DOLI NGA SHTYPI LIBRI “DHOMA 334”, AUTOR SARANDA ISENI DHE HYSEN IBRAHIMI

0
1184

(Botues, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi)

Fjala e redaktorit të librit, Prof. Hasan Qyqalla

TENSIONI I BRENDSHËM XIXË DREJT DINAMIZIMIT TË KULTURËS DEMOKRATIKE

(Recensë për librin “Dhoma 334” të shkruar nga Saranda Iseni dhe Hysen Ibrahimi)
Koblenz / Gjermani, 07 qershor 2017

Për dashuri e jap jetën, për liri e falë dashurinë
Petef

Nuk më kujtohet e kujt ide ishte: ishte përsonale, ishte duale apo imperativ i dhembjes dhe dashurisë, i shoqërimit dhe mishërimit, i artikulim që të mos mbulohet nga bloza e harresës, por të mbetet (qoftë edhe si) një pergamenë i një moti me klimë të trisht. Ishin dy miqtë e mij, që më morën në telefon pasditen e mugët mërgimtare, njëri pas tjetrit: avokatja, aktivistja dhe Kryetarja e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi z. Saranda Iseni fillimisht pastaj edhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani”, Suedi, z. Hysen Ibrahimi.

Më folën për idenë e botimit të librit, me titull “Dhoma 334”! Nuk munda të përmbahem nga emocionet, pas dëgjimit të propozimit të tyre, pasi njiheshim për së afërmi me Dr. Ziadin Sela!

Prandaj, më pëlqeu kjo ide dhe me kënaqësinë më të madhe e respektin që gëzon Z. Sela, pranova që të jap kontributin tim maksimal deri në nxjerrjen në dritë të librit “Dhoma 334”. Gjithësesi, më ofruan gjithë materien që kishin përgatitur dy kolegët e mij nga Suedia, z. Iseni dhe z. Ibrahimi. Shpalosa të gjitha faqet një për një! Përpëlitesha me dhunë, terror, dhimbje, lot, përsiatje, ofshamë, psherëtimë,… e edhe me gjak deri sa mbrriva në “Dhomën 334”! Pa shishe oksigjeni, pa terapi intravenoze, pa fasha sterile,… vetëm më një mbrojtje përsonale: lutjet drejt çunit nga qyteti i konsujve, në “Besën tënde dhe të Zotit”, mërmëriti Kryetari! “Një jetë kam, kryetar”, i tha, dhe vazhdoi “nuk ka vdekje më të shenjtë për mua, se të vdes me ty sot, në Dhomën 334!

Betohem para Teje e Zotit”! …dhe pllakosi melankolia, heshtja…! Ura mes jetës e vdekjes kishte përmasat e fijes së flokut! Drama trgjike(o-komike), sonte nuk luhet në skenë tatrale! Nuk as skenarist, as regjisor, as sufler, as perde. Ka katër mure! Nga jashtë, ende dëgjohen “ole-të” e nëntokësorëve për “festën e dhunshme të vdekjes”!Apo janë “Dinosaurët e kohës moderne”! Megjithatë, njihet një urti e pupullit se “politika, edhe ta ha koken”! A thua kur do përfundojë drama në “Dhomën 334”, me një përsonazh, me një monolog narrativ, në një betejë: mes jetës e vdekjes…!? Përsonazhi është Përsonaliteti i kohës moderne…! Është, mjeku, që synon me pasion e përkushtim të kurojë një shoqëri të tërë!

