DREJTOR I DREJTORISË SË EUROAZISË
ZËRI I AMERIKËS
VATRA, New York
21 prill 2018
Ju falenderoj perzemersisht per ftesen per te marre pjese ne kete takim. Eshte nder dhe privilegj per mua qe te marre pjese ne promovim te libirt te mikut dhe kolegut tim, Fran Shkreli.
Frani ka dhene dhe vazhdon te jape nje ndihmese te cmuar ne publicistiken shqiptare, ne pergjithesi, dhe ne avancimin e ceshtjeve shqiptare, ne vecanti.
Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu ne VATAREN tone dhe në shoqërinë e personaliteteve të njohura dhe të miqve e kolegëve.
Deshiroj te shpreh mirenjohje per VATREN, per kujdesin qe gjithmone ka treguar dhe vazhdon te tregoje per promovimin e veprave te anetareve te bashkesise sone.
Para se te flase per librin e Franit, do te kisha deshire te theksoj lidhjet e ngushta qe kane ekzistuar historikisht midis Zerit te Amerikes dhe VATRES – qe nga vitet e veshtira te Luftes se Ftohte e deri ne ditet tona. Zeri i Amerikes gjithmone eshte perpjekur te pasqyroje veprimtarine dhe angazhimin e organizatave dhe shoqatave shqiptaro-amerikane, veçanerisht ato te VATRES.
Arkivi i Zerit te Amerikes permban regjistrime te shumta te ngjareve, takimeve, dhe personaliteteve me te rendesishme te bashkesise sone. Ketu perfshihen fjalimet e Fan Nolit, te cilat nepermjet VATRES iu dhuruan Bibliotekes Kombetare ne Tirane.
Gazetare te shquar te Zerit te Amerikes kane luajtur rol te rendesishem ne mbarevajtjen e VATRES dhe te Diellit – Xhevat Kallajxhiu, Idriz Lamaj, Gjek Gjonlekaj, e te tjere. Disa prej nesh, perfshire edhe mua, shkrimet e para i kemi botuar ne gazeten Dielli.
Frank Shkreli ka nje kariere te gjate, te shquar e te pasur. Gjate gjithe veprimtarise se tij, ai e ka deshmuar vehten si mbrojtes i flaket i lirise se fjales e te shtypit, i te drejtave te njriut, dhe si avokat i çeshtjes shqitare.
Veprimtaria publicistike e Frank Shkreli shtrihet ne gati pese dekada. Karieren e tij ai e ka filluar menjehere pas imigrimit ne Shtetet e Bashkuara dhe gjate studimeve universitare. Fillimish, ai u perqendrua ne ceshtjet shqiptare – sfidat e ndryshme me te cilat ballafaqohej bashkesia jone shqiptaro-amerikane si dhe shqiptaret ne vendlindje.
Pasi e dallon veten ne kete fushe, Frani zgjeron horizontin e tij dhe fillon te merret me ceshtje rajonale e globale – me ceshtje me madhore. Ai zhvillon njohuri te gjere per marredheniet nderkombetare, ne pergjithesi, dhe ish-blokun komunist, ne vecanti.
Frani ka nje ndergjegjesim te larte politik dhe njohuri te jashtezakonshme mbi politiken e jashtme amerikane dhe funksionimin e Uashingtonit.
Frani ka aftesi te analizoje dhe te shkruaj mbi ceshtje aktuale rajonale dhe nderkombetare. Por pas daljes ne pension, ai ben nje kthese 360 gradesh, duke u kthyer aty ku e kishte filluar veprimtarine e tij publistike: Ai vendos t’ia kushtoje vemendjen kryesore ceshtjeve dhe zhvillimeve shqiptare.
Kjo pasqyrohet ne angazhimin e tij te gjithaneshem per ndergjegjesimin e Shteteve te Bashkuara mbi gjendjen, kerkesat dhe aspiratat e shqiptareve, vendosjen e demoracise ne trevat shqitare, dhe krijimin e shoqerive demokratike e gjitheperfshirese.
Fruti i kesaj veprimtarie eshte libri qe kemi perpara, Demokracia nuk pret! Ne shkrimet e tij, dhe vecanerisht ne ato qe jane perfshire ne kete liber, Frani trajton ceshtje, ngjarje dhe tema nga me te ndryshme dhe e ben kete ne menyre te besueshme dhe objektive. Ai trajton te kaluaren tone – anet positive, ato negative, dhimbjet, gezimet – si dhe problemet bashkekohore. Frani i analizon te gjitha keto me nje sy kritik, por gjithmone duke arritur perfundime te rendesishme qe mund t’u hyjne ne pune vendim-marresve shqiptare ne perballimin e sfidave te dukshme strategjike dhe diplomatike me te cilat ballafaqohen.
Ne artikujt e tij, Frani thekson me force domosdoshmerine qe shqiptaret te konsolidojne orientimin e tyre perendimor.
Shtrohet pyetja: pse jane shkrimet dhe pikepamjet e Fran Shkreli te rendesishme? Cka u ofron ai lexueseve ne nje kohe kur peisazhi mediatik shqiptar eshte zgjeruar dhe ndryshuar ne menyre dramatike?
Fran Shkreli eshte gazetar dhe analist profesionist. Pasuria e tij me e madhe eshte niveli i larte i besueshmerise qe ai ka arritur te krijoje tek lexuesit e tij. Kete besueshmeri ai e ka siguruar fale aftesise per te qene objektiv dhe duke anashkalluar qendrime te njeaneshme.
Frani eshte i vetdijshem se ndersa sot gazetaret kane mundesi te jashtezakonshme dhe mjete te sofistikuara, misioni i gazetarit vazhdon te jete po ai qe ka qene gjithmone – qe te tregohet e verteta, edhe kur ajo eshte e hidhur. Ai ka qene gjithmone ne kerkim te se vertetes.
Frani bashkebisedon me lexuesit e tij nga nje kendveshtrim i vecante – nga kendveshtrimi i nje publicisti te njohur shqiptaro-amerikan, i cili eshte thellesisht i interesuar ne konsolidimin e demokracise ne trevat shqiptare dhe ne thellimin e partneritetit strategjik midis shqiptareve dhe Shteteve te Bashkuara.
Ai u kujton shqiptareve se keto marredhenie duhet kultivuar ne vazhdimesi dhe se thellimi i tyre varet nga perfaqesimi, nga ana e shqiptareve, te vlerave demokratike – respektimi i te drejtave te njeriut, vendosja e sundimit te ligjit dhe qeverisja e mire dhe llogaridhenese.
Ne kete drejtim, besoj se Frani pasqyron pikepamjet dhe deshirat e bashkesise sone per krijimin e nje shoqerie me te drejte dhe me demokratike ne trevat shqiptare.
Libri i Franit, Demokracia nuk pret, eshte nje burim i rendesishem per gazetaret, studentet, dijetaret dhe politikanet. Me kete veper, Fran Shkreli ka dhene nje nidhmese te rendesishme ne debatin politik dhe mediatik shqiptar. Toni dhe substanca e shkrimeve te tij jane te vecanta ne peisazhin mediatik shqiptar.
Libri i Franit eshte botuar ne kohen e duhur dhe eshte shume aktual.
Shqiptaret – kudo qe ndodhen, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, dhe vende te tjera – kane te drejte te ndihen krenare per arritjet e gjithaneshme ne krahasim me gjendjen e tyre para nje cerek shekulli. Dhe kete jave, Shqiperia mori nje lajm shume te mire nga Brukseli – rekomandimin per fillimin e bisedimeve per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Por, sic ve ne dukje Frani ne librin e tij, shqiptaret kurresesi nuk mund te te jene te kenaqur me stadin e tanishem politik, economik, dhe shoqeror.
Ndersa rekomandimi i Brukselit eshte shpresedhenes, ai paraqet nje moment te volitshem qe elitat qeverisese, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e ne Maqedoni, te reflektojne mbi ato qe do ti quaja raste te arta qe shqiptaret kane humbur gjate viteve dhe dekadave te fundit dhe qe kane ngadalesuar rrugen e tyre per konsolidimin e demokracise. Bisedimet per anetaresim ne Bashkimin Evropian duhet te kishin filluar vite me pare. Duhet pranuar se ky dhe raste te tjera te arta per Shqiperine dhe per Kosoven, jane humbur kryesisht si rrjedhim i i mangesive te theksuara udheheqese te vendim-marresve shqiptare.
