DOLI NUMRI I RI DYMBËDHJETË I REVISTËS ”MALËSIA”

0
976

Doli nga botimi numri 12 i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore “Malësia”, në Podgoricë, Mali i Zi, i cili sjellë 24 artikuj shkencorë, recensione dhe nekrologji. Në këtë numer kanë bashkëpunuar studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Italia, Rumunia dhe Mali i Zi.

Në rubrikën “kulturë” punimet e veta i kanë prezantuar 14 autorë: Prof. dr. Valter Memisha( Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë) ”Rreth pasurisë leksikore të veprës së Pjetër Budit, përmesë Fjalorit të Kolë Ashtës”; Prof. dr. Zeqirja Neziri – Prof. asoc. dr. Merita Bruci ( Shkup –Tiranë) “Pjetër Budi dhe Jakopone da Todi: Dy poetë në përqasje”; Prof. dr. Fatbardha Hoxha (Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”) “Ndihmesa e shkrimtarëve të Rilindjes në përafrimin letrar të shqipes”; Prof. dr. Faredin Shabani (Universiteti i Prizrenit)“Aspekte historiko-politike të zhvillimit të alfabetit shqip deri në vitin 1879”; Prof. dr. Shefkije Islamaj (Instituti Albanologjik i Prishtinës) “Shqipja standarde dhe dialektet e shqipes sot”; Prof. dr. Shpresa Hoxha(Universiteti i Prishtinës) “Ballafaqimi i termave të ekonomisë anglisht – shqip”; Prof. dr. Josip Mita (Universiteti i Kalabrisë) “Gjuha si objekat i natyrës dhe mësimdhënia e sintaksës në shkollë”;

Prof. dr. Anton Nikë Berisha (Universiteti i Kalabrisë) ”Vepra e Anton Çettës përligj dhe ndriçon rrënjët tona dhe botën tonë”; Prof. dr. Shaban Sinani (Akademia e Shkencave e Shqipërisë) ”Dy ungjijtë më të vjetër të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë”; Prof. dr. Ardian Kyçyku (Rektor i Universitetit Rumun i Shkencave dhe Arteve “Gheorghe Crista” Bukuresht) “Strabizmi i anijes dhe i gjumit” (Disa fjalë për artin e Arian Lekës); Prof. dr. Eris Rusi (Universiteti i Korçës Fan S. Noli) “Dy novela të Kasëm Trebeshinës ndërmjet reales dhe imagjinares”; Prof. as. dr. Muharrem Jakupi (Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu) “Humori i zi si përbësë stilistik i romaneve të Ismail Kadaresë”; Mr. Melihate Zeqiri (Prishtinë) “Prurjet leksikore në fushën e kuzhinës”.

Në rubrikën nga “Historia” janë prezantuar pesë (5) studime shkencore: Akademik Muzafer Korkuti ( Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) “Në rrugën e zgjidhjes së një hipoteze ( Në dritën e të dhënave të toponomisë e antroponomisë)”; Prof. dr. Lush Culaj (Instituti Albanologjik i Prishtinës) “Trajtimi i vrasjes së Gjeçovit në parlamentin shqiptar”; Prof. asoc. dr. Edmond Malaj (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë) “Kulti i Shën Gjon Vladimirit te shqiptarët sot”; Dr. Paulin Marku(Instituti i Historisë,Tiranë) “Kryengritja shqiptare antiosmane në vilajetin e Shkodrës dhe të Kosovës (1909-1911)”; Dr. Kastriot Marku(Milano- Itali) “Ipeshkvia e Arbnit – gjurmë në një shteg kërkimesh”.

Në rubrikën “çështje shoqërore” është prezantuar, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi (Universiteti i Evropëës Juglindore, Tetovë), ”Portreti i Nënë Terezës në pullat postare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”.

Në rubrikën” recensione” janë prezantuar katër (4) vështrime për disa botime aktuale të autorëve nga Ulqini, Sofija, Tirana, Bari-Itali, trajtuar nga Prof. dr. Rusana Bejleri, Prof. dr Shaban Sinani, Prof. dr. Gianni Antonio Palumbo dhe Dr. Ismail Doda.

Ky numer mbydhet me rubrikën “ nekrologji”, nga Nikë Gashaj ”Ndahet nga jeta prof. Riza Rexha (1935- 2016).

Revista Malësia ka arrijtur të krijojë një fizionomi kulturore e shkencore të gjerë kombëtare shqiptare. Për këtë arsye redaksinë e revistës e përbëjnë një numer i njohur intelektualsh nga rajonet e ndryshme, jo vetëm shqiptare, po dhe më gjerë, sikurse janë: Ruxhdi Ushaku, Gjovalin Shkurtaj, Shpresa Hoxha, Zeqirja Neziri, Matteo Mandala, Rusana Bejleri, Emin Lafe, Emine Bakalli, Simë Gjon Dobreci, Tomor Osmani, Shefkije Islamaj, Shaban Sinani, David Kalaj.

Revista Malësia i mbetet besnike konceptit të përcaktuar, që në faqet e saj të promovojë çështje të rëndësishme nga thesari i vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Revista Malësia vazhdon të jetë zëdhënëse e intelektualëve shqiptarë nga mbarë hapësira shqiptare, duke pasur si qellim pasurimin e kulturës e të shkencës me njohje të reja dhe nxitjen e shpirtit krijues të të gjithë atyre që kanë ide të reja, vizione, mundësi dhe aftësi intelektuale.

Revista Malësia ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë dijetarët e kulturës shqiptare; për njohjet e tjera shkencore që kanë rëndësi dhe interes për afirmimin e kulturës dhe qenies kombëtare shqiptare.

Themelues dhe kryeredaktor i revistës është Nikë Gashaj, politolog e publicist dhe Këshilltar i Avokatit të Popullit të Malit të Zi (email: [email protected]).