“E djela e Skënderbeut”
Përgatitur nga Brizida Gjikondi, TemA, 21 janar 2018
Për disa të djela gazeta “TemA” do të botojë një seri shkrimesh nga personalitete të komunitetit arbëresh në Itali rreth figurës së Skënderbeut, zbulime rreth tij dhe biografisë së tij, zgjedhur dhe përshtatur nga Brizida Gjikondi nën rubrikën “E djela e Skënderbeut”
Sa më poshtë po ribotojmë me pak përshtatje një punim të zotit Dhimitri Pilika, që daton në Janar të 1967 dhe si bosht të tij ka një ndër letrat e Skënderbeut (ndër të paktat që ekzistojnë) , e gjetur mbas 5 shekujsh nga vdekja e tij.
Letra daton në 8 Prill të vitit të largët 1456. Ajo i drejtohet Papës në Romë.
Gjatë luftës kundër pushtimeve otomane sikurse dihet edhe nga Historianë te tjerë Gjergj Kastriot Skënderbeu i jepte rëndësi të vecantë zbulimit, kështu në Pranverën e viti 1456 Skënderbeu informohet që një ekspeditë ushtarake ishte nisur drejt trojeve arbërore. Pas mobilizimit të të gjithë shqiptarve dhe mbështetësve të tij, Skënderbeu si një strateg vizonar përpiqet të sigurojë edhe mbështetjen e vëndeve të tjera si një domosdoshmëri në kësi rastesh. Por ndihma e jashtëme nuk mendohej pa aprovimin e Papës në Romë i cili ushtronte një pushtet të padiskutueshëm mbi mbretëritë dhe princërit e Evropës katolike.
Për këtë arsye Skënderbeu nis me urgjencë përfaqsuesin e tij Pal Dushmanin, por me sa duket Vatikani jo vetëm tregohet indiferent duke mos ju përgjigjur kërkesave të Skënderbeut dhe duke ju dhënë kohë pushtuesve ti afroheshin trojeve që synonin ti pushtonin, por nxjerr dhe pengesa per Pal Dushmanin në kthimin e tij në Krujë. Skënderbeu i zemëruar për këtë sjellje të Vatikanit shtërngohet të kryejë një protest jashtëzakonisht energjike duke i dërguar një letër njërit nga këshilltarve më të ngushtë të Papës Alfonsi të V-të, Kardinalit Dominik Kapranikës. Ky qëndrim mjaft kritik ndaj Vatikanit në këtë letër mund të ketë qënë dhe shkaku i mos publikimit të saj deri më tani.
Teskti Ietrës sjell pranë shqiptarve disa tipare të forta të Skënderbeut, si dinjiteti, krenaria, burrëria, besa dhe vizioni i tij ndërkombëtar, ku shprehet jo vetëm për mbrojtjen e trojeve shqptare por edhe për të luftuar në ndihmë të vëndeve të tjera. Skënderbeu në këtë letër shfaq autoritet dhe mënyra se si I drejtohet ai Vatikanit është mbresëlënëse, ai nuk lyp ndihmë por kërkon ti sigurohet ndihma e popujve, sa më poshtë teksi i plotë i letrës :
Shumë i nderuar at dhe zotëri më Krishtin. I shkruaj zotërisë suaj shumë të nderuar që të ketë dijeni mbi ngjarjet që po ndodhin këtej. Turku ka bërë përgatitje jashtëzakonisht të mëdha. Thonë se ai sapo është duke u derdhur me 14.000 turq, ose kundër nesh ose kundër Danubit. Njoftohemi se i është afruar tani kufirit. Me forcat tona po marshojmë kundër tyre. Prandaj që edhe ne të mundim të mbrohemi edhe turkut vetë t’i shkaktojmë humbje.
I lutem me këmbngulje zotërisë suaj shumë të nderuar të kujdeset së bashku me zotëinë tonë që të më sigurohet ndihma e popujve. Papo në marrtë armiku /armiku/ rrugën drejt Danubit, ne do t’i qepemi prapa shpine. Por në ardhtë kundër nesh, ne do t’i rezistojmë. Të gjithë e dinë se, sikur të hiqet dorë nga plani që pattë përgatitur kundër armikut, kjo është e dëmshme për fenë e krishterë.
Për këtë arsye, shumë i nderuari zotëri, ndërmarjen e filluar e paci nën kujdesin tuaj: sepse, përndryshe, turku pak e nga pak po grumbullon forca. I dërgova shenjtërisë së tij zotërsë sonë përfaqsuesin tim, atin e nderuar zotin kryepeshkop të Krujës. Habitem se për ç’arsye nuk është kthyer dhe se nuk po marr përgjigje që prej kaq kohe. Prurësi i kësaj letre është miku im shumë i ngushtë zoti Pal Engjëlli, këtë ja u rekomandoj në mënyrë të posaçme, zotëri shumë i nderuar. Mbetë pra zotëria juaj me shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë.
Lesh më 8 të prillit 1456
Gjergj Kastrioti i quajtur ndryshe Skënderbe
Zot në Arbër, mbështetet tek ju
Që nga leximi i kësaj letre bien në sy disa veti të rralla të Gjergj Kastriotit, të këtij simboli të gjithë rezistencave në historinë e njerëzimit, sic thamë dhe më lart ai nuk e lyp ndihmën por e kërkon shprehimisht me dinjitet. Gaishmëria e tij dhe fryma e tij ndërkombëtare kur shprehet i gatshëm të ndihmoj popujt fqinj në rast se e pësonin ata sulmin, vendosmëria e tij e patundur për të pritur pushtuesin, qortimi i hapur dhe trimëror që i pëprlas ndonse jo pa takt Selisë së shenjtë në rast se kjo dredhon dhe e ka syrin për të tradhëtuar, arsyetimi i pjekur i Skënderbeut, konciz, pa ambiguitet, largpamës, mëncuria ethellë e tij, njohja e thellë e situatës politike evropiane, gjakftohtësia, qëndrimi burrëror, i prerë dhe besimi në vetvete shpalosin përpara shqiptarve një anë jo shumë të njohur të Skënderbeut.
Letra në origjinalin e saj është e shkruajtur latinisht sipas anës formale të protokollit me një formulë të paracaktuar.ajo I drejtohet një ndër personave më me influencë në Vatikan Kardinalit Dominik Kaprakinkës, I cili ky I fundit njihej si kritikues i ashpër i Papës dhe të metave të Vatikanit, si dhe njihej si njeri me ide të qarta dhe të prera kundër pushtimit otoman.
Përmbajtja e letrë dhe asaj cka shkruhet aty është e vërtetuar historikisht, përgjatë dimrit të viteve 1455-1456 turqit mblodhën dhjetra mijë ushtarë nga të gjitha anët e perandorisë osmane dhe ndërtuan në Krushevac Serbi mbi lumen Moravë, një fabrikë topash. Kjo ishte vec vala e parë e ushtrisë turke që po lëshohej atë mot me Moisi Golemin në krye kundër trojeve arbërore. Informatat e Skënderbeut mbi numërin e pushtuesve përputhen plotësisht me dokumentat historike të asaj periudhe.
Për të konfirmuar madhështinë epokale të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe rolin e tij me përmasa botërore në ndryshimin e fateve të Evropës, po citoj fjalët e Sulltan Mehmetit të II-të për të :
Sikur të mos ishte lindur Skënderbeu, unë do t’I kisha dhënë për burrë gjirin e Adriatikut republikës së Venetikut, do të kisha vënë callmën mbi kryet e Papës dhe gjysëmhënën mbi kubenë e Shën Pjetrit…