DOKTORI LA BISTURINË DHE SHKOI TË PUSHOJË

0
296
Ilia Vishi

Në foto: Ilia Vishi

Kur ndahesh me një mik

Nga Enver MEMISHAJ

Mjeku stomatolog Ilia Vishi na ka lënë. La bisturinë dhe shkojë të pushojë pasi i kishte shërbyer shoqërisë në Vlorë dhe në Tiranë për 52 vjet, pa bërë pushim. Tek i shkruaj këto fjalë ende nuk më besohet se dreka që kaluam në Vishë, më 20 nëntor 2020, bashkë me Bajram Karabollin do te ishte takimi i fundit me mikun tim Ilia Gaq Vishi. Nesër nuk do ta takoj më, atë qëndrestarin, demokratin, optimistin, luftëtarin e propoganduesin e pa lodhur të proçeseve demokratike. Nuk do ta dëgjoj më zërin e tij që më uronte në çdo festë fetare e zyrtare. Nuk do ta kem më në krah në udhën e jetës.

Vdekja e zezë thirri kësaj radhe emrin e tij dhe ai shkojë të takojë shokët e gjimnazit që kishin kaluar në amëshim para tij: Hamza Ruçin që u nda nga kjo jetë në një moshë të re, Elvira Rrumbullakun që shëkleqnte në mësime dhe në jetë, doktorin buzagas Kastriot Metushin i pa lodhur për shëbimet ndaj popullit në fshat dhe qytet, doktor Kristaq Bishollën që kaloi në amëshim pak para tij, Koço Shytin nëpunësin e urtë dhe të bindur, të mirin e fisnikun Luftim Muço bashkëfshatarin tim, Mimin Mustafarajn profesorin e shkëlqyer të matematikës, inxhinjer Petraq Papajorgjin, qytetarin korrekt, dhe doktor Ziadet Muhametin që siç thoshte ai i kishin zënë duart kallo kuke operuar e shpëtuar vlonjatët.

Njerëzit e ditur janë profetët mbi tokë, Ilia Vishi ishte një profet që e gjith jeta e tij ishte punë dhe sakrificë në shërbim të shoqërisë e për ta bërë shoqërinë humane.

Ai ishte mjek dhe në planin human askush nuk mund të qortoi Ilia Vishin sepse në shoqëri e në aktivitetin shoqëror ai veproi gjithmonë në mënyrë të tillë që të mbeteshin të kënaqur të gjith ata që trokitën në derën e ambulancës së tij shtetërore dhe pas vitit 1994 private.
Me shpirtin e tij të gjerë, me inteligjencën e tij, ai dijti në çdo kohë, si dje në diktaturë dhe në demokraci ta mbajë balancën e sjelljes njerzore ajar, ai i shihte me kujdesin më të madh të dy rrafshet e ballancës të interesit të pacioentit dhe interesit vetiak.

Humanizmi tij buronte veçanërisht nga rrënjët alturiste dhe humane të prindërve e tij: aktorin e dashur humorist me famë, Gaq Vishin dhe mësuse Olimbinë, të cilët i pati si busull e model, e me shërbime humanitare ndaj popullsisë e kishte ngritur lart figurën e tij.
Sjelljet qytetare u bënë pjesë e karakterit të tij. Ai donte që të gjith njerëzit të ishin të barabartë. Ndonse u zhgënjye qysh herët nga zbatimi në praktikë i ideologjisë komuniste, alturizmi dhe humanizmi vazhduan ta karakterizojnë Ilia Vishin deri në fund të jetës së tij.
Të largohesh nga kjo jetë është njerëzore. Të jetosh dhe të shkosh me dinjitet është hyjnore, i tillë ishte miku i vlonjatëve dhe tiranasve doktor Ilia Vishi.

* * *

Mjeku Stomatollog Ilia Gaq Vishi. vdiq në Tiranë, më 5 janar 2021,pas një infeksioni viral,. Ilia lindi në vitin 1943 në Vlorë. U diplomua në vitin 1967 dhe u emërua në qytetin e Fushë Arrzit, Pukë. Ne vitin 1970, u transferua në qytetin e Vlorës, pranë Poliklinikës Stomatollogjike Qendrore, në repartin e terapisë, ku u shqua për profesionalizëm të lartë.

U specializua në vitin 1976 në terapi, ku punoi si shef i repartit deri në vitin 1989 ku u shqua për aftësi organizative dhe profesionalizëm. Pas 1994, ai doli ne profesion të lirë dhe punoi në klinikë private në Tiranë. (Kirurg dentar dhe dentist, Rruga e Kavajës 1000, telefon 068.21.36.369; [email protected])

Dëshiroj dhe ëndërroj që përvoja dhe gëzimet e jetës së dr. Ilias të jenë përvoja dhe gëzimi për djalin dhe vajzën e tij, që la pas.

Ne kurrë nuk mund t’i kthejmë në jetë ata që kalojnë në amëshim. Ne kurrë nuk mund t’ua shlyejmë borxhin që kemi ndaj tyre. Por ne kemi detyrën t’i nderojmë e t’i kujtojmë për jetë ata.

Prandaj ju ftoj ta kujtoni ashtu si qe, vital dhe i qeshur dhe ai do te na flasi edhe me mungesën e tij.

Nderim dhe respekte të pa fundme për qytetarët që shkruan në kujtim të Ilia Vishit: Vigjilent Xhaferi, Drita Agaj, Harallamb Fandi, Donika Canga, Yllka Hoxha, etj.