DOKTORATURË QË NA NDERON TË GJITHËVE

0
949

ATË ALDO SKODA PASHKJA MERR VLERSIMIN MË TË LARTË NË UNIVERSITETIN PAPNOR LATERANENSIS.

Në Universitetin Papnor Lateranensis në Romë, kleriku shqiptar nga Shkodra, Atë Aldo Skoda Pashkja, ndërkohë dhe pedagog në Universitetin Papnor Urbanian po në Romë, në një diskutim publik mbrojti disertacionin për doktoraturë me temë “Për një pastorale interkulturore me fëmijët e emigrantëve” dhe merr velrsësimin më të lartë.

Ishin mbledhur dëgjues të shumtë, kolegë, pedagogë, familjarë nga Shkodra, bashkatdhetarë, etj, Të ftuar ishin dhe nga Ambasada jonë.

Atë Aldo Pashka, në paraqitjen që i bëri doktoraturës së tij, sintetizoi se ndodhemi para një dukurie në zhvillim, emigracioni, ku na paraqiten dy breza, i pari, i quajtur si “gjenerata e sakrificicës” ose “gjenerata urë” dhe gjenerata e dytë, ajo e fëmijëve të tyre.

Sipas autorit të doktoraturës kemi takime kulturash mes asaj që lihet dhe asaj që gjendet në vendin ku shkohet dhe kjo nuk duhet të jetë as pengesë e as përplasje, por të shërbejë si ndërveprim dhe si pasurim i shoqërisë. Po kështu përafrohen dhe besime e ndryshme fetare si dhe ajo e gjendjeve të ndryshme ekonomike. Për këto ndryshime e disnivele duhen veprime integruese të nevojshme dhe humane patjetër, lehtësuese, ku Kisha në vetvete luan rol me rëndësi, si një mbështetje shpirtërore dhe jo vetëm, e dobishme në zgjidhjet e duhura, etj, etj.

Moderatorja e doktoraturës, Profesoresha Chiara Palazzini, e vlerësoi punën 4 vjeçare të Atë Aldos Pashkjas si serioze dhe të ndershme dhe me kompetente. Po kështu dhe profesorët relatorë të komisionit.

Rektori i Universitetit Papnor Lateranensis e vlerësoi punën, madje sugjeroi botimin e saj si një vepër të veçantë, ku ndërfutet dhe përvoja vetanake. Më pas ai në gjuhën latinisht, sipas ritualit, e shpalli fitues të titullit “doktor” Atë Aldo Pashkian, duke marrë vlerësimin më të lartë.

Një brez i ri shqiptarësh është shkolluar dhe po shkollohet në universitete të njohura të Europës dhe Amerikës, etj, duke shtuar besimin në aftësitë intelektuale të të rinjve shqiptarë dhe besimin në të ardhmen, që, edhe me ta, do të bëhet më shumë në dobi të vendit.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar