DO TË DOJA TË ISHTE GJALLË TË NA PRINTE ME SHARMIN E TIJ PREJ NJË INTELKTUALI VËRTETË LIDER

0
1859

Nga Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv, 2 dhjetor 2017

Data e 2 dhjetorit 1944, e lindjes së Kryetarit Rugova, duhet të hynë si njëra ndër datat më me rëndësi të popullit shqiptar në Kosovë dhe më gjerë, pasi që Ibrahimi Rugova dhe ndikimi i tij, për ti përkrahur, mbështetur dhe afirmuar kërkesat e tona, përfshiu tërë trojet etnike shqiptare, pa dallim. Kjo datë e 2 dhjetorit 1944, sa simbolike aq edhe domethënëse, sepse lindja e Ibrahim Rugovës ishte shpëtim i popullit shqiptar në Kosovë, Iliridë, Luginë të Preshevë, Mal të Zi dhe së fundmi diti t’i orientoj me busullën kombëtare shqiptare kërkesat legjitime të Kosovës drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tonë të Evropës.

Sot e 73 vite më parë kur lindi ideatori, arkitekti, legjenda e pavarësisë së Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, lirisht mund të themi se ishte LIND-SHPËTIMI I KOSOVËS.

Lindja, rritja dhe burrëria e tij, e deri te dalja e tij në skenë, edhe pse me sakrifica të mëdha, ishta fat i madh i Kosovës. Presidenti shpirtëror e historik i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, që nga dalja e tij në skenën politike, arriti me një mençuri të jap frytet e para prej një lideri shqiptar që i kishte munguar popullit tonë, duke i fuqizuar dhe kanalizuar rrugët, se kah dhe si duhet shkuar Kosova, duke e përsëritur në mënyrë konstante ”Protektorat Ndërkombëtar, drejtë pavarësisë së Republikës së Kosovës në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kështu, Ibrahim Rugova në politikë shfaqet si personazh i vetëm me vizione të larta patriotike, kombëtare, duke mos pranuar kushtëzime nga askush kur ishte në pyetje pavarësia e Republikës së Kosovës apo çështja shqiptare, sepse vet ishte i pastër si loti.

Dituria dhe mençuria e tij, arriti që ta shpëtoj nga kthetrat Kosovën, që ishin pranë zhdukjes definitive të saj, nga pushtuesi serbo/sllav.
Vetëdija e lartë kombëtare e Presidentit Rugova, prej një vizionari pro prendimor, dhe përcaktim të kjart drejtë perendimit, eliminon çdo dilemë të botës perendimore se a duhet tani që të ndihmohet populli Shqiptar për t’a mbështetur drejtë pavarësisë së Kosovës. Jo rastësisht e thoshte kryetari Rugova, se ndëmjetësuesi i bisedimeve për Kosovën për ta respektuar realitetin janë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu desha që përmes këtij shkrimi, ta kujtoj njeriun më të madh të kohës, e ta kujtojmë çdo herë në ditëlindjet e tij, e ti themi se p ona mungon shumë.

Do të doja që ta kishim gjallë, e ta përgëzoja për të gjitha këto të arritura të tij. Do të doja të shkoj në Prishtinë e ta uroja për ditëlindjen e 73-të të tij. Do të doja të ishte gjallë, të na printe me sharmin e tij prej një intelektuali vërtetë lider.
Bekimi dhe mëshira e Zotit qofshin në mëshirën e tij.