TCH: 14 Nëntor 2016
Pak javë pas ndarjes nga jeta të pedagogut, studiuesit, gazetarit dhe politikanit Gilman Bakalli, gazetarja Genta Popa e Top Channel, i ka dedikuar një emision jetës së tij.
Në puntatën e radhës të “Exclusive”, ajo përshkruan jetën “prej fitimtari të Bakallit”.
“Ai ishte një Akil që jetoi shkurt, por intensivisht”, thotë drejtori i Mapo-s, Alfred Lela.
Kurse gazetari dhe miku i tij, Mero Baze, shprehet: “Personazhet si Gilmani kthehen në institucione për shoqërinë. Është pak e vështirë për ta kuptuar se ç’peshë kanë kur janë. Është si puna e oksigjenit, e kupton kur të ikën”.
Tonin Gjuraj, koleg dhe rektor i Universitetit Europian të Tiranës, thekson: “Ishte simpatik, i atraktonte studentët menjëherë”.
Ndërsa administratori i UET, Henri Çili, thotë: “Të arrish të ruash sokratiken me integrimin e rëndësishëm në shoqëri, është thuajse një heroizëm. Në finale të këtij heroizmi, ai nuk mundi të vazhdonte më tej. Ndoshta si një vetëmbrojtje që në këtë luftë, ai të ishte vazhdimisht fitimtar, të ishte pikërisht vetvetja”.
Ndiqni më sipër emisionin e plotë: