Diskursi politik
Pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit në çdo mjedis ka specifikat e veta, ku në veçanti ka të bëjë me mjediset heterogjene nga aspekti nacional ku në pluralizëm manifestohet bindshëm përmes subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Madje në sajë të mbeshtetjës së subjektëve politike përmes votës kemi diferencimin politik e territorial që përcakton më pas formimin e qeverisjës lokale apo ate shtetërore. Në sajë të rrjedhave shoqërore në të kaluarën mjediset multinacionale janë specifike si nga aspekti historik, social, arsimor e kulturor. Ndërsa te elektorati votues shqiptar në Mal të Zi është e pranishme dukuria e dobësimit të kohezionit politik në sajë të zhgënjmit në subjektët nacionale por edhe të veprimit perfid të pushtetit kundër identitetit politik të shqiptarëve në këtë mjedis qe nuk paraqet befasi se ky është misioni i tyre politik, që shqiptarët të kenë sa me pak përfaqësues autentik, e ata mundësisht të jenë pa integritet personal e profesional dhe të jenë veshur me kostumin e pushtetit(!).
Dr. Nail Draga
Në kuadër të skenës politike në pluralizëm janë të pranishme subjekte të ndryshme politike që sipas programeve janë qytetare dhe nacionale, ku këta të dytat përfaqësojnë popujt e ndarë, apo pakicat kombëtare. Nga miratimi i pluralizmit një diferencim i tillë partiak është bërë dukuri e të gjitha vendeve të ish kampit socialist, duke dëshmuar së në monizëm nuk është realizuar në praktikë barazia qytetare e nacionale, edhe pse pushtetet ideologjike në mënyrë demagogjike propagandonin një vizion të tillë. Dhe nga një qendrim i tillë nihilist i pushtetit ndikoi në formimin e partive nacionale, të cilat janë bërë pjesë e mozaikut politik pluralist.
Skena politike pluraliste
Në fillimet e pluralizmit (1990) në Mal të Zi shqiptarët u bënë pjesë e skenës politike duke mbeshtetur subjektin e tyre kombëtar LDMZ në mënyrë plebishitare, që u dëshmu në zgjedhjet e para pluraliste(9.12.1990). Por, në këtë kohë duhet thënë se ekzistonte një numër simbolik i shqiptarëve që ishin anëtar apo simpatizant të partive të ashtuquajtura qytetare në Mal të Zi, siç ishin liberalët dhe socialdemokratët, ndërsa ish komunistët tani me emrin e transformuar në DPS ishin të pakët.
Por, pas përçarjës përkatësisht të dekompozimit të kësaj partie në vitin 1997 dhe ndarjës në dy pjesë(DPS dhe SNP), në zgjedhjet parlamentare në vitin 1998, gjendja ndryshoj dukshëm në favor të DPS-it, ku një numër i konsideruar votuesish shqiptar mbeshtetën ate kryesisht në nivel shtetëror. Por, me kalimin e kohës virusi i përçarjës e përfshiu edhe shqiptarët ku nga dalja në LDMZ, u themelu subjekti tjetër UDSH (1993), e më pas edhe disa të tjera (PPD, FORCA, ASH, PD, LDSH…), duke qenë ngarkesë e tepërt për një mjedis me elektorat të vogël, që nuk është në favor të shqiptarëve në këtë mjedis.
Votuesit shqiptar dhe partitë qytetare
Depertimi i partive politike qytetare në elektoratin votues të shqiptarëve me premtime për vende pune e forma të tjera, dëshmon për strategjinë e tyre në dobësimin e kohezionit dhe dekompozimin e partive nacionale. Nuk ka dilemë së kemi të bëjmë me politikë perfide nga ana e pushtetit(DPS, SD) kundër partive nacionale, për të ulur ndikimin e tyre në mjedisin përkatës, ku zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin(2018) dhe këto parlamentare(2020) janë dëshmi autentike e një kostatimi të tillë.
Kështu në sajë të dhënave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30.8.2020, në Ulqin kanë marrë pjesë 13505 votues, ku vota të vlefshme ishin 13371. Nga ky numër votash subjektët politike shqiptare të përfaqësuara me dy lista(Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar) kanë fituar gjithsej 5864 vota, që është 43.86% e votave të përgjithshme ndërsa ata jo shqiptare përkatësisht qytetare 56.14%. Befasus ishte votimi me 4001 vota për DPS-in, apo 29.92% duke qenë subjekti me i votuar në nivel komune duke marrë parasysh krizën ekonomike, papunësinë dhe emigrimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga ky mjedis(!?).
Ndërsa nëse e analizojmë të njëjtën gjendje në komunën e Tuzit nga 8270 votues sa kanë marrë pjesë në zgjedhje, ku të vlefshme ishin 8197, për dy koalicionet shqiptare kanë votuar 3712 qytetarë apo 45.26% e votave të përgjithshme. Ndërsa edhe këtu partia e dytë ma e votuar është DPS-i me 2619 vota apo 31.95% e votave të përgjithshme.
Të dhënat për këta dy komuna janë dëshmi e dobësimit të kohezionit të elektorati shqiptar, duke u larguar nga partitë nacionale e mbeshtetur DPS-in, por edhe parti të tjera të profilit qytetar, që nuk është në favor të statusit politik të shqiptarëve në Mal të Zi.
Votimi sipas bindjës apo imponimit
Duke marrë parasysh se çdo kush është i lirë të votoj sipas bindjës dhe vullnetit personal votimi i partive qytetare nga shqiptarët mendoj se kanë ndikuar disa faktorë e ato janë:
1. vazhdimësia e traditës se personave apo familjeve që kanë pasur lidhje me pushtetin monist,
2. Interesat personale e familjare, përmes punësimit apo premtimeve të ndryshme,
3. Zhgënjimi nga veprimet jo parimore të partive nacionale të shqiptarëve dhe
4. Veprimi perfid i pushtetit në dobësimin e kohezionit politik të elektorati votues i shqiptarëve.
Rrezikimi i identitetit politik
Nuk ka dilemë se një veprim i tillë nuk është i rastit e as demagogji por strategji e pushtetit për dobësimin e ndikimit politik të subjektëve politike nacionale të shqiptarëve, në kohezionin e tyre me pasoja për identitetin politik në këtë mjedis multinacional dhe multikulturor. Dhe nga një veprim i tillë nga ana e pushtetit nuk ka dilemë së bie ndieshëm numri i votuesve të partitë politike shqiptare, duke ulur peshën e tyre për të fituar mandate të këshilltarëve apo të deputetëve. Pikërisht nga një situatë të tillë me kalimin e kohës subjektët politike të shqiptarëve në sajë të mos mbeshtetjës ata humbin arsyen e ekzistimit dhe me kalimin e kohës do të fshihën nga skena politike.
Në këtë aspekt kujtojmë ligjin zgjedhor (2011), ku shqiptarëve iu mohuan të drejtat e arritura , sepse nga pesë deputet që kishte mundësi më dhënë njësia e veçantë në vendvotimet shqiptare, ajo u eliminua, duke iu përcaktuar mundësinë e re ligjore prej tre deputetësh, duke qenë diskriminues për shqiptarët në Mal të Zi. Dhe një ligj i tillë do të vazhdojë gjithnjë,sepse për tu ndryshuar për momentin nuk ka gjasa se duhen 2/3 e deputetëve, ku shumica aktuale nuk i ka.
Andaj, në lidhje me këtë çështje mbetet të pritet kohë më e mirë, sepse pushteti aktual ka vepruar në mënyrë përfide për zbehjen e identitetit politik të shqiptarëve, duke depërtuar në elektoratin votues shqiptar me të gjitha mjetët e mundshme. Një veprim i tillë është kundër barazisë qytetare e nacionale, duke mos respektuar standardët ndërkombëtare, sepse në vend që të kërkoj vota në mjediset tjera sllavishtfolëse në veri e gjetiu në Mal të Zi, ato iu drejtuan elektoratit votues shqiptar, duke dëmtuar kohezionin e tyre politik. Dhe nuk është çudi se ky është misioni i tyre politik, sepse iu intereson që shqiptarët të kenë sa me pak përfaqësues autentik, e ata mundësisht të jenë pa integritet personal e profesional si dhe të jenë veshur me kostumin e pushtetit(!).
