Nga Skënder MULLIQI
Pasi qe e shkaterroi LDK-ne e linjes politike te dr.Ibrahim Rugoves, Isa Mustafa dha doreheqje nga kryetari i partisë dikur me te madhe ne Kosove. Mustafa dha doreheqje shume te vonuar, nuk dha kur ishte koha per te dhene doreheqje per gabimet e shumta ne drejtimin e LDK-se. Mustafa dha doreheqje kur e kreu misionin për rrenimin e LDK-se, se bashku me argatet e tij mbrenda dhe jashte ketij subjekti politike. E luajti lojen ne menyren me perfide dhe dinake te mudshme prej komunisti te rryer, per ta qite pertoke nje parti e cila e kishte barren kryesore te shtetndertimit sa ishte gjalle Rugova.
Vete menyra së si u ngjitë në krye të LDK-së më puq ndaj Sejdiut, ishte treguesi së ai ngadalë kur të forcon pozitën në parti, edhe do të fillon lojen e ndyre politike per ta qitur prej sistemi LDK–ne. Qysh nga humbja e Prishtines në zgjedhjet locale, LDK-ja e mori tatepjeten politike. Mustafa nuk e pa te arsyeshme doreheqjën së ende sipas tij LDK, ishte e fortë dhe ate duhet dobësuar deri në zhbërje. E rrezoi së bashku më Thaqin qeverinë e mirë Kurti, siq thotë populli bigajri hak, por natyrisht së qellimi ishte krejt tjeter. Qëllimi ishte ta zhben koalicionin qeverisës për ta irituar elektoratin edhe më shumë, që kur të vjen koha, LDK të marr goditje finale nën brez Prishja e koalicionit gjithashtu ishte rasti më i mirë që LDK të dobësohet, të liget në strukturë dhe të pëson humbje katastrofale më vetëm 13 përqind ne zgjedhjet 14 shkurtit.
Kjo shifer baksuze flet për hilet e mëdha që ju ban subjektit të themeluesit të saj, Ibrahim Rugovës.Pse ekziston dyshimi i bazuar besoj të shumica që Mustafa e kishte mision rrenimin e LDK-së? Mustafa kurrë sa ka qenë gjallë Rugova nuk ka qenë në strukturat e larta të LDK-së. Ishte shef I financave në Qeverinë Bukoshi, një tjetri satrapi të LDK-së, të cilët shumë e urryen Rugovës dhe LDK-në. Dihet së sa e kan ndihmuar Rugovën gjatë okupimit, pak ose hiq. Qe të dytë, Mustafa dhe Bukoshi koketuan gjatë gjithë kohës më njerezit të cilët e kan urryer Rugovën dhe LDK e tij. Qeveria Bukoshi destinoj mjete atje ku nuk ishte i thirrur. Këta ishin dhe janë nder fajtoret kryesor te gjendjës së krijuar politike gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj. Sa eshte e vlefshme doreheqja e Mustafës për LDK-në?
Ne këtë situatë kur ky subjekt politike doli e treta duke pësuar dëbakël, kjo doreheqje pak gje do ti ndihmon në rehabilitimin politik të saj.Topi është kthyer në anën e kundërt dhe shumë veshitirë do të jetë, kushdo që e zevendëson Mustafën të bën edhe për një kohë të gjatë apo edhe kurre kthimin e saj në pozitën që kishte. Po thuaj e gjithë struktura e lartë por edhe degët e saja janë njerez të Mustafës, dhe kjo i ngjan thenjës “Zbritja e Kurtës dhe ngjitja e Murtës”. Duhet të hiqen komplet këto struktura servile të Isa Musfatës, e tek atëherë të flasim për reformat e nevojshme. Flitet në opinion së jo Kujtimi, e jo tjetri duhet të vijne në postin e të parit të LDK-së.
Unë e theksova edhe më lartë së e gjithë struktura e LDK, janë përkrahës në një mënyrë apo tjetër të liderit të dorëqur, Isa Mustafa. Vdekja e Rugovës la zbrazëtirë të madhe në LDK, dhe kjo reflektojë në vazhdim së nuk pati zëvëndësues të denjë. Zatën partitë lideriste më vdekjen e liderit edhe bien nga skena politike. Kështu ka ndodhur pë partinë e Izetebegoviqit në Bosnje dhe më partinë e Tugjmanit në Kroaci.