Donika Gërvalla – magnet për skandale!

1
347
Donika Gervalla

Kimete Berisha

Pse flet veç për krime!
Pse bën si detektive, demek ti di diçka më shumë se krejt Kosova, por ja që s’ka ardhur koha ta thuash.
Kjo të bën të çuditshme!
Çka t’u ka tek UÇK-ja?

Pse sillesh si Agatha Christie në fund të librit, pak para zbulimit të vrasësit.
Pse kur gazetarët të pyesin për krime, nuk thua ‘s’di’, sepse Ti vërtetë s’di!
Pse të tërheqin temat e përgjakura, temat me vrasje!
Ne e dimë, por ti a e di se gjatë luftës nuk ke qenë në Kosovë!
Pse nuk e ndërron temën?

Na fol pak për 50 për qind të rinisë, që janë të pa punë (nejse, i keni punësuar që vullnetarisht, pa pare, m’i shá kundërshtarët tuaj).

Po tingëllon sikur e urren UÇK-në dhe me fjalët t’ua të krisura, ti me apo pa qëllim, i barazon krimet shtetërore serbe ndaj popullit shqiptar, me krimet individuale të supozuara të shqiptarëve!
A e ke ndonjë arsye që udhëhiqesh nga urrejtja?

Ti nuk je ministre e jashtme e Donika Gërvallës, por je ministre e jashtme e Kosovës!
Adoleshente me qënë nuk të lejohet gjithë ky skandal!
Ti duhet ta kuptosh se askush nuk e di çfarë ke në zemër, ama kur vjen puna ta shfaqësh një mendim, gjithmonë gabon!
Pse të ndodh të gabosh përditë?

Pse s’punon por pleqnon!
Çka ka lidhje që je vajza e Jusufit?
Nuk të ndihmon asgjë.
Të ka ndihmuar të bëhesh ministre, kaq.
Nuk mjafton!

E sheh që tash të duhet dija!
Prej skenderi del beteri, e dimë.
Sepse, fati, mençuria dhe dija nuk trashëgohen!

P.S. Dashuria nuk të lë të gabosh!
Kur e do dikë, nuk e lëndon!
Thjesht puno në heshtje, mos fol, se s’kam parë njeri si ti që sa herë flet, flet kundër vetvetes.
Nuk është normale që çdo ditë të marrësh në thua në fjalët t’ua!

Të rrëzohesh përditë nga goditjet që ia bën vetes dhe gjithmonë të kujtosh se mediat të xhelozojnë, ta kanë inat!
Harroje. Askush s’të sheh ashtu qysh ke qejf ti.
Tani ti e tërheq veç antpatinë.
Ta them unë që të kam votuar!

1 KOMENT

  1. Kete qure dhe person te super frustruar qe nuk ka qeshe asnjehere ne 25 vitet e fundit… vetem nje ahmak e voton.

    Kjo nuk eshte duke bere skandale por kjo po e zhvillon politiken e saj ANTISHQIPTARE dhe normalisht edhe ANTIAMERIKANE… sepse eshte rrite ne ambient ANTIAMAERIKAN ne DE dhe Shqipnine ENVERIANE.

    Kjo saktesisht e din çka eshte duke bere …kjo nuk e ka asnje skandal… kjo thjesht eshte ANTISHQIPTARE sepse kjo nuk ka ndjenja te SHQIPTARES por te Gjermanes Majtiste Idiotike… sikurse te gjithe ata qe e kane VOTUAR… sepse edhe ata qe e kane votuar e kane dijte saktesisht se kjo eshte e poshter dhe ANTISHQIPTARE… e jo anti UÇK siç po e cilesojne.

    Votuesit e poshter votojne njerezit e poshter…

Komentet janë mbyllur.