DOLI NGA SHTYPI VËLLIMI POETIK “ME NJË FJALË…” I POETIT SAHIT SHALA

0
753
Sahit Shala me një fjalë

Shkruan Zymer Mehani

SHB”PROKULTPRESS” e Prishtinës këto ditë botoi vëllimin poetik “Me një fjalë…” të poetit Sahit Shala
Redaktor: Mr. Fatmir Halimi
Recensent dhe lektor: Prof. Zymer Mehani
Poeti: Sahit Shala
Titulli: “ME NJË FJALË…”

Vëllimin poetik “Me një fjalë…”, autori Sahit Shala e ka ndarë në disa pjesë:
Pjesa e parë “POEZI”
Pjesa e dytë “THËNIE TË ARTA PËRMES VARGJEVE”
Pjesa e tretë “DISA KOMENTE NGA MIQTË E MI TË DASHUR” dhe
Pjesa e katërt “STUDIM PËR VEPRAT LETRARE TË POETIT SAHIT SHALA” (nga Zymer Mehani)
T’ua rikujtojmë me pak fjalë lexuesve se cili është Sahit Shala
Sahit Shala është poet, të cilin e njohim përmes veprave të tij:
“Zëri i shtegtarit”
“Lahuta e Kosovës”
“Malli e brenga”
“Valët e jetës”
“Kafazi i hapur”
“Engjujt e bardhë”
Pastaj si bashkautor me poetin Zymer Mehani:
“Dy pena me mendime të arta” dhe
“Dy pena-shumë mendime”.

Ky krijues letrar me talentin dhe stilin e tij të të shkruarit, vargjet që i kultivon ua nënshtron ligjeve estetike dhe teoriko-letrare, duke u dhënë poezive të veta kështu përmbajtje dhe formë.

Edhe pse mendimi i poetit në ndonjë varg a strofë, por edhe në ndonjë poezi komplete mund të na duket i paqartë dhe i pakuptueshëm, kjo ndodhë jo për farë dobësie, por për shkak sepse poeti këtë e bën me qëllim dhe për arsye të shprehjes së kamufluar, që arrin ta ndërtojë me sukses.


Loading…


Për poetin Sahit Shala poezia është shprehje e drejtëpërdrejtë dhe ajo është ndërmjetësuese e ngjarjeve shoqërore dhe historike, e krahas kësaj, edhe vetë autori këtu na del organizator i vetëdijes shoqërore dhe arkitekt i shpirtit të njeriut në përgjithësi, e i lexuesit të tij në veçanti.
Në çdo varg dhe në çdo poezi të poetit Sahit Shala hetohet qartë dhe s’mund të fshihet ndikimi vendimtar i faktorit shoqëror, e që kjo i jep formësim poezisë së tij dhe artit poetik.

Mendojmë se bashkë me elementin e pakontestueshëm kohë, poezia e Shalës ngërthen edhe diçka që e tejkalon edhe kohën dhe është e amshueshme, e pikërisht kjo është përjetësia, që e kalon aktualitetin duke mbetur prore aktuale. Është aktualiteti, pra, ai që flet përmes vargjeve të poetit Sahit Shala mbi ndryshimet historike, kombëtare dhe mbarënjerëzore.

Autori Shala jo rrallë kërkon mirëkuptimin mes njerëzish, si virtyt, vëllazërinë kombëtare dhe unitetin kombëtar, pse jo edhe ribashkimin e kombit.