Gani I. Mehmeti
E martë, më 20 prill 1999, Vranidoll – Podujevë
U zgjuam para orës 6:00, por nga shtëpia ku kishim fjetur dolëm në orën 6:30.
Menjëherë nisëm rrugën bashkë me nja dy-tri familje tjera që e kishim kaluar natën bashkë. Gjithsej ishim bërë nja 35 veta në kolonë u nisëm drejt Podujevës. Rrugës që po e kalonim, po hasnim në automjete policie dhe ushtrie serbe, por nuk ndaleshin pranë nesh. Diku, vetëm na thoshin të ecnim bashkë në kolonë. Rrugës, duke shkuar, nuk e di kush propozoj të ndaleshim në Lluzhan. Ashtu edhe vepruam. Mbasi kishim kaluar xhaminë e Lluzhanit u kthyem në të djathtë të rrugës. Rruga ishte e drejtë. Në fund të saj degëzohej në disa rrugë që çonin në tri a katër shtëpi.
Mirëpo, këtu hasëm në një kufomë! Ishte e kthyr përmbys. Kishte të veshura rrobat me të cilat ka pasur, me asgjë nuk ishte kufoma e mbuluar. E shikuam se mos e njihnim, por jo, nuk e njihte askush prej nesh. Ishte Ishte viktimë e ushtrisë a policës serbe. E lamë ashtu, pa guxuar as ta prekim dhe sërish u kthyem në të djathtë që na çoi drejt në një shtëpi ku hymë për të pushuar.
Ishte një shtëpi e bukur, brenda mirë e mobiluar dhe dukej se nuk e kishte prekur dorë e serbit ende. Pushuam nja një orë ndoshta. Dikush nga tanët që ishim bahskë e njoihte këtë shtëpi dhe na ofroi çka gjeti edhe për të pirë.
Nuk guxuam shumë të vonohemi se nuk i dihej, prandaj u nisëm sërish për në Podujevë. Kur arritëm në Vendenis (Gllamnik) kishte ushtarë të rregullt serbë. Atyre grupeve njerëzish që ishin më përpara u dhanë edhe qese bonbonash, por kur shkuam ne, nuk u kishin mbetur më dhe Merita e Petriti, që ishin nga më të vegjlit, na mbetën pa bombona.
Te Qershiat e Llapashticës mbërrimë rreth orës 14 :00. Ne po mendonim se mund të shkohet drejt qytetit kah tjegullorja, rruga e vjetër ku i kishim shtëpitë tona. Por, këtu ishin stacionuar ushtarët serbë dhe nuk na lejuan të vazhdojmë rrugën drejt shtëpive tona! Nuk na la policia serbe të shkojmë në shtëpitë tona!
- Përse nuk mundemi të shkojmë ne në shtëpitë tona ? – e pyeta një polic.
- Kemi për të pastruar qytetin! – iu përgjigj polici pyetjes sime. Desha t’i them se me çfarë është bërë i papastër, përveç që jeni ju aty në të, por nuk guxova. – ju mund të shkoni drejt prej Motel Besianës e atje janë tjerët që ju tregojnë se kah mund të shkoni. – vazhdoi polici. Ndoshta duhet pastruar qyteti nga kufomat që këta derra kanë vrarë e masakruar shqiptarët? mendova. Pastaj duhet larë edhe gjaku rrugëve të qytetit, duhet bartur plaçkat që i kanë zbrazur shtëpitë tona, apo, ku ta dimë se për çfarë pastrimi është fjala. Mbetet të shohim! Pastrimi më i madh do bëhet, kur këta derra shkojnë nga këtu…
Lëvizjet policore e ushtarake sot ishin shumë më të mëdha se dje. Sa po mundnin po i ngasnin automjetet edhe policore e edhe ushtarake si dhe ato civile. Shumë ka lëvizje kishte edhe autoambulanca e ndihmës së shpejtë.
Kur erdhëm tek Motel Besiana, sërish na dolën policët përpara, kur ne deshëm të kthemi drejt për në qytetin Podujevë, na thanë:
- Në qytet është e ndaluar të hyni, nuk keni siguri, prnadaj mund të vendoseni nëpër shtëpitë në anën e djathtë të rrugës Podujevë – Kushumli, ku të doni. Vetëm matanë asafaltit, jo edhe këndej asfaltit. – na thanë këtu, pa lejuar t’u shtrohen pyetje të tjera. – Urdhëroni, keni mjjaft shtëpi të lira dhe vendosuni ku të doni ju ! – vazhdoi polici dhe u ndal sikur nuk donte më të merrej me ne.
Nuk patëm çfarë të bëjmë. U kthaem në drejtim të shtëpive të lagjeve Bebushi, Babatinca e tjera. Posa u kthyem në kët drejtim, i u drejtova shoqes time:
- Zahide, ne po shkojmë në shtëpinë e Zeqir Bebushit. Ajo është sikur shtëpia jonë dhe aty do të qëndrojmë deri sa të mundemi.
Vazhduam rrugën drejt atje, që nuk është shumë larg nga Motel Besiana. Kur ne po vendoseshim në shtëpinë e Zeqës, në shtëpinë e të vëllait të tij po vendoseshin Hakiqët, Fadil dhe Enver Hakiqi me familjet e tyre. Me ta ishte edhe motrea e tyre, natyrisht, një aktiviste për çështje të femrave dhe grave Igballe Hakiqi, me të cilët kishim kaluar sot rrugën bashkë nga Vranidolli. Ata hynë në shtëpinë e Jahirit e ne në shtëpinë e Zeqirit, këta të dy vëllezër. Ata e njihnin Jahirin ndërsa ne Zeqirin.
