilltare komunale nga radhët e AAK-së, si veprimtare e devotshme e çështjës kombëtare, të cilën e ka trashëguar nga familja e saj më ide atdhedashurie.

Inkuadrimin në politikë pasi vjen nga shëndetësia, ajo e sheh si përpjekje për përmiresimin e kushteve dhe shërbimeve në shëndetësi, në dobi të qytetarëve, si dhe promovimin e vlerës së gruas në shoqërinë tonë të re. “Edhe ne femrat mundemi dhe ja dalim kur punojmë më vullnet të mirë e në të mirë të qytetarëve“!