Në prag të Vitit Ri 2021
(Babashehu koronavirusin
e përzuri matënë maleve)
Mikja poete “maqedonase” paraqitet
Në një manifestim kulturor isha:
Afër, me një artist “maqedonas”.
Ai, sot është shtrirë në spital. Pozitiv.
Trembem, mos jam me Covid -19.
I them: Mos ki frikë nga koronavirusi
Ai është “musliman”. “Hallall”.
Koronavirusi, “armiku i padukshëm”
Nuk i do pijetarët. Verën e kuqe:
Gjakun e Azreti Isait. Isu Krishtit.
Ecë, me Babashehun! Dhe, Covid -19:
Brenda një nate, e përzëmë maleve.
Babashehu, patjetër: Të shëron në shtrat…
(Cenzurkuqët Dje dhe Sot
argatë të pushtetit)
Nuk më duan cenzurkuqët e Djeshëm
Komunistë. Nuk ka problem. Më do:
Qeveria. Vera. Dhe, Gratë e mia besnike.
Rakia e Rrushit. Vera. Dhe, Xhadia.
Jo, problem. Nuk më duan cenzurkuqët
Argatë, Dje. Argatë, Sot të pushtetit.
Më do Poezia. Vera. Gratë besnike.
Punemadhe, që nuk më duan cenzurkuqët
Rrospitë Meshkuj të Pushtetit. Dje, dhe Sot.
Poezia më do. Vera. Dhe, Gratë besnike…
(Poetët partiak me brekët
ende nëpër këmbë)
Nehas Sopaj, poet i Ri pa mjekër
Nuk ka guxim, ende të shpallë:
“Letërsi kumanovare”, në Stamboll.
E poetucët e arratisur partiak
Me brekët nëpër këmbë. Sot:
Shpallin, “Letërsi kumanovare”
Kokë më kokë, në Stamboll…
(Porosia e Pano Taçit
më doli në rrezik)
Pano Taçi, Poet i burgut përjetshëm
Më tha: O burrë, mbaje Nehas Sopajn
Se, është personalitet. Poet Shqiptar!
Asaj kohe arratisje, nuk ia vura veshin
Edhe pse, me Nehasin isha mik. Ditënatë.
Porosia e Pano Taçit, Sot më del dyluftim:
Rrezik. Mos u ruaj nga armiku, po miku…
(Don Kishoti Shqiptar i armatosur
me Sanço Pançon në Prishtinë)
Don Kishoti Shqiptar. Dhe, Sanço Pança
E marrin Sot, rrugën për në Prishtinë:
Don Kishoti i hip Rosinantit mbi shalë
Për Dylqinenë e Tobozës. Arratisur Mike
Sanço Panço, i hipë gomarit me samarë.
E humbin, papritmas rrugën në Prishtinë
Sanço Panço, i thotë Don Kishotit shqiptar:
Don, hyjmë nga veriu. E gjetëm në gjumë
Pa president. Kryeministër. Kryetar Parlamenti.
Tashti, u binda: Sanço, i mençur je mbi gomar…
(Dudumin do ta dërgoj
në “xhehenet”)
Dudumi, që ma dogji banesën në “Ҫair”
Xhipin, para dritareve, në Shkup.
Dhe, shtëpinë e Gruas, në “Serovë”.
Edhe, doli mesdite: në “Ҫairçankë”
Pyeti: A jeni ju, Kalosh Ҫeliku?!
Po, i them: Unë jam Kalosh Ҫeliku.
Dudumi, tha: Ti ke ofenduar Muhamedin
Jo, o burrë. Unë, Muhamedin e kam idol:
Shirrën, që e ka pi Ai. Dhe, Gratë besnike.
Dudumi, u përpoq të më bie me grusht
E çova dorën e majtë. Ia ndala grushtin.
Njëkohësisht, e kapa me dorë për gryke
E lëshova çantën. Lirova dorën e djathtë
Dhe, ia dhash dy-tri grushta-mirë fytyrës.
Dudumi nga ky veprim u tremb. Dorëzua
Erdhën, dhe na ndanë kalimtarët e rastit.
Dudumi, nuk e dinte se: Gjatë Shkollës Normale
Katër vite kisha ushtruar boks me Azis Salihun.
Edhe, dudumin: Mund ta dërgoj në “Xhehnet”…
(Vallë a keni gjetur
ndonjë strehim)
Nuk ka problem. Vazhdon lufta heroike
Unë, armën time Penën: Sot, e nxora:
Nga Brezi. Është, “nagënti” i Babait
Me nëntë fishekë. Dhe, një në gojë.
Thashë: Nuk ka problem. Lufta vazhdon
Po, Nesër: Kur Nëna Parti ikë nga Pushteti:
Vallë, a keni gjetur ndonjë strehim. Ҫati?…
Shkup, 26 dhjetor 2020