Dr. Anthony Fauci hyn në karantinë për shkak të koronavirusit

0
361
Virus outbreak - Fauci, WH

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dëgjon gjatë një brifingu për koronavirusin në Sallën e Shtypit James Brady Press të Shtëpisë së Bardhë, e Mërkurë, 1 Prill 2020, në Uashington. (Foto AP / Alex Brandon)

Drejtori i CDC-së Dr. Robert Redfield, Komisioneri i FDA-së Stephen Hahn gjithashtu po izolohen

Nga Kevin FrekingAssociated Press10 maj 2020Përktheu Arben Çokaj

WASHINGTON – Tre anëtarë të grupit të punës së koronavirus të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Dr. Anthony Fauci, e vendosën veten në karantinë, pas kontaktit me dikë, që u testua pozitiv për COVID-19, një tjetër kujtesë e ashpër, që asnjëra nga ndërtesat më të sigurta të vendit nuk është imune nga virusi.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar kryesor i grupit të punës, është bërë i njohur kombëtarisht, për shpjegimet e tij të thjeshta dhe të drejtpërdrejta për publikun në lidhje me koronavirusin dhe COVID-19, sëmundjen që ajo shkakton. Gjithashtu në karantinë janë Dr. Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn.

Instituti i Faucit tha që ai është testuar negativ për COVID-19 dhe do të vazhdojë të testohet rregullisht. Ai shtoi se ai konsiderohet si “rrezik relativisht i ulët“, bazuar në shkallën e ekspozimit të tij, dhe se ai do të “marrë masa paraprake të duhura“, për të zbutur rrezikun për kontakte personale, ndërsa ende kryen detyrat e tij. Ndërsa ai do të qëndrojë në shtëpi dhe komunikim në distancë, Fauci do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë nëse thirret dhe do të marrë çdo masë paraprake, tha instituti.

Redfield do të jetë me “punë në distancë për dy javët e ardhshme“, pasi u përcaktua se ai kishte një ekspozim me rrezik të ulët ndaj një personi në Shtëpinë e Bardhë, tha CDC në një deklaratë të Shtunën në mbrëmje. Deklarata tha se ai ndjehet mirë dhe nuk ka simptoma.

Vetëm disa orë më parë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave konfirmoi se Hahn kishte ardhur në kontakt me dikë, që u testua pozitiv dhe ishte në vetë-karantinë për dy javët e ardhshme. Ai u testua negativ për virusin.

Të tre burrat janë planifikuar të dëshmojnë para një komiteti të Senatit të Martën. Senari Lamar Alexander, R-Tenn., Kryetari i trupit gjykues, tha se Shtëpia e Bardhë do të lejojë Redfield dhe Hahn të dëshmojnë me anë të videokonferencës, një përjashtim një herë në politikat e administratës, për të dëgjuar dëshmitë. Deklarata u lëshua para se të shpallej karantina e Faucit.

Sekretari i shtypit i Zëvendës Presidentit Mike Pence u testua pozitiv për koronavirusin të Premten, duke e bërë atë personin e dytë, që punon në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë të njohur për t’u testuar pozitiv për virusin këtë javë. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin konfirmuar të enjten, se një anëtar i ushtrisë që shërbente si një nga shërbëtorët e Trump ishte testuar pozitiv për COVID-19 të mërkurën.