DON ANTON KÇIRA PËRTEJ NJË MESHTARI KATOLIK

0
680
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj, shtator 2018

Në jetë pritet ta bësh mirë punën që merr përsipër. E në fund, të shikosh rezultatet e punës tënde, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, vështirësive të shumta, gabimeve ndonjëherë, etj. të kënaqesh në fund pra, me arritjet e tua. Kjo është një prirje drejt qëllimit, e jo drejt dukjes. E kjo ndodh vetëm kur je i vetëdijshëm, kur ke kuptueshmëri për gjërat, dije e karakter. Një punë të mirë drejt qëllimit e përtej tij, e bëjnë vetëm njerëzit me karakter. Mund të jesh i ditur, por po nuk pate karakter, nuk je në gjendje të drejtosh mirë e të kesh sukses. Karakteri i një njeriu formohet kryesisht nga edukata në familje, nga edukata në shkollë, e sidomos nga marrëdhëniet, që një person krijon në shoqëri. E kjo shtrihet brez pas brezi, njerëzit e ditur e shoqëria e ditur, formojnë edhe karakterin e tyre.

Duke u ndodhur në situata aspak të lakmueshme, populli shqiptar që nga koha e pushtimit të gjatë osman, ku u nda në 4 vilajete, iu mohua gjuha dhe etnia, u vra dhe u pre sipas dëshirës e mëshirës orientale, i humbi shumë nga vlerat e virtytet e tij si popull i lashtë evropian, humbi ndjeshëm kulturën por edhe karakterin, e sidomos kjo, nga ndarja në 4 besime të ndryshme fetare, dhe nga islamizimi i pjesës më të madhe të popullsisë. Humbëm anën shpirtërore, e paralelisht me të edhe atë fizike, organizimin si popull dhe pjesë të mëdha të territorit, si dhe interesat tona evropiane.

Në këto kushte të disfavorshme, shqiptarët u sollën ashtu si u erdhi mundësia, shumica u konvertuan në islam nga presioni i gjatë, diku me dhunë e diku nga joshja me prona e ofiqe, dhe vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve e ruajtën fenë e të parëve, katolicizmin. E për të mbijetuar, katolikët shqiptarë dhe barinjtë shpirtërorë të tyre, u përpoqën aq sa mundën, të ruanin edhe vlerat kombëtare, gjuhën e etninë, së bashku me fenë e tyre. Dhe përpjekja e tyre u shkri për mbijetesë në binomin “Për fe e atdhé”. Por shoqëria shqiptare u dëmtua shumë në përgjithësi, e kjo shihet edhe nga përqindja jo aq e lartë e komunitetit katolik shqiptar në shoqërinë shqiptare.

Studiuesit dinë detaje më shumë në këtë proces të gjatë të tjetërsimit të shqiptarëve, por secili nga ne, e ka një njohje të caktuar historike, ku edhe mund të shohë e kuptojë, se komuniteti katolik ishte edhe pjesa më me vlerë dhe që e mbajti gjallë më mirë traditën dhe shpirtin e shqiptarit. Humbja më e madhe deri sot, duket në fakt se na ka ardhur pikërisht nga humbja e fesë, e besimit të përbashkët si komb, pavarësisht se në kohët e sotme, feja nuk e ka vlerën e ndikimit publik, sa ç’e kishte disa shekuj më parë, në kohën kur u pushtuam nga osmanët dhe u tjetërsuam tepër keq, aq sa nuk po mund ta marrim veten. Dhe nuk dihet ende si do të dalim nga kjo spirale…

