IDRIZ ZEQIRAJ
III. Por, një gjë duhet kuptuar: Donika kishte vendosur të ishte, – vetja e saj -, edhe jashtë Kosovës, para botës. E sinqertë, madje, deri në qoshët e shpirtit të saj të dlirë, krejt në kundërshti me hipokrizitë, që, zakonisht, janë pronë, “asete” të diplomacisë. Dhe, këtu qëndron vlera intelektuale e njerëzore, të një bije të Kosovës, Donikë Gërvallës, e cila ka traditë politike familjare, që daton, të paktën, prej më shumë se tre shekuj dhe arrin të dëshmohet faktueshëm.
Fjala e Donikë Gërvallës, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u vlerësua shumë, sepse përmasa e ideve, mendimeve dhe fakteve domëthënëse e mbresëlënëse, që i servoi kësaj mbledhje, tejkalonin Atdheun e saj – Kosovë. Jehona e fjalës të saj, ishte ftesë për zgjidhjen e problemeve politike ballkanike dhe më gjerë në botë.
Ajo denoncoi dhe emërtoi fajtorët. Dhe, sugjëroi zgjidhjet e mundshme të problemeve aktuale. Mjafton vetëm vullneti i mirë dhe, në veçanti, angazhimi serioz i Qendrave të Vendosjes, për t`i detyruar vendet shkaktare të krizave dhe të krimeve, të zbatojnë ligjet ndërkombëtare, në raportet me shtetet bilaterale dhe mëtej në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, është mrekulluar nga fjala e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla. Ai i ka dërguar një letër shumë të ngrohtë e miqësore Donikës. E fillon me “E dashura Ministre”, duke e ftuar ate t`i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Kryetari McAllister premton se do ta këtë në vëmendje me prioritet, përfaqësimin e Kosovës në Institucionet e BE-së, për avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë. Ministrja Gërvalla mori ftesa, për vizita edhe nga homologë të shteteve tjera.
Deputetet Gania, Eliza, Blerta-bijat ideologjike,
seksiste e buliste të hoxhë Shefqetit
Me të drejtë shtrohet pyetja: Si mund të thuhet se Donikë Gërvalla përqafoi narracionin serb e rus, kur paraqitja e saj u vlerësua si më dinjitozja, deri tani dhe kur ajo e kundërshtoi Rusinë, për heqjen e flamurit të Kosovës dhe kjo e fundit u detyrua të mbajë takimin me flamurin e Kosovës? Ndoshta, kjo pyetje duhej bërë deputeteve tona, të lart-cekura, të cilat janë mësuar me një ish-president, i cili kurrë nuk ia tha një të vërtetë popullit të vet, veçse – fjalë e rrenë -.
Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani, janë “një lindje e vështirë”, por, shumë të sigurta, në rrugëtimin e tyre partiak e politik. Për dy dekada radhazi, pushtetarët batakçinj e horrakë, e sakatosën, e vodhën, e përtokën, e baltosën këtë popull, duke abuzuar dhe tjetërsuar pasuritë e brezave shqiptarë. Janë shtrëngata Vjosë dhe Donikë, që trandën butakët mjeranë, “i zbritën nga kali”, për ta zgjuar popullin, nga përgjumja e gjatë dhe për t`ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur.
Deputetet provinciale dhe primitive, Gania, Eliza, Blerta, dhe ndoca simotra të tyre, në vend që të mburreshin me gjininë e tyre, Vjosën dhe Donikën, përkatësisht, presidente dhe ministre e Jashtme, përkundrazi, në sinkronizim dhe orkestrim, me hoxhë Shefqetin, “gratë janë vetëm për kuzhinë e burrat për oda”, u dorëzuan! “Qaty n`maxhe”, duke e shoqëruar me një fotografi të saj (Aidës), me uniformën e UÇK-së, në frontin e luftës, – ironizon hoxhë Shefqetin, ish-Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti.
Sikur të ishin bija biologjike të tij, deputetet në fjalë, u sulën, me një urrejtje patologjike, me improvizime seksiste e buliste, kundër botës femërore, përkatësisht, Presidentës dhe ministrës të Jashtme! “Vjosa është e sëmurë, e pa vlerë”, tha, njëra nga deputetet, pa çka se është profesoreshë Universiteti; më e votuara në Kosovë, me tej 300 mijë vota; presidente meritore e Kosovës! “Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus”, tha, një deputete tjetër, edhe pse Donika njihet si veprimtarja më e shquar në botë, për çështjen e Kosovës.
Përtej dy dekadave, UÇK-ja vazhdon të jetë strehë e horrakëve. Tashmë, UÇK-ja është përvehtësuar dhe privatizuar, nuk është e popullit, por, e individëve, e grupeve të interesit, e profiterëve. Falsifikueshëm akuzohen Vjosa dhe Donika, nga deputetet e ideologjisë së mykur hoxhiste, veç tjerash, pse nuk “vajtojnë” për Hashimin, me shokë, në Hagë, edhe pse nga 100 akuza, 99 viktima janë shqiptarë të pafajshëm! Dhe, kjo e dhënë, është konfirmim i organeve kompetente të Hagës.
O analfabeti i im i nderuar Idriz abu Zkhareeya,
Donika Gerrvalla… nuk e ka dhane asnje …absolutisht asnje kontribut per LIRINE e KOSOVES.
PER LIRINE E KOSOVES KONTRIBUT KANE DHANE EKSKLUZIVISHT ATA SHQIPTAR TE KOSOVES QE KURRRRRRRRRRË NUK U LARGUAN NE ASNJE RRETHANE NGA KOSOVA… DHE PER KETA SHQIPTAR INTERVENOI AMERIKA ME BRITANINE.
SA PER DONIKA EDHE IDRIZA QE KANE IKE SI FRIKACAK NGA KOSOVA KURRRRRRRRREEEE ASNJE DITE LIRIE NUK DO TE GEZONIM… SEPSE JU KENI IKE …DHE KENI IKE SEPSE KENI QENE TRADHETARË DHE FRIKACAKË, QE NUK KENI DASHTE TE PERBALLOHENI ME TE GJITHA VESHTIRESITE E OKUPIMEVE SHAVELLE.
Hajt
Komentet janë mbyllur.