DJE, NË NJU JORK U VARROS VILSON PËRLLESHI – BIRI I FAMILJES PERLLESHI DHE GJAKU I GJAKUT TIM

0
770
Vilson Përlleshi

Shkruan: Lekë Mrijaj

Telegram ngushëllimi familjes e mikut tonë të shumfishtë dhe të shtrenjtë,
veprimtarit të mirënjohur shqiptar, z. HIL PËRLLESHI,
me rastin e kalimit në amshim të birit të tij-VILSONIT

I dashtun miku im i shtrenjt, HIL PËRLLESHI,
E dashtuna DADA MARI,
Bashkëshortja e VILSONIT dhe fort të dashtun fëmijë e vëllezër të VILSONIT!
I dashtuni DAJA i të ndjerit baca TOMË,
……
E nderuara familja PËRLLESHI, sot në oret e hershme të mëngjesit me keqardhje pranuam lajmin e trishtë për kalimin në amshim të birit, bashkëshortit, babait, vëllait, nipit fort të dashtunit VILSON PERLLESHIT, ndaj LUTENI në emrin tim personal dhe të familjes së ngushtë dhe të gjerë MRIJAJ nga Zllakuqani e Klina, pranoni ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për kalimin në amshim të VILSONIT apo me konkret po e themi: “DJALOSHIN E GJAKUT TË GJAKUT TIM”.

Fort të çmuar familjarë e farefis i të ndjerit po e potencoj se edhe pse jemi larg jush, me gjithë zemër jemi pjesë e kësaj dhimbje të rëndë me ju dhe të tërë familjen e farefisin tuaj që i keni për zemër…

Ikja e nipit tonë të dashtun është një humbje e madhe për familjen e tij, përfshirë babain HILIN, dadën MARI, Bashkëshortën, fëmijët, vëllezërit, dajët e tij dhe mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, përfshirë edhe KISHËN KATOLIKE DHE APOSTOLIKE SHQIPTARE.

Nipi ynë VILSONI ishte shembull i shkelqyer, njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e miqve, shokëve dhe mbarë të dashurve të tij, ndaj si të tillë edhe ne bashkëndajm dhimbjen me juve dhe nuk do ta harrojmë asnjëherë, pra veprat e tija të mira do ti trashegojmsë bashku përjetësisht..

Ai, përjetësisht do të mbetet në mbamendje si një djalë, bashkëshort, baba, nip shok i dashtun dhe i mrekullueshëm për të gjithë të dashurit e tij, pikërisht një djalë tejet energjik për kontributin, besimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj familjes, miqve, shokëve, dajëve, komunutetit mbarë shqiptar dhe KISHËS, në të cilën besonte me devotshmëri…

E dashtuna familje PËRLLESHI, i dashtuni BACA TOMË edhe familja MRIJAJ bashkëndanë dhimbjen me JU, pra LUTEMI, që DHIMBJEN TA SHËNDRRONI NË URATË QË TË BËHET FORCË PËR JU, njëkohësisht për t’i dhënë lehtësi dhe freski, që trupi i të ndjerit të prehet dhe të pushojë në qetësi në amshim!

ZOTI ju lashtë shnosh dhe ju dhashtë forcë juve dhe familjes tuaj të ngushtë dhe të gjerë, për ta tejkaluar këtë moment të vështirë morti.

I përhershëm qoftë kujtimi për të dhe i lehtë i qoftë dheu. Jepja o Zot pushimin e pasosur, pushoftë në paqe me Krishtin, u Lut për të gjithë të dashurit e tij të botës tokësore.

Me shume respekt, në emër të familjes Mrijaj nga Zllakuqani dhe Klina e Kosovës, ju ngushëllon Lekë Mrijaj, publicist e gazetar i pavarur shqiptar.

Klinë, 21 prill 2020.