Në një libër sa filozofik aq edhe psikologjik, “Psikologjia e racave dhe turmave”, një studiues i njohur francez, Gustave Le Bon, sqaron para rreth 100 vjetëve, se të ndërtosh një komb duhet të kesh interesa të përbashkëta, ndjenja të përbashkëta dhe besim të përbashkët. Këtu pra, tek pika tre hyn edhe feja e përbashkët. Sa i kanë shqiptarët ndjenjat e besimin e përbashkët? Kjo tregon edhe nivelin e organizimit e të suksesit tonë si komb. Kjo që kemi, është ajo që edhe kemi mundur të bëjmë, duke u nisur nga këshillat e rilindësve tanë, që “feja e shqiptarit, është shqiptaria…”, të cilat u bënë duke u nisur nga kushtet e rrethanat shqiptare, ku diskutimet fetare, nëse vazhdojnë pa përmbajtjen e duhur, mund të gjenerojnë edhe konflikte fetare, e prandaj kjo tendencë, për të vlerësuar shqiptarinë, kombin pra, para feve hebraike – arabe, ka bërë të mundur, që ta ruajmë një tolerancë fetare si shqiptarë dhe të shmangim konfliktet e mundëshme me bazë fetare.

Në këtë kontekst, katolicizmi tregoi zgjuarsi në krahasim me besimet e tjera, por bëri edhe sakrificë të madhe, pasi paralelisht me fenë, komuniteti katolik e vlerësoi kombin shqiptar më shumë se e bënë fetë e tjera. Dhe qëndrimet e komunitetit katolik i sheh edhe gjatë e pas pushtimit osman, por edhe më pas, deri në ditët e sotme, dhe e lexon qartë edhe në korrespondencën, që Don Anton Kçira ka mbajtur me njerëzit e tjerë, drejtues të klerit katolik, por edhe më gjerë. Nuk e gjen edhe aq në fetë e tjera, që një drejtues fetar të flasë gjatë gjithë kohën për hallet e kombit, siç e gjen në korrespondencën e Don Anton Kçirës, me njerëz të ndryshëm, qoftë edhe të huaj.

Edhe pse ne shqiptarët nuk kemi patur si popull konflikt të hapur fetar, duhet pranuar, ajo që është fakt, se ne nuk kemi patur as kompaktësi kombëtare gjithashtu. E kjo vjen pikërisht nga besimet e ndryshme, që krijojnë pra pikërisht ndjenja të brendëshme të ndryshme tek populli shqiptar, i cili nga anarkia fetare që ekziston, nuk mundet të ketë një ndjenjë të përbashkët unike, që i duhet një kombi për t’u formuar, edhe pse ne kemi interesa e gjuhë, e deri diku, kulturë të përbashkët si shqiptarë. Them deri diku kulturë, se islami e veshjet islame nuk janë pjesë e kulturës shqiptare, por mbetje osmane në kulturën tonë. Them deri diku se fjalë turko-arabe e islame kanë hyrë deri në fjalorin e priftërinjve katolikë, si psh. fjala ishalla, etj. E kjo ka ardhur sepse ne nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur këtyre fenomeneve, nuk jemi deterministë sa duhet si popull.

Tek libri i tij, Le Bon sqaron edhe ndryshimet në mes racave dhe kombeve të ndryshme, pasi ai shëtiti shumë dhe pa vende e popuj të ndryshëm. Tema e klasifikimit të racave pas Luftës së II-të Botërore sikur humbi terren të madh, pasi në emër të racës apo të fesë, ka njerëz ende, që janë në gjendje të bëjnë krime. Por këtu do i lejojmë vetes një sqarim edhe në këtë drejtim, duke u nisur nga arsyetimet e vëzhgimet, që bëri Gustave Le Bon për racat, sa për ta ilustruar shkrimin tonë.

Le Bon thoshte se ka raca të larta, të mesme dhe të ulëta. Popujt indoevropianë, siç janë edhe shqiptarët, ai i fuste te racat e larta. Turqit te racat e mesme, ndërsa beduinët arabë, te racat e ulëta. E këto klasifikime disi të përgjithshme ai i bëri, duke u nisur nga përcaktimet apo cilësitë racës. Për racat e larta, Le Bon thoshte se kanë aftësi të lartë organizimi, janë të sakta, nxjerrin mësim nga përvoja, dinë të zgjedhin lider dhe ta respektojnë atë, etj. Ndërsa për turmat ose racat e ulëta, të cilat ai i pa dhe i studioi gjatë udhëtimeve të tij, ai thotë se ato nuk dinë të organizohen, nuk janë të sakta, nuk nxjerrin mësim nga përvoja, nuk dinë të zgjedhin lider dhe nuk e respektojnë atë, e lideri që del nga këto raca, nuk e respekton turmën nga ku ka dalë. Tani kur i lexojmë këto përshkrimet e fundit, a ju duket se këto cilësi u shkojnë fatkeqësisht për shtat edhe shqiptarëve? Se mua kështu më duken…

HUMBJA E CILËSIVE TË RACËS…

Kush i bëri pra shqiptarët, që nga racë e lartë indoevropiane, në vend që të sillen sot psh. si gjermanët, ata sillen në përgjithësi si turko-arabët? Po sillen në atë mënyrë, që duke u nisur nga cilësitë e racës, ne shqiptarët ngjajmë si popull me racat e mesme e të ulëta, shpesh si turmë e paorganizuar?! Kjo mendoj se ka ardhur kryesisht nga shembja, që kemi marrë si popull nga pushtimi i gjatë osman, nga ndarja në 4 vilajete nga osmanët, e nuk mundëm të bashkohemi më, dhe nga dhuna e vazhdueshme e poshtërimi, nga mohimi i gjuhës dhe etnisë, nga islamizimi dhe nga ndarja në 4 besime të ndryshme, etj. Humbja e cilësive të racës, i bën shqiptarët pra, që sot të mos sillen e organizohen mirë, siç bëjnë racat e larta.

Por në shumë raste vëren atë, që konsiderohet si produkt i shpirtit të racës, që të dalë nga shoqëria jonë. Le Bon sqaron se edhe liderët politikë, që kemi në demokraci, dalin si pasqyrim i shpirtit të racës… E nëse ne kemi më shumë hajna e pushta, që po na drejtojnë në këtë kohë, ata i kemi pikërisht nga kjo gjendje e shoqërisë sonë sot, që u sqarua edhe më sipër, e ka të bëjë me cilësitë racës. Por, racat e ulëta nuk janë në gjendje të nxjerrin njerëz të mëdhenj. Racat e larta po, edhe pse mund të ndodhen në kushte të vështira, në momente të ndryshme historike. E një popull i vogël si shqiptarët, nuk është pak të nxjerrë në histori 3 nga 5 heronjtë më të mëdhenj në botë, me gjak shqiptar, të renditur në një revistë indiane, si Aleksandri i Madh, Gjergj Kastrioti apo edhe Napoleon Bonoparti, që flitet se ka një origjinë të largët (si psh. Robert De Niro), nga arbëreshët e Italisë.

Zakonisht, kur një kulturë më e lartë e pushton një kulturë më të ulët, ndodh që e asimilon atë. Arsyeja pse pushtimi osman na dëmtoi e tjetërsoi, por nuk mundi të na asimilojë, është se ne shqiptarët ishim kulturë më e lartë se turko-arabët. E këtë e shohim edhe në veshjet tona të trashëguara, të cilat janë shumë më të bukura e më të larta si nivel, sesa veshjet arabe e turke…

Shqiptarët i numërojnë me gishta personalitetet e tyre gjatë pushtimit osman. Pas Gjergj Kastriotit ishte e pamundur të nxirrje më njerëz të mëdhenj e me famë, por ishin një duzinë priftërinjsh katolikë, gjatë pushtimit turk e më pas, që bënë një punë të madhe fetare e atdhetare, për ruajtjen e studimin e gjuhës dhe historisë sonë, që shkruan tregime, histori e poezi, dhe bënë edhe punë patriotike, për të mbajtur gjallë shpirtin e popullit të tyre, siç i përmend edhe Ibrahim Rugova në këtë kontekst, shqiptarët e shquar si: Pal Engjëlli, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Gjeçovi e me radhë.

Në Shkodër kishim një numër priftërinjsh të mëdhenj, sidomos françeskanë, por edhe intelektualësh të tjerë, që lanë një emër të shquar e të pashuar me veprën e tyre, në shërbim të kulturës shqiptare dhe atdheut, si Fishta e Mjeda, Sirdani, Palaj e Shantoja, Gurakuqi, Migjeni e Koliqi etj., të cilët shërbejnë si gurë të çmuar në historinë e popullit tonë të vuajtur, si llamba ndriçimi, për të na e treguar rrugën në atë natë të errët osmane e islame, nëpër të cilën kaloi populli shqiptar.

