Dom Pashk Dani është dhe mbetët në zemrat e mitrovicasve, qoftë si kujtim, qoftë si këshillë, qoftë si frymëzim

0
438
Dom Pashk Dani

Shkruan: Dr. Bajram. R. Preteni, mjek vetran në pensionMitrovicë, qershor 2020

Sipas njohurive qe kam, dom Pashku ishte kleriku katolik shqiptar i tretë qe ka sherbyer në Mitrovicë, me të cilin pata nderin të njohtohem në muajt e parë të ardhjes së tij në qytetin tonë. Shoqërimi ynë, vazhdoi gjatë gjithë kohës sa sherbeu në Mitrovicë, e qe natyrisht vazhdon, pothuajse me të njejtin intensitet edhe pas largimit nga Mitrovica. Gjatë kohës sa ishte në sherbim në qytetin buze Ibrit, dom Pashku për një kohë relativisht të shkurtë, krijoi një rreth të gjerë shokësh, miqesh dhe bashkëmendimtarësh, qe besoj se rralle kush kishte arrijte t`a bente një gjë të tillë. Këtë e arrijti me punë të jashtëzakonshme, me perkushtim të pashoq, me mirësi, dhe dashuri për të gjithë. Falë këtyre atributeve qe kishte, dom Pashku hyri ne zemrën e çdo mitrovicasi.

Me ardhjën e këtij kleriku dhe humanisti, dyert e Kishës katolike mbetën të hapura,jo vetem për besimtarë, por edhe për nevojtarë të shumtë të të gjitha komuniteteve të të gjitha shtresave të këtij nënqielli, të cilët tek dom Pashku kërkonin dhe po tek ai gjënin përkrahje morale, por edhe materiale, gjënin shpresë për një të ardhme me të ndritur, gjënin buzeqeshje qe u mungonte, gjënin dashuri, atë dashuri, për të cilën, Nëna e Botës, e madhja Shën Nëna Tereze kishte thënë qe moti: ”Pa dashuri dhe flijim, jeta nuk ka kuptim dhe vetëm dashuria do t’shpetojë botën”.

Këto dy porosi të Nobelistës sonë, dom Pashku i kishte jetësuar me besnikëri në praktikë gjatë kohës sa kishte vepruar ne Mitrovice dhe gjate gjithe veprimatarise se tij ishte nisur nga parimi: “Dashuri per te gjithe” ose ”Dashuria lind nga zemra dhe iu dhurohet zemrave”, siç ishte shprehë me një rast, dom Lush Gjergji.

Emërimi i dom Pashkut për famullitar të Kishës katolike në Mitrovicë, pati reflektime edhe në jetën kulturore, artistike por edhe dhe shkencore në qytetin tonë. Ai, perpos punëve të përditeshme në famulli dhe veprimtarive humanitare mjaftë voluminoze, e qe u tha edhe me lartë, punoi Intensivisht edhe në sfera te tjera, e qe kishin për qellim, begatimin e jetës kulturore, artistike, por edhe shkencore në qytet.

Kështu, pos të tjerash, ishte nismëtar dhe organizator kryesor se bashku me Kishën, i seminarit shkencor me titull ”Mitrovica me Rrethinë gjatë shekujve”, i mbajtur me 18.10.2008, ku studiues eminente nga Prishtina, por edhe nga Mitrovica paraqiten para qytetareve mitrovicas të dhëna me interes për historikun e këtij qytetit që nga lashtesia e deri në ditet e sotme.

Poashtu ishte nismetar dhe organizator se bashku me Kishën katolike te qytetit, i manifestimit madheshtor “Ditet e kulturës arbereshe në Mitrovicë”, i mbajtur me 5 dhe 6 shtator 2009, ku për dy ditë rresht para qytetareve mitrovicas dhe kosovar, grupi artistik Arbëresh përmes një programi të pasur kulturoro-artistik shpalosi kulturën arbëreshe përmes këngeve, vallëve, veshjeve dhe krejt ajo qe ishte arbereshe.

Për të folur për aktivitetin shumëdimensional duhët kohë dhe hapsirë, por po e permbylli me një konstatim personal: Dom Pashku, ishte dhe mbeti një personalitet me vlera të pakonestuara në të gjitha fushat, duke filluar nga ato fetare, kombetare, humanitare e deri tek ato profesionale dhe shkencore. Është shēmbull tipik, se si një njeri i përkushtuar Zotit duhët të punoi për fe dhe atdhe, ose siç shprehet një dijetar ”Për Zot dhe Komb”. Edhe pse aktualisht nuk shërben në Mitrovicë, ai është dhe do të mbetët në zemrat e mitrovicasve, qoftë si kujtim, qoftë si keshillë, qoftë si frymëzim.

Mitrovica dhe mitrovicasit do t’i jenë mirënjohës gjithëherë këtij kleriku, kombëtari dhe veprimtari. Zoti e bekofte !.