Telegram ngushllimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit” me rastin e ndarjes nga jeta të Vilson Përlleshit – pinjoll i familjes atdhetare Përlleshi

I nderuar Hil Perlleshi, babai i Vilsonit,
I nderuar Tomë Mrijaj, daja i Vilsonit,

Sot me dhimbje të thellë e morëm lajmin për humbjen e djalit dhe nipit tuaj Vilson Perlleshi. Humbja e Vilsonit na preku në shpirt, për faktin se ishte ne moshën diellore të pjekurisë, ku ishte duke e jetuar jetën dhe ishte duke i dhënë familjes e shoqërisë përkrahje të madhe. Familja Perlleshi gjatë shekujve ka dhënë një kontribut të çmuar kombëtar si në trojet etnike shqiptare ponjashtu edhe në Diasporë aty ku ka jetuar dhe vepruar. Edhe Vilsoni duke qenë një djalë me një trung të fortë kombëtar si dhe nip i atdhetarit Tomë Mrijaj, ai në të dy anët ishte i brumosur me dashurinë ndaj atdheut.

Në këto momente të vështira që po kaloni ju si familje duhet të bëheni të fortë dhe dhimbjen ta përballoni më forcën e mendjes dhe shpirtit për faktin së po kalojmë rrethana të vështira në këtë kohë epidemie e cila nuk po pyet as për moshën e as për gjininë dhe as për kombin. Shoqata “Trojet e Abrit” ju ngushëllon me fjalët tradicionale shqiptare: Zoti ju laftë shnosh! Vilsoni pushoftë në amshim dhe ju familje e nderuar Perlleshi gjeni ngushllimin tek fëmijët e Vilsonit, që janë pasardhës të denjë të familjes atdhetare Perlleshi.

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit” ju ngushëllon nga thellsia e Shpirtit!
Nue Oroshi – kryetar


LETËR FALENDERIMI NGA FAMILJA PERLLESHI,
PËR Z. TOMË MRIJAJ, NEW YORK

Shkruan: prof. Ndue Përlleshi

I nderuri miku i shtepis Tom Mrijaj. Me rastin e ndarjes se fundit nga nipi jonë i dashur, Vilson Hil Perlleshi, ndarje e cila na varferoj pa mase ne kete gjendje te jashtzakonshme, rast i cili na preku ne shpirt, duke na lan nje vend te zbrazet ne tryezen familjare, ne shtepi, vllazni, miqesi, e shoqeri.

Kjo humbje e madhe qe ne e perjetuam ne keto dit te erreta te prillit do te mbetet ne zemrat tona si nje vule e pa shlyer gjersa ne te jetojm mbi ket toke duke kujtuar koh pas kohe me mall e dashuri jeten e tij, sinqeritetin, buzeqeshjen e embel, perqafimin e ngrohtë si dhe dashurinë e pakrahasuar qe pati ndaj familjes, bashkeshortes dhe femijvet qe i deshti pa mase, dashurin e tij ndaj prindervet, te cilet i perqafonte çdo ditë, pati dashuri gjithashtu per vllezerit, motren, axhallaret, dajet, nipat, mesat si dhe mbarë miqesinë dhe shoqerinë.

Ato kujtime te embla qe Vilsoni na i la si nje veper e pershkruar me vargjet ma te dhimbeshme te jetes se tij ne ket bote. Andaj e falenderojm nga zemra dajen e te ndjerit Vilson, mikun Tom Mrijaj, i cili me mbarë familje dhe vllazni qendruan me ne çdo çast per te na lehtesuar dhe ndarë se bashku ketë dhimbje te madhe. Ju qofshit faqebardhe e Zoti jau shperbleftë per te mir ne familjen tuaj e shpirti i paster i nipit tone te ndjer Vilsonit pushoftë ne paqe, ne lartesinë hyjnore ne praninë e te lumit Zot Jezukrishtit te gjithpushtetshem 🙏. Me nderime nga Ndue Perlleshi me familje dhe vllazni.