Dod Doçi, një model fisnikërie dhe humanizmi

0
1773

Në foto: Dod Doçi, para Kishës Shën Maria në Lurë

Nga takimi me Papa Gjon Palin II dhe Papa Françeskun, tek investimi për Kishën Shën Maria në Lurë

Nga Gëzim Loka

Rrugët nga ecim dhe lëmë përditë gjurmët tona, vjen një ditë dhe na kthehen në kujesë si mirazhe drite, oaze të mrekullueshëm ku pikëzohet e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja, në kërkimin e botës së vlerave, për brezat e sotëm dhe të nesërm. Këto mendon Dod Doçi, ish inxhinier i talentuar, biznesmen, njeri me kontribute shoqërore e humane, që në jetën e tij ka qenë dhe mbetet një model sjellje e përkushtimi për dijen, progresin, të mirën, duke lënë pas shenja mirënjohje dhe respekti nga brezat.

Doda është krenar për Lurën e tij të një mijë e një mrekullive, për atë vis ku më së pari i ka rënë koka dhe ku mësoi filozofinë e odave të mençura luriane, për prindërit e tij, për të atin Lleshin, një ikonë e mendjmprehtësisë luriane, për gjyshërit e tij të urtë e fisnikë, për derën e madhe të Doçeve me kontribute të shuquara në histori, që nga Llesh Doçi i Parë i treqind duvakëve, deri në ditët tona…

Kur ulesh në odat e vjetra të Lurës, ku ende është në këmbë muhabeti i thekur e me rrotulla, por dhe në kafenetë luriane në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër e gjetkë, madje gjer në emigrim, në diasporën e vjetër e të re, dëgjon fjalët më të mira për Dod Doçin, birin lurian që iu është gjendur bashkëmalësorëve të tij fisnikë në të mirë e në te keq dhe ka qenë e mbetet gjithmonë një derë e hapur për hallet dhe nevojat e tyre. Me emrin e këtij pinjolli të derës së shquar të Doçit në Lurë lidhet jo vetëm një histori suksesi personal e familjar, por dhe një rrugë kontributi për komunitetin lurian.

Jo vetëm në komunitetin e lurianëve, por dhe në komunitete të tjera, që e njohin, për Dodën të flasin me respket e konsideratë, me dashuri e mirënjohje. Të bëjnë për vete thjeshtësia dhe çiltrsia e tij, komunikimi i ngrohtë, intelekti natyral dhe mirësia, mprehtësia dhe zgjuarsia jo vetëm për të gjetur fjalën e duhur në oda e kuvende, por mbi të gjitha për të vepruar bukur dhe në përputhje me interesat e Lurës dhe të lurianëve.

Që kur nisi rrugëtimin e karrierës së tij si inxhinier i ri në Firezë, në veprën madhore të dritës, mes vështirësishë të shumta, në jetën e djaloshit të dikurshëm, plot ëndrra dhe pasion do të rridhte shumë ujë në kohë dhe ai dalëngadalë, por me hap të sigurtë, do të rritej, maturohej e fisnikërohej, duke përfaqësuar denjësisht vlerat e Lurës së tij dhe të derës së Doçe, që ka dhënë aq shumë në analet e historisë luriane dhe të krejt kombit.

I ati i Dodës, Llesh Doçi ka qenë një burrë mentar e vizionar, që bëri shumë për Lurën dhe ajo e ka gdhendur emrin e këtij burri të shquar në kujtesën e saj, për ta përcjellë me nderim e respekt nga brezi në brez. Lura dhe qëndresa e saj shumëshekullore i ka themelet tek Llesh Doçi i Lurës i Parë, tek prijsi i Derës së Parë të Lurës, që vuri në zbatim idenë e treqind duvakëve, e cila është guri themeltar i historisë së vjetër të trojeve luriane e dibrane.

Doçi ka dhënë kontribute në të gjitha epokat e historisë kombëtare, duke lënë shenja të një vazhdimësie qëndrestare për liri dhe dinjitet shoqëror. Doda përpiqet ta mbajë gjallë traditën e të parëve të tij, duke vështruar përtej hundës së tij, përtej interesave të ngushta private, duke këmbëngulur që të ruajë vazhdimësinë e lidhjeve me vendlindjen, jo me fjalë të kota, por me vepra konkrete në shërbim të komunitetit lurian.

Dod Doçi i Lurës, investoi në mjete monetare dhe në gjithçka tjetër dhe e ngriti nga themelet e saj rrënoja Kishën Shën Maria në Lurë, e cila thuhet se i përket vitit 1418. Kjo kishë është një nga 275 kishat katolike më të hershme shqiptare. Kjo vepër kulti e arti, e rrallë për nga ndërtimi në kompleks i saj, u përurua në tetor 2014 në jehonën e Vizitës së Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku në Shqipëri.

Edhe në kohën e mbylljes së kishave e xhamive, kur mbetën vetëm disa murana të saj në formë rrënojë, vinin këtu tek ky vend kulti besimtarë luras, veçanërisht të moshave të vjetra që nuk mund të ndahehsin lehtë nga besimi, kjo trashëgimi e shpirtit dhe gjakut të tyre në breza.

Brenda në Kishën e rindërtuar dhe komplektuar me gjithçka ndodhen Dod Doçi ka vendosur dhe 4 portrete të Papa Klementit XI–Albani, të Papa Gjon Pali II, të Papa Françeskut, të Shën Nanë Terezës, katër emra që do të thonë shumëçka për shqiptarinë, për lidhjet e shqiptarëve me katoliciizmin, si vlerë universal e Perëndimit dhe krejt qytetërimit botëror.

Gjatë vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, një ndër pjesmarrësit e vlerësuar, elitar, në ceremonitë protokollare në Tiranë, ishte dhe Dod Doçi, biznesmeni i njohur lurian, presidenti i kompanisë “Lura”, veprimtarin atdhetar dhe njeri me kontribute shoqërore humane gjithëshqiptare. Kjo jo vetëm për kontributet e tij për zbutjen e varfërisë dhe plagëve sociale në vendlindjen e tij Lurë e më gjërë, për lidhjet e tij të forta familjare e farefisnore me katolicizmin, por dhe për faktin se shumë kohë para kësaj vizite historike, më 19 tetor 2003, Dod Doçi qe takuar edhe me Papa Gjon Pali II, kur ishte në Vatikan me familjen e tij dhe 50 vetë nga firma “Lura” për të marrë pjesë në Ditën e Lumturimit të Nanë Terezës.

Dod Doçi do të qe i pranishëm dhe në Ditën Fatlume të 4 shtatorit 2016, kur Papa Francesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan dekretoi në mënyrë solemne e festive Shenjtërimin e Nënë Terezës, simbolit më të madh të botës shqiptarem duke e shpallur atë Shenjtore e Krishtërimit.

Deviza e tij është të bëjë për të tjerët atë që do të donte të bënin të tjerët për të, sipas parimit biblik, që ka mijëra vjet udhëheq në këtë botë njerëzit humanë, idealistët dhe progresistët.

Ai ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë, iu është gjendur lurianëve në të mirë e në të keq, ka sponsorizuar veprimtari të ndryshme kulturore, artistike dhe evenimente historike, si bie fjala, një përkujtesë për Dom Nikoll Kaçorrin, simbolin më autentik të Lirës, iniciator i të cilës ishte autori i këtyre radhëve, etj.

Për këto kontribute humane e qytetare Dod Doçi dekorohet nga Presidenti i Republikës me Urdhërin e Artë “Nënë Tereza”, inxhinierin e talentuar, me veprimtari të gjërë humanitare.

Me 24 mja 2015, ditën e Shënkollit, një festë kremtuese gjithëpërfsjhirëse për këtë trevë, ish komuna e Lurës e bën Dod Doçin “Qytetar Nderi” të Lurës. Gjithashtu Doda ka marrë çmimin “Pjetër Bogdani” nga ACAFS. Bashkia e Durrësit, kryetari i saj Vangjush Dako, i akordon Dod Doçit titullin “Mirënjohja e qytetit të Durrësit”.

Doda është modest, i komunikueshëm, korrekt, i gjendshëm, praktik, me intuitë të hollë për punën dhe njerëzit, duke tentuar në çdo hap të jetë sa më i vlefshëm për ata që e rrethojnë, që nga punëtorët dhe punonjësit, me të cilët ka të bëjë çdo ditë, tek miqtë, të afërmit, bashkëpunënëtorët, të cilët gjejnë tek ai një model për t’u ndjekur.

Kur fjala bie për Dod Doçin, burrat e zgjuar lurianë shprehen me fjalët më të mira, duke e vlerësuar jo vetëm si një model suksesi, por mbi të gjitha si një model sjellje fisnike, mirësie dhe fisnikërie. Gjithçka në veprimet e tij motivohet dhe udhëhqet nga dashuria për Lurën dhe lurianët e tij, dashuri të cilën ai e quant ë shenjtë.

Urtësia e tij, zgjuarsia dhe intelekti, fisnikëria dhe mirësia, shpirti human dhe gadishmëria për të ndihmuar lurianët, janë disa cilësi të Dod Doçit, që ai i përcjell çdo ditë në punën dhe biznesin e tij, në çdo gjurmë që lë pas në kohën e tij të ngarkuar me ide, qasje e projekte, por mbi të gjitha me mirësi e fatbardhësi për Lurën e tij.

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar