Shkruan: Lekë Mrijaj
Është i madh numri i atyre klerikëve të kishës katolike shqiptare të Kosovës, që nuk e kanë kursyer mundin dhe as jetën, për t`i shërbyer kishës, kombit dhe kulturës në përgjithësi. Pikërisht historia kishtare shqiptare, që nga fillimi dhe deri me sot, numëron shumë emra të cilët kanë lënë gjurmë nderi dhe krenarie, në mbrojtje të dinjitetit, fesë dhe kulturës sonë. Kjo do të thotë, se në plejadën e pasur të atyre kulturdashësve radhitet edhe meshtari ynë dom Pashk Dani, i cili është një nga figurat emblematike, që i ka dhënë dhe e po i jep edhe sot vijueshmërisht kishës dhe kulturës sonë mbarëshqiptare e qe radhitet përkrah atyre figurave me vlera dinjitoze kulturologjike të njohura të Dioçezës sonë Prizren-Prishtinë.
Andaj një muaj më parë, bibliotekës së Dioçezës Prizren-Prishtinë dhe asaj kombëtare (Kosovë e Shqiperi), e nderkombëtare perfshirë edhe Vatikanin, iu shtua një libër i ri, pikërisht një libër tejët domethënës i cili është shkruar me një mjeshtri të rrallë nga meshtari ynë i Dioçezës Prizren-Prishtinë, dom Pashk Dani, qe titullohet: “Jeta e një meshtari (Kujtime)”.
Ky libër është një botim i gjerë monografik, i cili përfshin në vete rreth 160 faqe, ku autori në fjalë trajton në tërësi aktivitetin e tij të përgjithshem jetësor të derisotëm, e cila figurë perveç misionit meshtarak njihet edhe me laryshi aktivitetesh kombëtare e kulturore si në Lugun e Drinit, Dukagjin, Kosovë, Shqipëri poashtu edhe Europë, Amerikë e Australi.
Qe ne fillim me dy fjalë rreth librit, autori paraqet thelbin e tërë përmbajtjes dhe qëllimit të këtij libri, ku veq tjerash shprehet duke thënë se është përpjekur, që të sjell para lexuesit një pasqyrë kronologjike të jetës dhe misionit të tij profetik. Jetë e cila e percjelli me tallaze plot vuajtje dhe përpjekje për dekada me radhë në misionin e tij me plot përvujtëri si meshtar në vreshtën e Zotit. Kurse në vazhdim ai potencon duke thënë se është përpjekur të punoj pa u lodhur, me përkushtimin serioz, me rininë tonë të mrekullueshme, për kulturën dhe traditat tona të pasura kombëtare dhe historike, përveç punës së përditshme meshtarake.
Në çdo vend, ku ka sherbyer dom Pashku, ka dashur të lë gjurmët e tija në mënyrë pozitive, ashtu sikurse kanë vepruar për shumë shekuj me radhë paraardhësit e tij shpirtëror, prelatët e shquar dhe klerikët e thjeshtë katolikë në trojet arbërore tha në fund, dom Pashk Dani.
Kurse në parathënien e librit “Jeta e një meshtari (Kujtime)” të dom Pashk Danit, paraqitet edhe biografi i disa prelatëve të Kishës Katolike Shqiptare, poashtu edhe biograf i këtij autori e studiuesi i mirënjohur shqiptar në Amerikë, z. Tomë Mrijaj, i cili thotë se shumë vite më parë, kam dëgjuar me endje nga goja e dom Pashk Danit rrëfimet jetësore ose kujtimet e jetës së tij dhe ndër vite i kam regjistruar thellë në memorien time të freskët historitë e viteve të shkuara, kur ai filloi për herë të parë misionin si bari shpirtëror, duke veshur petkun e meshtarit, pjesën e vështirësive me humbje dhe fitore, me të cilat iu desh të përballej deri në ditët tona.
Nē vazhdim të parathënies, studiuesi T. Mrijaj tha se: Përmes këtij libri kuptojmë që ai ka punuar me shumë njerëz të njohur, që kanë lënë gjurmë si meshtarë dhe ka pasur raporte mjaft të mira, me disa prej tyre, si: dom Mark Shirokën, i cili e udhëzoi drejt rrugës së meshtarisë, mësimet e vyeshme që i mori nga imzot Nikë Prela, lidhjen e ngushtë me dom Mark Sopin (me vonë ipeshkëv). Këta të tre ishin udhëheqësit e tij drejt rrugës së meshtarisë. Në vazhdim z. Mrijaj, thotë se nuk mund të lëmë pa i përmendur edhe takimet e rendësishme që ai pati gjatë jetës së tij studentore në Sarajevë, sikurse ishin ato me shenjtreshën Nënë Tereza, shën Papa Gjon Palin II, mons. dr. Zef Oroshin, i cili, na i për-shkruan emocionet nga këto takime.
