Publikuar në profilin e autorit në FB: https://www.facebook.com/
Sot në Koshare u mbajt Manifestimi Tradicional “Ditët e Shqipes 2017. Merrnin pjesë: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Ministri i Mbrojtjes, Haki Demolli, komandantët e UÇK-së në Koshare Anton Quni dhe Rrustem Berisha, deputet dhe zyrtar të nivelit lokal e qendror, si dhe bashkëluftëtar, familjar miq dhe të njohur, nga të gjitha viset e Kosovës dhe nga mërgata.
“Nuk ka shpifje që do ta mposhtë luftën e drejtë të UÇK-së”, është deklaruar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në Manifestim Tradicional “Ditët e Shqipes”, i cili u mbajt nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Por në sfond që duket prapa Presidentit të Kosovës, sigla “UÇK”, është zhbi nga tribuna gjë që duhet ta vejë me përgjegjësi jo vetëm Presidentin Hashim Thaçi, por drejtpërdrejt Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili është duke i zhbërë Republikën e Kosovës, të cilën me mund dhe sakrificë e bëri dr. Ibrahim Rugova dhe është duke i shkërdhyer përpjekjen luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nënë mandatin e Isa Mustafës, kryetar i LDK-së dhe Kryeministër i Kosovës, janë duke u shkatërruar vlera të larta shtetërore, duke nisur nga zhvendosja e portretit të dr. Ibrahim Rugovës, i cili në kabinetin e tij pothuajse nuk shihet kurrë, sikurse në sfondin kur mban konferenca, si dhe nëpër Pllakatet e Manifestime të LDK-së, pothuajse pozita e dr. Rugovës është zhvendosur kudo.
Tashmë haptas vërehet një luftë e gjithanshme e Isa Mustafës, për t’i zhbërë Institucionet që i themeloi dr. Rugova, dhe për t’i ndryshuar edhe konceptet dhe përmbajtjet e filozofisë së dr. Ibrahim Rugovës.
Të gjithë ne e dimë me sa mund e me sa sakrifica LDK-ja, ka ndërtuar vlera intelektuale, shkencore dhe institucione shtetformuese me orientim kah Evropa dhe Amerika. Tash këto vlera janë rrënuar dhe janë tjetërsuar nga injorant, intrigant, mbështetës të linjës titoiste, e cila s’ka gjë të përbashkët me demokracinë e LDK-së, e as me konceptin evropian e aq më pak me atë amerikanë që e ndërtoi Elita politike bashkë me dr. Ibrahim Rugovën.
Po ashtu ne jemi dëshmitar të formimit të Qendrës për Informim Kombëtar (QIK), për të cilën u flijua Enver Maloku, kurse tashti Qendra për Informim e Kosovës (QIK), është mbyllur, dhe askush nga Kryesia e LDK-së nuk ka reaguar, sikurse asnjë nga kryetarët e degëve të LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe askush nga delegatët e LDK-së. Madje, madje nuk kam dëgjuar, të paktën që ka reaguar edhe e bija Enver Malokut, pasi ajo për një kohë ka punuar gazetare në RTK.
Ne jemi dëshmitar se në kohën e qeverisjes komunale në Prishtinë të Ismet Beqirit, është djegur e përdhunuar edhe Flamuri i “Dardanisë”, përkatësisht Flamuri i dr. Ibrahim Rugovës, ndërsa reagimi i Beqirit tashmë dihet, por për të na folur sa Rugovist(?!), është, nuk ia kalon njeri.
Pas lufta Kosovën e nisi me Zhbërjen e UÇK-së në TMK, nga dora e Hashim Thaçit. Pastaj dikush i porositur nga nëntoka e Ideologjisë Komuniste, vëri dorë mbi Institucione të rëndësishme të Kosovës siç ishin: “Rilindja”, Radio Televizioni i Prishtinës (RTP) dhe Radio Prishtina, të cilat janë mbyllur me porosi, nga linja më antikombëtare që pushtonte nëntokën e Kosovës së çliruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), pasi dikush nga komandantët ishte duke plaçkitur pasurin e gjithmbarshme që kishte shpëtuar nga Lufta.
Por mbajtja e Manifestimit “Ditët e Shqipes”, që i kushtohet Epopesë së Lavdishme të Koshares, pa Siglën – Simbolin UÇK, është një mohim i drejtpërdrejt i vet Luftës së Koshares, i vlerave të UÇK-së dhe padyshim edhe mohim i Lirisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, me aventurat e tij, le më që dëshiron t’i kontrabandojë tokat e Kosovës, por është duke e kthyer hap pas hapi, linjën titoiste të LKJ-së në Kosovë, e cila si ogur mbi kokë do t’i rri Pavarësisë së Kosovës. Nëse “Veteranët e UÇK”, edhe për këtë rast do të heshtin, atëherë të mos befasohen kur ne një të ardhme jo të largët, Isa Mustafa do të del të mban fjalim në manifestime të tilla edhe me “shajkaçen serbe” mbi kokë.
Tashmë jemi në paqe, ndërsa në fjalimin e tij, Isa Mustafa theksoi se “Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, më 9 prill 1999, nga Brigada 138 “Agim Ramadani” shënon njërën prej fitoreve më domethënëse të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Logjikisht kufiri nuk është hequr, sepse ai kufi aty po qëndron, gjeografikisht, teknikisht e fizikisht dhe i ndan dy shtete?! Por, siç është vet i dobët, kryeministri i ka edhe shkruesit analfabet, sepse folja kalimtare “heq, hoqa, hequr”, mësohet në klasat e ulëta të fillores dhe asnjëherë, në aspektin figurativ, dhe as si bisedë, nuk mund të përdoret për ndërtimin e fjalisë, prandaj Kryeministër shikoje Fjalorin e Shqipes se të ndihmon shumë me shkruar shqip!