E në vazhdën e këtyre figurave me karakter e identitet atdhetar, vjen edhe Don Anton Kçira. Përveç rolit fetar e organizativ, që Don Anton Kçira kishte, ai rrezatoi edhe një atdhedashuri të madhe dhe si udhëheqësh shpirtëror e kombëtar, puna e tij u njoh dhe u përkrah nga shumë shqiptarë e atdhetarë në SHBA, të besimeve të ndryshme. Don Antoni ishte padyshim një pasqyrim i shpirtit të racës shqiptare, në këtë rast për mirë. Se sot shpirti i racës sonë po na nxjerrë në dritë më shumë mbeturina, surrogato, liderë të korruptuar e zuzarë, që na vjedhin e shesin, dhe që nuk kanë synim ta zhvillojnë atdheun e kombin tonë, por si “jevgu që bëhet mbret, nuk e njohin as të atin e vet”.

Duke lexuar librat e shkruar për Don Antonin, “Don Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut” dhe “Don Anton Kçira në jubileun e 50 vjetorit të meshtarisë”, të përgatitur nga Tomë Mrijaj e Klajd Kapinova, si dhe shkrime të tjera, vëren dimensionin e një personaliteti shqiptar, që nuk u kufizua vetëm nën rasën e meshtarit. Ai me veprimtarinë e rrezatimin e tij, doli përtej kufizimeve, që i krijon detyra e tij si famullitar. Don Antoni në veprimtarinë e tij nuk e harroi kurrë se ishte një shqiptar i mirë, e se kishte detyrime kombëtare të rëndësishme, përkrah atyre fetare. Prandaj ai bëri aq sa mundi, në pozicionin e tij, dhe nuk ishte pak, për t’i shërbyer edhe kombit të vet.

Don Anton Kçira duke i shërbyer fesë së tij, kudo ku shkoi, ai transmetoi një mesazh të fuqishëm për jetën. Si shqiptar e atdhetar i mirë, nën shembullin e Nolit apo Fishtës, Don Antoni nuk e ndau kurrë besimin e fenë e tij nga kombi shqiptar, të cilit i përkiste. Don Antoni organizoi me sukses ndërtimin e kishës madhështore katolike shqiptare në Rochester Hills, Detroit, Michigan, SHBA, më të madhen kishë katolike në shoqërinë shqiptare, e cila kushtoi 12 milion dollarë për t’u ndërtuar dhe mban në hyrje të saj dy personalitete të rëndësishme të historisë e kulturës sonë kombëtare, Gjergj Kastriotin e Nënë Terezën. Don Antoni e ngriti anëtarësinë e kishës nga 50 familje në 1800 familje. Ai i menaxhoi mjaft mirë burimet financiare të kishës, duke dalë në pension dhe duke mos i lënë kishës asnjë para borxh, por duke lënë para në gjendje në llogarinë e saj. Don Antoni dërgoi ndihma herë pas here për kishat në atdhe, por edhe ndihma humanitare për rastet e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës, e më gjerë. Veprimtaria e tij atdhetare i kaloi caqet fetare, kur ai bekoi armët e batalionit “Atlantiku”, që u nis nga SHBA, për të çliruar Kosovën, dhe u lut përditë për pavarësinë dhe lirinë Kosovës, duke uruar që mrekullitë e Zotit, të bëjnë mrekulli edhe për popullin shqiptar.

Duket se Zoti ia dëgjoi lutjet, Don Antonit, se është prift dhe siç thuhet, lutjet kanë kuptim, për ata që besojnë në to! Në këtë kontekst, veprimtaria atdhetare e Don Antonit në Shtetet e Bashkuara, me presidentin Bill Clinton, me Senatin apo Kongresin Amerikan si dhe me tubimet publike e politike, për të sensibilizuar SHBA-të, që të ndihmojnë Kosovën dhe ta shpëtojnë popullin shqiptar, i dhanë padyshim efektet e duhura. Çfarë kuptimi do të kishte jeta e Don Antonit, sikur ta zëmë, ai nuk do të ishte edhe një atdhetar i devotshëm, që bëri aq sa mundi, brenda mundësive të tij, për të ndihmuar popullin e vet? Kuptimi i jetës së tij, padyshim, nuk do e kishte këtë dimension që ka sot.

Bill Clinton do të shprehej, se “respekti që ai kishte për Nënë Terezën, bëri që ai të respektonte edhe popullin shqiptar”. Këto figura të shquara të popullit tonë, si Ibrahim Rugova, Nënë Tereza e padyshim edhe Don Anton Kçira, jetuan në një kohë të vështirë për popullin shqiptar dhe përpjekjet e mëdha të tyre dhanë rezultatet e lirisë dhe të pavarësisë për Kosovën. Këto figura, ne nuk duhet t’i harrojmë, por t’i marrim si shembull e t’i ndjekim edhe në ditët e sotme, kur shohim se ka një rënie në përgjegjësitë shtetërore, si në Shqipëri e si në Kosovë, kur i duhet kaq shumë punë popullit tonë, që të zgjohet e ndërgjegjësohet, që të orientohet drejt zhvillimit, si vendet e tjera evropiane.

Ajo që vëren me lehtësi në punën e Don Antonit, është përkushtimi i tij ndaj të mirës, ndaj mbrojtjes së familjeve shqiptare në SHBA nga shpërbërja, divorcet e veset e këqia. Don Antoni hapi edhe kurse të gjuhës shqipe në kishë, përveç aktiviteteve të tjera, për ta bërë kishën shqiptare në Michigan një vatër të ngrohtë të komunitetit shqiptar atje, një vatër të ngrohtë të atdhetarizmit e të kontributit të vazhdueshëm për atdhe. Dhe përpjekjet e tij dhanë rezultat, e duhet të merren si shembull i mirë, nga të gjithë klerikët shqiptarë të të gjitha feve, për të kuptuar se ja si punohet edhe për fe, por edhe për atdhe! Prandaj, Don Antoni e siguroi respektin e komunitetit shqiptar në Michigan dhe më gjerë!

Mendoni për një moment, sikur Don Anton Kçira të kishte qenë hoxhë? A do ta kishte patur këtë aktivitet e ndikim publik, që ai ka patur në të vërtetë? Unë nuk e besoj, dhe këtë e them për hir të së vërtetës, e jo për konkurrencë fetare. Ky është ndryshimi pra! Në orientimin tonë drejt perëndimit, ne duhet të dimë edhe elementet që ndikojnë, që shoqëria shqiptare të integrohet më mirë dhe të kemi sukses. E të mos e lëmë meskinitetin e mendjengushtësinë, që të na i errësojë sytë dhe të na pengojë të ecim përpara në jetë, se osmanëve dikur u ra rruga këtej, na pushtuan e tjetërsuan. Duhet të sillemi si perëndimorët sot, se aty i kemi interesat dhe të kemi edhe kulturën e tyre! Të mos rrimë pra, pré e kulturës neurotike, që pushtimi i gjatë osman na la, si mbetje osmane.

Pasi siç shprehet edhe Le Bon, e forcohet më pas edhe nga Huntington, “myslimanët nuk janë në gjendje ta kuptojnë Perëndimin, që ta imitojnë atë”. Për hir të disa arketipeve fetare, ne nuk duhet të pengohemi, që ta kuptojmë realitetin dhe të përshtatemi në zhvillimet e reja. Dhe përshtatja është zgjuarsi. Këtë e bënë edhe shumë intelektualë shqiptarë, që vinin nga familje me besim islam, e sidomos edhe në SHBA, si intelektualët e shquar Faik Konica, e më pas Arshi Pipa, Sami Repishti, etj., të cilët formuan një kulturë Perëndimore, dhe i kuptuan e i sqaruan fenomenet shqiptare në këtë dimension.

Ashtu siç ishte pushtimi osman më shkatërruesi për shoqërinë shqiptare, ashtu edhe sot, ne shqiptarëve na pengon më shumë mentaliteti turqeliko-islamik i shoqërisë, në zhvillimin e përparimin tonë si komb. Se ja në Maqedoni, shqiptarë, organizim për faqe të zezë. Ja në Kosovë, ja në Çamëri e Mal të Zi, ja në Perëndim. Kudo ku ka shqiptarë, i njëjti fenomen, organizim i nivelit të ulët. Pse? Nga ky ndikim i mentalitetit oriental dhe nga rënia e cilësive të racës shqiptare. Nuk ka shtet mysliman të zhvilluar e demokratik, që ne shqiptarët të pretendojmë të bëhemi të tillë… Prandaj duhet të jemi të qartë, fenë ta mbajmë të lirë, si nevojë shpirtërore e besimtarëve, por duhet të nxjerrim në pah më shumë identitetin kombëtar si shqiptarë, se atë fetar.

Ndarja e fesë nga shteti në Evropë, i ka dhënë Evropës një zhvillim të madh ekonomik e kulturor. Sikur të ishim një popullsi me shumicë katolike, padyshim se sot do të ishim si shqiptarë një komb më i zhvilluar dhe më i përparuar dhe në ngjashmëri me kombet e tjera në Evropë. Këtë e dimë, por kushtet e rrethanat janë të tilla, që ne jemi të detyruar t’i ulim diskutimet e konkurrencën fetare, pasi ajo mund të sjellë më shumë çrregullime, se sa zgjidhje. Ne duhet tani në kushtet tona të ndjekim shembullin e një shteti të BE-së, që të integrohemi në Bashkimin Evropian, dhe në marrëdhënie me besimet, është mirë të kërkojmë po ashtu të njëjtën gjë, si në Evropë:

1. Që kultet fetare ta ushtrojnë veprimtarinë tyre të lirë, brenda objekteve të tyre fetare, dhe pa zhurma shqetësuese për qytetarët – me respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut.
2. Që kultet fetare të paguhen nga besimtarët e vet, jo nga shteti e burimet e huaja, përmes një takse për fenë, të përcaktuar nga shteti në bashkëbisedim me përfaqësuesit e këtyre kulteve fetare.
3. Nuk ka nevojë për propagandë fetare, apo për mbledhje e grumbullime publike me sfond fetar, kush beson e ka besimin personal dhe e gjen vendin e lutjes, nuk mendoj se shoqëria jonë ka nevojë për demonstrime fetare.

Duke qenë se po u morëm me fe, në shoqërinë tonë dominon islami, për disa arsye, se ka një numër më të madh besimtarësh në shoqërinë shqiptare, se objektet e tyre financohen nga shtete të ndryshme islame, si Turqia apo Arabia Saudite, etj., ne duhet të jemi të interesuar si shoqëri, për një orientim shoqëror laik, me një rol publik të moderuar të feve, ku prirja duhet të jetë drejt një shteti nacional si në Evropë, ku fetë e ndryshme janë të lira, por e ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda ligjeve demokratike të shtetit, e jo duke i shkelur ato.

Nga pikëpamja shkencore, një zhurmë publike konsiderohet e dëmshme, kur ajo i kalon 80 decibel të forcës së zërit. eZani që thirret me altoparlantë nga minaret e xhamive në trojet shqiptare, i kalon padyshim 200-300 decibel. Këto fenomene me kalimin e kohës duhet të diskutohen në një shoqëri të hapur e të lirë, pasi nuk është tolerancë, që tjetri të të shqetësojë për qejfin e vet, e ti të heshtësh. Toleranca nënkupton që tjetri të tregojë kujdes, kur ai e ushtron aktivitetin e vet, e jo të bëhet shqetësues i panevojshëm për të tjerët, në një përpjekje disi ekstravagante, për të imponuar neuroza fetare përmes zhurmave shurdhuese akustike, që janë të dëmshme për shoqërinë. Një shoqëri e civilizuar e di, se zhurmat e mëdha rrisin padurueshmërinë publike, dhe njerëzit stresohen e mund të sillen edhe në mënyrë agresive nga shqetësimet, që vijnë nga zhurmat e larta. Ne jemi në përgjithësi një shoqëri e zhurmshme! Kjo gjë duhet parë, se nuk po na shërben për mirë…