E tërë lënda tematike e veprës monografike më të re e meshtarit dom Pashk Dani, është shtjelluar e ndarë në tre përbërje të thukta: Në pjesën e parë të këtij vëllimi me titull: “FILLIMET E MIA”, autori në nëntitujt e pjesës së parë me shtjellon: FAMILJA, JETA DHE VEPRIMTARIA, FILLIMI IM MESHTARAK, TAKIMI ME MONS. DR. ZEF OROSHIN NË AMERIKË, QENDRIMI GJASHTËMUJOR NË PEJË, PERVOJA IME ME MONS. NIKË PRELEN, ME DOM LUSH GJERGJI, LARGIMI IM NGA FERIZAJ NË BUDISALC. Në pjesën e dytë “NGA EUROPA NË AUSTRALI”, në këtë pjesë radhasi shtjellon: PERIPECITË NË MUNCHEN TË GJERMANISË, NGA VENDLINDJA NË AUSTRALINË E LARGËT. Nē pjesën e tretë: “RIKTHIMI”, me nentitujt: NË STUBËLL, NË MITROVICË. Pjesa e katërt: “NË SHQIPËRI”, me nëntitujt: MISIONI VAZHDOI NË SHQIPËRI, RIKTHIMI I PRONAVE TË KISHËS. Pjesa e pestë: “MIRËNJOHJE TË THELLË PËR VËLLEZËRIT DON ALBERT DHE DON ROBERT JAKAJ”. Në pjesën e gjashtë: “TAKIME ME PERSONALITETE”, pikërisht shtejllon nëntitujt: TAKIMI ME SHENJTËRESHEN NANA TEREZE, TAKIMI ME PAPA GJON PALIN II, TAKIMET ME MIKUN E KOSOVËS DR. BERND POSSELT.
Pjesa e shtatë: “INETRVISTA, SHKRIME SE SI E NJOHIN DOM PASHKUN MIQTË E TIJ”, me nëntitujt: INTERVISTË ME DON PASHK DANIN, DREJTUESIN E MISIONIT KATOLIK SHQIPTAR NË BAVARI nga studiuesi, z. Nue Oroshi, INTERVISTË EKSKLUZIVE ME DOM PASHK DANIN UDHËHEQES I MISIONIT KATOLIK NË MYNIH TË GJERMANISË intervistues, z. Ramiz Dërmaku, NË DOBLIBARË TË GJAKOVËS U MBAJT MANIFESTIMI KULTUROR “DITËT E AUGUSTIN UKAJ nga studiuesi z. Lekë Mrijaj, NË GJAKOVË U MBAJT SESIONI SHKENCOR ME RASTIN 550 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT nga studiuesi z. Lekë Mrijaj, DOM PASHK DANI SHËMBËLLTYRË UNIKE E NJË MESHTARI TË DEVOTSHËM I KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE nga studiuesi z. Lekë Mrijaj, DON PASHKU – NJERIU I BUZËQESHUR, nga intelektuali e studiuesi, prof. Pal Canaj. Ndërsa në fund të librit me një pasthënie është paraqitur edhe redaktorja e librit, Leonora Laçi.
Përmes kësaj kronike prezentuese rreth librit, kemi shpalosur e prezentuar në pika të shkurtëra disa pikëpamje rreth librit “Jeta e një meshtari (Kujtime)”, të dom Pashk Danit, ndaj edhe autorit të këtij libri e përgëzoj dhe i komplimentoj për vlerat shumëdimensionale dhe për këtë libër tejët frytdhënës duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në rrugëtimin meshtarak, kulturor e kombëtar!
Autori i këtij libri-dom Pashk Dani, njofton se ditë më parë ka nxjerrë në dritë librin e tij me radhë “MITROVICA ME RRETHINË NDËR SHEKUJ”, të cilin libër lexuesit dhe studiuesit mund ta gjejnë te autori në Famullinë e Doblibares së Gjakovës.