Nga Hysen Ibrahimi – kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi.
FESTIVALI VII I POEZISË ”SOFRA POETIKE” – BORÅS, 2018
Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani” në Suedi, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås.
Antologjia e tretë me radhë e Festivalit VII të poezisë ”SOFRA POETIKE” në Borås, 2018, doli nga shtypi me poezitë e përzgjedhura të 60 poetëve shqiptarë, suedezë dhe të tjerë, para disa ditësh, e që do të përurohet më 31 mars 2018 në Borås gjatë festivalit.
Poezitë e përzgjedhura arrijnë të mbrojnë qëllimin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, (SHSHASHS) në Suedi dhe Qendrën Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås, (QKM), që përmes kulturave në fushën e poezisë të afrohemi me njëri-tjetrin, që ka bërë përshtypje te të gjitha nacionalitet, në veçanti te sudezët. Pra, mund të themi se është bërthamë për shkëmbimin dhe njohjen e kulturave tona – si krijues të pavarur në tërësi.
Insistimi për bashkëpunim të asociaconeve në fjalë ka qenë i hershëm, por tanimë i theksuar. Për të realizuar në plotëni këtë bashkëpunim, meritë të veçantë ka prof. Sokol Demaku, i cili me meritë përfaqëson si koordinator i shkëlqyer të dy asociacionet, që është nënkryetar i SHSHASHS-së dhe koordinator i QKM-së. Duhet theksuar se, me plot meritë ka një mbështetje të fuqishme nga këto dy asociacione kulturore shqiptare në Suedi.
Në brendinë e librit të titulluar ”ANTOLOGJI”, Borås 2018, do të hasim në poezi të preokupimit të poetëve me kultura të ndryshme, madje mund të dëshmohet bindshëm se ka afërsi kuptimesh dhe ndjenjash njerëzore të botës së qytetëruar kulturore nga poetët shqiptarë, suedezë dhe të tjerë, që janë përfshirë në këtë libër me poezitë e tyre, si: Anna Mattsson, Louise Halvardsson, Kristin Bjarnadóttir, Henrik Mimersson, Jana Ëitthed, Vllasova Musta, ThomaidhaCullufe, Vera Stremskovskaya, e të tjerë. Në këtë rast do të shohim se poetët, përmes poezisë së tyre, hedhin të gjitha dilemat e ndasive në kategori kuptimesh – se kinse poetët nuk bashkëpunuakan.
Poezia e poetes Louise Halvardsson, e titulluar Korsstygn (Punë kryq), në strofën e parë të saj, (poezi kjo e cila është vlerësuar me çmimin e parë në Angli), ndër të tjera shkruan:
Korsstygn
Min mormor broderade ord
på bonader
ord som blev till språk:Egen härd är guld värd
Var dag är en sällsam gåvaPunë kryq
Gjyshja ime mbante fjalë të qëndisura
në pëlhurë
fjalë që u bënë thënje:Vetë fortësia është vlera e arit
Çdo ditë është një dhuratë e rrallë.
Tri strofat e marra nga poezia e titulluar ”Poçet e gjyshes” të poetit tonë të madh, Dritëro Agolli , do të shohim se harmonizohen me idenë për të shkruar për gjyshërit tanë dhe thëniet e tyre.
Poçet e gjyshes
Në dimër, në fshatin tim me thëllim
Pëlcisnin nga akulli poçet me ujë.
Për mua ky ishte vërtet një dëfrim,
Për gjyshen – një kujë.“Gëzohem kur poçja pëlcet”-
Thosh gjyshi dinak te oxhaku.
Dhe gjyshja tërbohej vërtet,
Ndaj kthehej: “të plastë si poçja dhe barku.”Ah, ç’poçe! Kaluan kaq vjet…
Tani sa gjyshja ime jam plakur.
S’pëlcet asnjë poçe këtu në qytet,
Kam mall për krismën e tyre në akull.
Botëkuptimi i poetëve në rrafshin human, rrjedhimisht marrëdhëniet ndërnjerëzore, është i qëndrueshëm dhe përafron kulturat që hasim në ide të përafërta, sikurse ideja e poetes Halvardsson me idenë e poetit tonë të madh Dritëro Agolli dhe poetëve të tjerë shqiptarë.
Prandaj, është i justifikueshëm bashkëpunimi që pasqyron elemente të poezisë shumëtradicionale, me pikëpamje të përafrimit përmes kulturuave. Madje, poezia e sotme mund të themi se është moderne dhe e veçuar në frymën e hapësirave njerëzore falë teknologjisë së informatikës për shpërndarjen dhe përkthimin e saj.
Lista e pjesëmarrësve në librin e titulluar “ANTOLOGJI”:
1.Vllastova Musta 2.Jana Witthed 3.Drita Kosumi 4.Fatbardha Alimeti 5.Ibrahim Gashi 6.Ismet Tahiri 7.Kadrije Gurmani 8.Lumturi Plaku 9.Zamira Korance 10.Ndue Lazri 11.Semine Hasani 12.Thomaidha Cullufe 13.Fetah Bahtiri 14.Gladiola JORBUS 15.Viron Kona 16.Zyhdi Dervishi 17.Remzi Basha 18.Emine S. Hoti 19.Sadije Aliti 20.Shqipe Hasani |
21.Linditë Ramushi Dushku 22.Ndue Dragusha 23.Lindita Topalli 34.Bajame Hoxha (Çeliku) 25.Perparim Hysi 26.Elheme Gjyrevci 27.Kleo Lati 28.Kadri Tarelli 29.Alma Sinani Feruni 30.Jozefina Traboini 31.Lili Bimi 32.Vera Stremkovska 33.Luljeta Selimi 34.Louise Halvardsson 35.Hamit Gurgur 37.Majlinda Nana Rama 38.Ariana Bytyqi 39.Anxhela Ziso 40.Jonida Lila 41. Kujtim Mateli |
42.Nexhmije Hasani 43.Teuta Haziri 44. Sveza Daceva 45. Vaso Papaj 46.Anna Mattsson 47. Rovena Shuteriqi 48. Ibrahim Aliu 49. Kristijan Dukaj 50. Diana Çelepia Topaku 51. Viola Jusufaj 52. Dijana Toska 53. Kristín Bjarnadóttir 54. Henrik Mimersson 55. Diamanta Zalta Nikolaou 56.Nikollë Loka 57.Idriz Gashi 58.Elida Rrusta 59.Selvete Abdullahu 60.Hysen Ibrahimi |