Të diturit thonë se politika është “zeja” më e koklavitur dhe më koplekse, që të shtyen të sfidosh horizontet e thepisura. Ndryshe, vetëm miopët do të besonin se shtigjet drejt kompozimit demokratik të një shoqërie, janë të trasuara prej argjendi. Kjo, na çon drejt frazeologjisë meditative – filozofike: “të jem a mos t’jem…!?, sikur në skenën tek “Dhoma 334”, të bashkautorëve Iseni dhe Ibrahimi.
Megjithatë, të jesh do të thot të tregosh gadishmëri dhe të jesh i predestinuar të kontribuosh në ate sferë që je ngjizur me te! Kuptimi është polidimenzional që në qasjen e parë, por s’do mend që mendsitë duhet të jenë vizionare, të sheshojnë të fshehtat sikur që gjurmon, arkeologu, mjeku, gjeologu apo shkenctari a poeti; secili në fushën e vet. Andaj, shtrohet pyetja çfarë i shtyrim këta dy emigrant intelektual, të përgatisin për shtyp librin “Dhoma 334”, për z. Ziadin Sela!? Unë, kujtoj janë dy gjëra që do vëjë në pah, prej këndit tim, dhe ate:

– e para, se të thuash të vërteten edhe kur të jesh kundër të gjithëve,do të thot t’ju ndihmoshë të gjithëve, dhe
– e dyta, të jesh i ngjizur për dellin, atin e shenjtërinë, pa fyerje e teorema megallomane ndaj të tjerëve (në këtë rast, pjesërisht ndaj popullit rival), është më tepër se virtyt…!

Prandaj, spikas se z. Zijadin Sela, veçse nuk luhatet për asnjë çast karshi furtunave bolshevike (të nxitjeve egoiste), ishte më tepër se një margaritar që bulëzon mbi thepsjet e mentaliteteve me botkuptime kanibaliste. Mbase, kishte kohë që kisha vënë në dyshim edhe thënjen e filozofit Plautus, se: “njeriu për njeriun, është ujk (homo homini, lupus est)!” Bile, as që doja të besoja dot, mbase kisha një bindje të çuditshme më vete, se ato botëkuptime nacionaliste, i takojnë vetëm të së kaluarës! Mirëpo, duke analizuar dhe gërshetuar me kohën, më erdhi në kujtesë konkludimi i Faik Konicës, se: “Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme, sa e paguajnë me jetën e tyre, kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës.”*

A nuk ishte kështu, kur kemi parasysh PËRSONALITETIN e specialistit të mjekësisë patologjike!? A thua, nuk deshi t’ju ndihmojë të gjithëve, kur fliste me ngjyrime “terapeutike” me gjuhën e demokracisë!? Prandaj, nuk është çudi që, z. Sela sa na del mjek, politikan, poet, vizionarë, …dhe mbi të gjitha kthehet në një hero feniksi i kohës moderne. Ai e deshi jetën, njerzmin, identitetin,.. pa sharë dhe injoruara asnjëherë strukturimin e dhunshëm të popullit të vet ndë hijet e zeza! Mirëfilli është se dihet edhe një gjë: iku koha e eklipsit të Diellit mbi identitetin kombëtar në trojet e Alfabetit. Ai u “lazdrua” me germat e Alfabetit të Manastirit, që në moshën prej fatosi, u brumos me ato shkronja që të jetë ZËRI I ARSYES, u kalit me fjalën: ABETARE, FLAMUR, AMËSI…, dhe u ngrit …, aq lartë sa mishërimit i fali edhe pikën e fundit të gjakut. Hapi gjokset, jo në fron si Mic Sokoli (që si idol që e kishte e mbante për këngë në gji), por në pallatin e me dy pole…, përkatsisht “Dhoma 334”!

Prandaj, kujtoj se perspektiva intelektuale-politike lineare e dr. Ziadin Selës, nuk do çalojë nën mrizin e “miteve të vdekura”, në epokën e keqe! Ndryshe, “apostujt e rremë janë si akujt nordik! Sa do që akujt arrijnë trashësinë dhe mund ta bëshë fushë lodrash argëtimi me ski, edhe një rreze e theksuar dielli, e dobëson ate dhe të përpinë”! Këtë e kishte të njohur Doktori i mjeksisë. Mbase, në mjeksi njihet një termë: fillimisht zbuloje (gjeje) gjenezën patologjike të sëmundjes, pastaj të ofrojë terapinë adekuate”!

Tani do zbresim në karakteristikat, që potencojnë verifikimin e një politikani (përsonaliteti) të moderuar, siç janë: guximi, etika dhe dija; komponente që i dëshmoi dhe shkroi me gjakun e vet! Sikur edhe ringjalljen prej feniksi, z. Zijadin SELA, doktori i doktrinës së platformës plitike properëndimore apo të moderuar! Andaj, z. Sela e deshi familjen, fisin e dellin,…por për më të shenjëten nuk kurseu fare, pra veten! I gatshëm t’i falë gjakun, sikur qe në gjendje të falë edhe më sublimen JETËN, vetëm për një dozë LIRI…, siç do zbërthehej teorema e lartëpërmendur e filozofit hungarez Petef. Sfidat të mësojnë rrugët e qëndersës miku im Ziadin!

I përshëndes përzemërsisht të dy kolegët e mij z. Saranda Iseni dhe z. Hysen Ibrahimi, për nismën, angazhimin dhe gadishmërinë e botimit të këtij libri “Dhoma 334”! Këtu janë palosur të gjitha shkrimet, komentet, intervistat, inçizimet viuzele, etj…! Prandaj, premisat e kësaj iniciative nuk janë vetëm figurative, por këtu kujtoj një urti të arsyehme, se: “Të mençurit shkruajnë, se vetëm e shkruara bëhet pjesë e historisë, qoftë edhe kur është e hidhur”! Prandaj, le të mbetet edhe kjo ngjarje e shkruar për një kronologji të dhembshme, që i dedikohet Dr. Ziadin Selës.

Krejt për fund, i FALENDEROJË miqësisht të dy autorët e librit për konsultat, sugjerimet e përbashkëta sikur edhe për besimin e dhënë, që të jem pjesë e librit “Dhoma 334, në cilësinë e redaktorit. Uroj të mos na rastisë të shtjellojmë prap përsonazhe të tilla e më së paku për vet kryepërsonazhin e librit “Dhoma 334”, z. Ziadin Sela.
Zoti të bekoftë z. Dr. Zijadin SELA…
* Albania 3. 1897


Hasan QYQALLA u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Me shkrime merret që nga viti 1976, kur botoi poezin e parë në revistën “Shëndeti”! Ka botuar në shumë gazeta e revista të kohës. Herë pas here ka bashkëpunuar edhe me mediat vizuale. Që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Gjer më tani ka botuar dhjetëra vepra, si: ”Dua të vdes shqip” botuar nga “Spektri” , Prishtinë 2004; “Robi i Lirisë” botuar nga “Mërgimi A&B”, Biblioteka “Salloni poetik” Tiranë-Prishtinë-Gjenevë 2007,; “Prekja e ëndrrës” botuar në “Globus R”, Tiranë 2009, “Arkeologji e shpirtit” botuar nga “Shkëndija”, Prishtinë, “Meshari modern”, “Buzëqeshje e trishtë” të dyja botuar nga “ADA”, Tiranë, Antologjinë 100 poet, 100 poezi, “Një shekull dritë”, etj…, si dhe ka dy përmbledhje në shtyp, dhe një roman.

Veprimtaria e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani është mjaft e ngjeshur dhe e begatë. Organizuam shumë promovime titujsh e autorë të rinjë letrar, pastaj organizuam hapje ekspozitash nëpër qytete të ndryshme. Manifestime poetike që u bënë tradicionale, si p.sh.

Takimet ”Azem Shkreli”, ”Pavarësia e Kosovës”, pa harruar ”100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës”, nxjerrjen në dritë të revistës ”Muza Shqiptare”, botime të përbashkëta me krijues, etj… gjer tek Antologjia ”Trinom i Lirisë”, që botuam në 30-vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gervallës dhe Kadri Zekës…

Projekti ynë për t’ardhmen është bërë, ndërkaq e para është Regjistrimi i Shtëpisë sonë botuese, karshi kërkesave të nevojshme dhe ristrukturimi i krijuesve në nivel të mërgatës shqiptare për Europë…

*) Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM)