Do të ishte mirë që në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të mos kemi lëvizje të udhëheqjes (lartë-poshtë dhe anasjelltas)!

0
244
Skanderbeg square in Tirana

Në vend të debatit

Shkas për rubrikën time (në vend të debatit) ishte deklarata skandaloze e Monika Kryemadhit, kryetare e LSI-së e cila duke folur për atmosferën e zgjedhgjeve parlamentare në prill të vitit 2021 në Shqipëri, e kishte dridhë sikleti se ku do të mbetëj pas mandatit të kryetarit të shtetit të bashkëshortit të saj Ilir Meta (sic!).

Monika Kryemadhi, duke ia qarë (hallin) se ku do të mbetej e ku do të sistemohej (veçse jo si kryeministër), sepse kjo pozitë do të marrë kryetari i PD-së dhe të “Opozitës së Bashkuar” Lulzim Basha…(sic!).

Për të rahatuar burrin e saj Ilir Meta, sot kryetar i shtetit shqipar, që në vitin 2021 e kryen mandatin kushtetues si i pari i shtetit shqiptar, Monika pa hezituar dhe, si thonë në Drenicë pa i ardhë fare marre (turp) sikur shtetin shqiptar dhe ketë Shqipëri me halle shumë dhe kokëdhimbje ua ka lënë baba si “testament”(sic!) pa e kryer mandatin Ilir Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi mendon si ta rahatojë të dashurin e saj se ky njeri pa “politikë” nuk mund të jetojë si peshku pa ujë (sic!).

Çfarë është kjo…? Çfarë debati kemi dëgjuar nga Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së dhe gajlet e saj për burrin Ilir Meta se ku do të mbetët pas mandatit të kryetarit të shtetit shqiptar…?!

Çfarë kohe pa kohë…! Ruaje Zot Shqipërinë prej shqiptarëve, do të thoshte Faik Konica në kohën e tij.

Do të ishte mirë që sovrani i votës së lirë në Shqipëri dhe pse edhe në Kosovë, të bëjë disa rregulla demokratike dhe mos të bëhet modë e dalur prej kohes, që udhëheqja shqiptare në institucionet kryesore të shtetit (Presidencë-Qeveri) të ketë lëvizja nga lartë-poshtë dhe anasjelltas, ndonëse me këto lëvizje të politikës (kareriste) po e dëmtojnë shumë rrugëtimin e të dyja shteteve Shqipëri-Kosovë, kur e kur po vonohemi për integrimet tona në institucionet relevante në BE dhe ato financiare për zhvillimet dhe finanacimet e kaheve të ekonomisë që ka ngelur në vend dhe, kështu nesër do të jetë vonë për shqiptarët…!

E kohës: Pas përfundimit të mandateve kryesore të shtetit, zyrtarët e lartë duhet të mos lëvizin në vijat (lartë-poshtë dhe anasjelltas) sa për të zënë një vend të punës apo si thonë shkurt e shqip: Me hi në punë të re… (sic!).

Jo më lëvizje të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Shqipëri dhe Kosovë (lartë-poshtë dhe anasjelltas), ndonëse e kemi lënë në histori kur në komunizëm burrat e dheut qëndronin në vend udhëheqëse të larta derisa u binin dhëmbët… (sic!).


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]