Heshtja dëshmi e interesave personale
Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me subjekte politike të ashtuquajtura qytetare, përkatësisht malazeze, shqiptarët në kuadër të tyre që ishin pushteti ekzekutiv(2016-2020), ata vazhdimisht kanë heshtur, të pa interesuar për ndonjë kërkesë e cila do të ishte në favor të avancimit të pozitës së shqiptarëve në këtë mjedis.
Përvoja e deritashme është zhgënjyese sepse deri më tash nuk kemi pasur rast të degjojmë se në ndonjë takim apo forum partiak(DPS, SD) të jenë trajtuar çështje të kësaj natyre. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse individët e tillë aty janë për interesa personale, e jo të trajtojnë çështje preokupuese për popullin që i përkasin.
Politizimi i shkollave
Politizimi i arsimit përkatësisht i shkollave përmes procesit të punësimit të kuadrit arsimor e në në veçanti të zgjedhjes së drejtorave në pluralizëm ka marrë përmasa shqetësuese. Një veprim i tillë dëshmon qartë se nuk merren parasysh vlerat profesionale dhe ato shoqërore, por përshtatshmëria e individit dhe përkatësia partiake, pothuaj identike si ne kohën e monizmit. Madje përmes ligjit iu është mohuar e drejta për të zgjedhur drejtorin edhe ograneve të shkollës siç janë: këshilli i arsimtarëve, këshilli i prindërve e këshilli i shkollës. Dhe ne raste të tilla nuk është befasi qe vet drejtori bëhët militanti më i dukshëm për partinë qe e ka vendosur në atë funksion. Madje suksesin e tij e vleresojnë me numrin e votave qe ka siguruar ne kolektivin ku punon dhe më gjerë. Një veprim i tillë në Mal të Zi nuk është çështje e panjohur, por pyetja bëhët se deri kur do të kemi politizim të shkollave, dukuri kjo që nuk është në favor të procesit edukativo-arsimor dhe të shoqërisë demokratike.
Misioni i mësimdhënësve
Në mjediset demokratike në sajë të vullnetit të tyre në votime marrin pjesë qytetarët të cilët janë të ndryshëm në aspektin social, profesional, nacional e fetar. Por, pjesëmarrja në procesin e votimit të punonjësve të arsimit paraqet çështje të veçantë, nga vet fakti se arsimtarët janë persona publik me mision edukimin e brezave të tërë në mjedisin përkatës.
Por, e veçanta në këtë aspekt ka të bëj më mësimdhënësit të cilët japin lëndët e identitetit kombëtar, të cilët kanë mision të veçantë që dallohen nga ata të lëndëve të tjera mësimore. Fjala është për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme më mësim në gjuhën shqipe. Nuk mund të kuptohet dhe të pranohet qe arsimtari i lëndëve të identitetit kombëtar si gjuhë shqipe e letërsi, histori e kulturë muzikore të votojë partinë qytetare përkatësisht malazeze e jo ate nacionale(!?). Dhe jo vetëm kaq, por të jenë edhe zëdhënës i tyre në fushatë e pas saj(!).
Parimet e humbura
Një veprim i tillë është i papranueshëm sepse te tillët nuk i duhen subjektit qe e votojnë, sepse ata nuk e votojnë se kanë parime por kanë interesa personale. Si të tillë thënë më së buti ata e kanë të zbehur autoritetin pedagogjik në vendin e punës sepse si mund të jenë edukator i respektuar dhe i besueshëm për nxënësit dhe prindërit e tyre me veprimin refuzues ndaj identitetit kombëtar. Jo se mësimdhënësit tjerë janë ma më pak mekate, por ata të lëndëve të identitetit kombëtar një veprim i tillë është i papranueshëm dhe i gjykueshëm për opinionin e gjerë në mjedisin përkatës.
(5 Tetor 2020)