DJE KAM VERTETUAR, SA I NDYRE ESHTE INTERNETI

0
739
Denisa Kona

Denisa Kona

Kam pranuar vetem dje mbi 1300 ftesa per ‘miqesi’ ne fb. 99% meshkuj, i kam pranuar gjithësesi, sepse jam duke promovuar një faqe me interes per punen time dhe dua te kete sa me shume ndjekes.

Fb sikur ‘kishte rrjedhur’ dje nga trute. Çdo minute vinin 20 ftesa te reja dhe zilet e thirrjeve telefonike nuk pushonin, sikur ishe ne Poste – telegraf – telefonin e dikurshem. Kjo pune vazhdoi per shume ore, derisa ndalova pranimin e ftesave. Pse? Ja pse!

Hiq 100 kokrra, te tjeret, ata me te sjellshmit me shkruanin “Ç’kemi?” “Bukuroshe pse nuk flet?” …Pjesa tjeter… e merrni me mend vete se çfare fjalori hodhen ne dritare. Por krahas fjaleve, ne disa raste me kane postuar, edhe foto pornografike.

Pas kesaj pervoje te neveritshme, duke pranuar persona te panjohur, perfundimi im eshte ky:
Ky popull eshte shume rende, eshte ne krize identiteti, krize morale, eshte ne degradim total. Eshte e pakonceptueshme per trurin qe ne 1300 ftesa, 1200 prej tyre jane gjueti seksi e disa prej tyre, deri ne kufijte e krimit kibernetik.

I bej thirrje administratoreve te facebook, te bllokojne qindra profile me emra jo reale personash, qe krijojne llogari me fjale te ndyra ose nenkuptime te tilla, me mesazhe dhe foto pornografike, disa here duke genjyer per gjinine e tyre.

I bej thirrje strukturave hetimore te krimit ne internet, mjafton te bejne nje shetitje dhe te zbulojne qindra profile me aktivitet pornografik ne internet. Krimi eshte sheshit.

Se fundi, u bej thirrje prinderve, gjysherve dhe mesuesve, mbani larg facebook-ut femijet. Mbajini larg internetit. Nje dite u skandalizova, degjova nje djale rreth 10 vjeç t’i thoshte gjyshit te tij ne rruge: “O gjysh, ne klasen time, shumica kane pare porno“. Me sa mund ta genjente ai femije gjyshin e tij, me aq mund t’ju genjej edhe une ju. Shtrengoni femijet!

Se fundi, i drejtohem plehrave qe frymojne mbi toke. Kam filluar t’ju denoncoj dhe do te vazhdoj ta bej ne vijim. Jo vetem per vete, per shoqerine. Ju jeni kercenimi me i madh i njerezimit…