Duke i marrë këto të gjitha në konsideratë, shoqëria jonë shqiptare kudo ku është, duhet të vijë duke u bërë më e vetëdijshme, dhe të rrisë edhe tolerancën me njëri-tjetrin, duke e respektuar privatësinë e tjetrit, e jo duke ia dhunuar atij këtë qetësi e privatësi, apo duke i imponuar atij heshtjen, në emër gjoja të tolerancës. Kjo nuk shkon, kjo nuk është e arsyeshme. Fetë e tjera në shoqërinë shqiptare duhet të marrin shembull fenë katolike, nga pikëpamja e tolerancës, por edhe të atdhedashurisë, që ajo ka kultivuar përherë, krahas shërbimit fetar. E nëse fetë në shoqërinë shqiptare kanë respekt për popullin, ku ato e ushtrojnë aktivitetin e tyre, natyrisht që do të tregohen edhe më të vetë-përmbajtura, më të arsyeshme dhe më tolerante, se ç’kanë bërë deri tani.

Shoqëria shqiptare duhet të orientohet drejt shkollimit e dijes, drejt punës e prodhimit. Një orientim i qartë drejt qëllimit dhe drejt mendjes së biznesit. Kjo mundet ta nxjerrë shoqërinë tonë nga gjendja kaotike e anarkike ku ndodhet, ku jemi padyshim më mirë se dje, por jemi më keq si shtet e si shoqëri, se shtetet e shoqëritë e tjera të Evropës.

Duke qenë se jetojmë sa në trojet shqiptare, e sa në vendet e zhvilluara të botës, shqiptarët sot i kanë mundësitë më të mira për t’u organizuar, siç ka bërë edhe Shoqata e Intelektualëve Gjithëshqiptarë “Trojet e Arbërit”. Organizimi i një niveli të lartë, aty ku mundemi (Don Antoni e bëri këtë gjë në kishën e tij), pavarësisht vështirësive, duhet të synojë në një nivel organizimi modern, ku të futen edhe interesat ekonomike, pasi organizimet shqiptare shpesh vuajnë nga kjo, nga mungesa e fondeve të nevojshme, për të mbuluar aktivitetet e tyre. Prandaj, që organizimet shqiptare të jenë të suksesshme e të kenë jetëgjatësi, duhet të konceptohen edhe si të tilla, si organizime që kanë edhe një aktivitet ekonomik. Pasi pa ekonomi, nuk ka organizim, zhvillim e përparim.

Fetë si doktrina kanë ardhur si kanë ardhur edhe në shoqërinë tonë, diku me dëshirë e diku me dhunë. Shumë kombe i përdorin fetë edhe për interesat e tyre. Po ne shqiptarët, a mund ta bëjmë një gjë të tillë? A mund të ndjekin klerikët shqiptarë shembullin e Don Antonit, i cili i dha kuptim jetës së tij, duke i shërbyer edhe interesave të kombit?! Feja duhet normalisht t’i shërbejë popullit, ku ajo ushtrohet, e në rastin shqiptar, jo kombeve të tjera, e interesave të tjera jo-shqiptare.

Don Anton Kçira ishte në SHBA, dhe atje veproi në komunitetin shqiptar, duke menduar shqiptarisht dhe për interesat e shoqërisë shqiptare në përgjithësi, kudo ku ndodhet ajo! Këtë shembull pozitiv, duhet ta ndjekin të gjithë klerikët shqiptarë edhe në trojet shqiptare, ku duken tendenca regresive në disa raste, dhe abuzim me besimin, për interesa të tjera jo shqiptare. Duhet të tregohemi më të zgjuar si shoqëri, të promovojmë të dobishmen, e t’i dënojmë prirjet negative në shoqërinë tonë! Ta ndërtojmë shoqërinë tonë mbi bazën e shembujve pozitivë.