Dokumenti Top Secret Serb, që sqaron financimin e islamit…

0
549

Miq të nderuar,

shkruan Fahri Xharra

Nuk po them me dhjetëra por janë me qindra miq ma kanë dërguar këtë faksimil “secret” serb.

Të gjithë i falënderoj, dhe një gjë më jep shpresë që vetëdija shqiptare po ngritët dhe se shumica po e shohin planin afatgjatë serb për turqizmin e shqiptarëve. Këtë faksimil të shpërndarë në rrjetet sociale m’a dërgojnë shqiptarët e te gjitha viseve shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës; nga Shqipëria më pak ( mos njohje e gjuhës serbe ). Kjo më jep guxim të them që populli shqiptar është i vetëdijshëm për planet serbe në zhbërjen tonë.

Kam shkruar dhe kemi shkruar me dhjeta herë për planet dhe projektet e Garashaninit, Çubriloviqit, Ivo Andriqit dhe Akademisë Serbe por situate që pop e kalojmë në 20 vitet e fundit e ka bërë që ato të “harrohen” nga ne, por edhe në mënyrë absolute të mos iu komunikohet të rinj në shkolla, në familje, në ndeja apo në Oda të Burrave.

Situata është shumë serioze, ne duhet të mendojmë se a do i përshtatemi planeve serbe dhe ato të kryhen me lehtësi apo të mendojmë ndryshe t`ardhmen tonë në Europë.
Nëse populli shqiptar ka mbetur në duar të të paditurve, të shiturve, injorantëve, shërbimeve speciale anti-shqiptare nga Lindja ne jemi shumë fatkeqinj.
Por jo, sepse dikush nga jashtë shteteve shqiptare po kujdeset për ne dhe nuk na ka lëshuar dorësh.

Të kaloj në tekstin e shkruar :
– Kur njerëzit tanë operativist ( mendohet në kolonën e pestë në Kosovë ) aktivizohen dhe mjaftueshëm do të mbledhim fonde nga ambasadat e vendeve islamike në Beograd , ato fonde do i dërgojmë në Kosovë për ndërtimin e xhamive. Vendet ku ndërtohen ato duhen të jenë në vend e të dukshme ( që lehtë shihen ) pra, afër autostradës. shkollave dhe qendrat e qyteteve, Xhamitë në fshatrat e mëdha duhen te dyfishohen apo trefishohen.

  • Përpos xhamive duhet të ngrihen edhe medresetë aty ku islami ka ndikim me te madh , në Mitrovicë, Vushtrri, Elez Han, Kaçanik, Dragash, Prizren.
  • Krerët e Bashkësive Islame të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnes janë nën kontrollin tonë
    ( Bias-s, pra )…
  • Në Perëndim, te deleguarit tonë ne Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë punojnë në prishjen e imazhit te shqiptarëve atje….
  • Në Kosmet ( Kosovë ) njerëzit duhen të ndihen si në vend te huaj dhe për 20 vjet Kosova do t`i përngjan Kandaharit. Vendet dhe fuqitë perëndimore do te rimendohen për shqiptaret dhe do e ndërrojnë mendje për ta dhe do te punojnë për kthimin e Kosmetit ne Serbi.

Ruana zot nga planet serbe! Zoti nuk na ruan nëse ne flemë .

Fahri Xharra, 02.08.18
Gjakovë