Sot, shqiptaret perballen me sfida te dukshme: problemet ekonomike; papunesia e larte dhe varferia; korrupcioni qe ka depertuar ne te gjitha nivelet e qeverisjes dhe te shoqerise; paligjshmeria dhe mungesa e shtetit ligjor; institucionet e dobeta; dhe politikane te papergjegjshem qe tolerojne e nxisin korrupcionin dhe perdorin praktika jodemokratike per te siguaruar dhe mbajtur pushtetin.
Ketyre sfidave te brendshme tani u shtohen edhe disa probleme te jashtme: prirja rajonale dhe globale e rreshqitjes se demokracise; forcimi i alternatives autoritare, si ne Turqi dhe Rusi; dhe ndryshimi i peisazhit politik balkanik dhe evropian.
Nderkohe, aktoret kryesore perendimore po tregojne shenja lodhjeje me shqiptaret – te cilet vazhdojne te prodhojne kriza, qe pastaj kerkojne vemendje dhe burime te medha. Keto prirje negative nderkombetare mund te minojne pozitat e shqiptareve dhe te shkaktojne nje perkeqesim ne ecurine e tyre politike dhe ekonomike.
Sot nuk flitet me per nje dinamizem ose ritem te sigurt reformash ne trevat shqiptare. Perkundrazi, ndihet nje ngecje, zvarritje, renie e pergjithshme, humbje shprese, dhe polarizim i skajshem politik, qe mund te kene pasoja te rrezikshme per te ardhmen.
Ne qofte se nuk ndryshohen se shpejti, keto prirje negative do te veshtiresojne perpjekjet e shqiptareve per t’u ankoruar qartesisht ne familjen e vendeve dhe shoqerive demokratike perendimore.
Qe te nderpritet kjo renie e pergjithshme, shqiptaret duhet te ndermarrin ndryshime radikale, qe do te rezultonin jo vetem ne nje kurs te ri drejtimi por do te transformonin rrjenjesisht shoqerine shqiptare.
Per te arritur keto objektiva, eshte e domosdoshme qe,
• Stili i tanishem i qeverisjes te ndryshoje me themel dhe te perqendrohet tek interesat themelore kombetare e jo tek ato partiake ose tek objektivat politike afat-shkurtera.
• Forcat kryesore politike te bien ne ujdi mbi vizionin per te ardhmen e vendit dhe mbi perpilimin dhe zbatimin e politikave madhore qe do te conin ne realizimin e ketij vizioni.
• Te krijohen dhe te fuqizohen institucione me te vertete te pavarura dhe te afeta per vendosjen e shtetit ligjor dhe crrenjosjen e korrupsionit.
• Media te clirohet nga trysnia dhe interesat politike dhe financiare.
• Procesi i vendimmarrjes per ceshtje te rendesishme te jete gjitheperfshires, me pjesemarrjen e aktoreve kryesore, grupeve te interesit, te shoqerise civile, dhe eksperteve.
• Dhe se fundi, e gjithe shoqeria duhet te ndryshoje thellesisht – menyra si mendon dhe si vepron ajo. Shqiptaret duhet te jene me kerkues dhe ndeshkues ndaj politikaneve te tyre dhe te kerkojne llogaridhenie, transparence dhe pergjegjshmeri me te madhe.
Keto jane objektiva shume te veshtira dhe duhet vullnet politik dhe kohe qe ato te arrihen.
Por shqipetaret ne pergjithesi, e jo vetem udheheqesit dhe politikanet e tyre, ndodhen para nje prove historike: te pajtohen me gjendjen e tanishme ose te zgjohen nga amullia, te kapin momentin dhe te ndermarrin hapat e nevojshem per te realizuar potencialin e tyre te plote demokratik.
Siç thekson Frank Shkreli, Demokracia nuk pret.