Por në Manifestimin Tradicional “Ditët e Shqipes 2017”, i cili u mbajt në Koshare, kemi vetëm heqjen, për të mos thënë përdhosjen e siglës “UÇK”, simbolit me të cilin u flijua Salih Çekaj, nënkryetari i Degës së LDK-së në Gjermani, dhe sekretari organizativ i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë, me të cilin Isa Mustafa nuk ka pasur raporte të mira për të gjallë. Por si duket për Ia Mustafën, Salihu dhe dr. Ibrahim Rugova, tani janë të mirë, pasi kanë kaluar matanë, atje ku nuk flitet më.
Në manifestim ishte edhe Anton Quni, nuk e kam të qartë nëse në cilësinë e ushtarakut do të ketë reaguar, prandaj ai duhet të deklarohet pse ka lejuar “mposhtjen e siglës UÇK”, dhe nëse nuk përton le të shpjegojë, në çfarë misioni e ka dërguar atë në Koshare, Xhavit Haliti, i cili në atë kohë ishte Drejtor Politik i UÇK-së. Gjithashtu Anton Quni, është mirë të tregojë nëse është angazhuar në Frontin e Luftës para se të vriteshin Agim Ramadani dhe Salih Çekaj. Nëse jo, cila është merita e tij, për t’i ruajtur bashkëluftëtaret në vijën e frontit?!
Si analist, angazhimin në Koshare të Anton Qunit përmes Xhavit Halitit, e shohë me prapavijë të qëllimshme për të cilën gjë duhet Gjykata Speciale të interesohet, sepse edhe roli i Anton Qunit në LDK, shihet me dyshime, pasi roli i tij ishte për t’i disiplinuar ose për t’i bërë mishmash, Degët e LDK-së në Diasporë, ashtu siç e ka bërë pikërisht Degën e LDK-së në Zvicër. Prandaj është obligim moral ndaj gjakut të Agim Salihut dhe të tjerëve që të tregoj Anton Quni, për cilat pazare paska lejuar zhbërjen e “UÇK-se”, në Manifestimin Tradicional “Ditët e Shqipes 2017”.
Po ashtu në Koshare u pa se në mesin e të shpërblyerve kishte edhe asi që Salih Çekaj i ka përzënë nga “Grupi i Deçanit”, madje për ta thuhet se qysh nga ato vite e deri në rënien e tij në Koshare, s’kanë guxuar t’ia mësyjnë zyrës së LDK-së në Stuttgart të Gjermanisë, sa ishte Sekretar Organizativ i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë. Për t’u bërë ironia edhe më e madhe është shpërblyer edhe ndonjëri që e ka tradhtuar Salihun, duke e lënë vetëm në Koshare, përballë egërsirave gjakpirëse që i kishte dërguar Shtabi i Përgjithshëm i Xhavit Halitit dhe sojliet e Qeverisë së Kosovës në egzil që komandohej nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa.
Deri kurë ky moral dhe kjo pafytyrësi e institucioneve, duke u tallur me Heronjtë dhe me vlerat e Luftës siç ishte edhe sigla e saj UÇK?!…
St. Gallen, 09.04.2017.
KOHë E KRISUR
Në folenë e Shqipomjave
çthurur e skuqur
Vlera nuk çmohet
Krimi nuk denohet
Kohë e krisur .
Satanët
Zgjuar nga nëntoka
Tmerrojn gjithçka
Engjujt lulet e rinisë
Udhëtojn me hije
Në terrin e zi
Erë e freskët arriti
Mjegulla e dendur po ik
Doli fëtyra e djallit
Mbështjell me flamur .
Halil Preniqi
NGA GJIRI I KOMBIT
Nuk është rastësi
Nga gjiri
I kombit
Të lashtë
Nga gjuha
E pellazgëve
E perëndive
Të lindin
Mendje
Të ndritura:
Skënderbeu,
Nënë Tereza,
Ibrahim Rugova,
E Adem jashari.
Halil Preniqi
Baladë për Adem Jasharin
Më vjen turp
Që nuk isha pranë teje
Në kohën e duhur
Vendosa të vij
E të çmallem
Së paku te varri
E ta kujtoj Ademin
Luftëtarin trim
Dhe besnik
Që dha gjak
E gjithë çka kishte
Për ne të gjallët.
E ne sot
Harruam shpejt
Rezilë u bëmë
E besën fare
S’e mbajtëm
Lakmia na verboi
E fare nga turpi
Nuk skuqemi.
Erdha sot
Në seli të shenjtë
Në Prekazin legjendar
Të nderoj
Të frymëzohem
Ta kujtoj luftën
Dhe sakrificën tënde
E ta shoh në sy
Epopenë dhe betejën
Kur filloi dhe u ndez
Flakadani.
Ku mori përmasa
Epokale
Të lavdishme
Dhe krenare.
Ndal, ju lutem pak
Një zë po e dëgjoj
‘’Eu, eu, eu’’
A e dëgjuat edhe ju?!
Zëri i Bacë Ademit qenka
Po thërret –po!
Jo s’paska vdekur
Ai është gjallë
Me zë të lartë
Po thërret.
Me mençuri
Guxim e drejtësi
Atdheu bëhet.
Atdheu i të gjithëve
E jo kështu o të marrë
Dukagjin, Llap e Drenicë
Për karrige
Horë u bëtë.
Nga Halil Preniqi
Komentet janë mbyllur.