Vend për të hyrë brenda na ofroi edhe Bajram Gubetini, për çka e falënderuam shumë!
Në shtëpinë e Zequas, siç e quaj unë, e ndjej veten si në shtëpinë time. Dhe, mbasi edhe të tjerët erdhën, në shtëpinë e Jahir dhe Ejup Hazirit, të vëllezërve të Zequas, ne mbetëm si fqinj me ta. Pra me Fadil e Enver Hakiqët me familjet e tyre .
Me Zequan njihemi nga kohërat e lashta, prej kur u inkuadruam aktivistë në Lidhjen Denokratike të Kosovës. Me të na lidhte edhe një miqësi, se ai ka gruan nga Brymollët e ne i kemi nipër të parët e tyre.
Kahdo që po shkoj, më duket sikur dëgjoi zërin e Besnikut, duke më thirrur, duke kërkuar ndihmë, duke kërkuar të jem afër tij, duke u përpjekur t’i japë kurajo, duke e përkëdhelur e ledhatuar, duke shtirë në gji, kur atij i vie ftohtë për ta ngrohur! Besniku im shëndetlig, nuk mundesh, ndoshta, as ndihmë të kërkosh nga lodhja, apo ç’u bë që u ndave nga kolona aq e madhe!?
Përse nuk e dsashte dorën e nënës sate dhe të Motrës Mirditë !? « Jo, jo. Po mundem të eci ! » u kishte thënë atyre më rrëfyen, kur e kishin lutur të merrnin dorën e tij dhe të ecnin bashkë. Besnik, ti e di se unë më shumë merresha me MERITËN, motrën tënde të vogël dhe me aftësi të kufizuar, por asnjëherë nuk mundja t’i ndaja sytë as ty, se e shihja lodhjen e madhe në ty, dhe, ti më humbe në momentin kur unë po e bartja në shpinë Meritën, të cilës po i thimbte edhe këmba e majtë, duke ecur pandalë dhe që nuk po dinte se përse po i dhimbte dhe në ç’vend po i dhimbte.
Besnik, don Zoti e nuk të ka gjetur diçka e ligë, qofsh shëndosh e mirë, kudo që të jesh! Ti nuk je aq i vogël sa për të mos ditur, por je aq i ri sa për t’u frikësuar kur je i vetmuar në një vend të panjohur. Besnik, mua mos më bëj fajtor ! Unë të këshilloja që të ecësh përpara meje; ti humbe në momentin që mbete prapa meje! Përse Besnik nuk më dëgjoje?! Po, përse ti nuk i tregoje kujtdoqoftë se ti mbete i ulur, i shtrirë a i rrëzuar, kudo që mbete, që ne të dalim në ndihmë! Të paktën, duke mos të lënë të vetmuar në asnjë vend dhe në asnjë moment. Besnik, jeta pa ty nuk më duket jetë! Gjithnjë më rri parasysh, pse ti ishe edhe i dobët fizikisht, po shumë i fortë psikikisht.
Besnik, Besnik, po ç’na bëre ti!? Ne, edhe ashtu, kemi një fije shprese se do të shihemi, por shpesh më humb shpresa dhe unë bëhem sikur duan të më luajnë mentë, qenka shumë e rëndë, mos i raftë askujt ta provojë! Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se lufta ha njerëz, dhe lufta me shka, me një popull më barbar në rruzullin tokësor, ha edhe jetë fëmijësh të posalindur dhe ende të palindur e të të gjitha moshave, e mos të bëjmë fjalë për të rinjtë, por më shumë më brengos mënyra se si u ndave ti nga ne, po si nuk të diktoi dikush se si ti u ndave nga ne dhe ku e kur u ndave nga kolona jonë e përbërë nga familja dhe nga dajat e mi., që në numër ishim bukur shumë!
Besnik, edhe sot kur nuk të kam afër, unë të ledhatoj, të përqfoj e të dua !
Sot shkuam deri në fund të lagjes së Babatincëve të Podujevës. Në lagjen e Bebushëve nuk vërejtëm ndonjtë dëmtim a djegie të shtëpçive, përveç kontrollimit dhe bastisjeve e rrobave të bëra lesh e li, siç thuhet, duke i nxjerrë nga vendet e tyre e duke i derdhur në mes të dhomave. Ndërkaq, në lagjen e Babatincëve era vinte shkrumb e hi edhe sot. Kundërmonte era. Në oborrin e shtëpisë së Riza Babatincës pamë edhe një dele të ngordhur ! Rizahi na thotë:
- Urdhëroni, për sa ka vend ! – Në shtëpinë e tij të djegur, që duket të ketë qenë shumë e bukur, por ne nuk u ndalëm aty, sepse nuk kishim dalë të hyjmë diku, por vetëm të vizitojmë e të shohim.
- Si ka kaluar lagja juaj, sa u përket njerëzve, keni shpëtuar të gjithë ? Shtëpitë po shihen se janë djegur. – na interesoi ta pyesim Rizahin.
- Vetëm të lagjes sime i kam varrosur tre: Tefikun, Raifin dhe …- nuk munda t’ia mbaj mend emrin, por më duket se me ta ka qenë Mehmet Visoka, të cilët kanë rënë heroikisht në luftë me armikun.
- Raifin ! – klitha unë me një zë më të lartë se zakomnisht. Nuk mnda ta ndal veten. Me Raifin jemi njohur qysh si nxënës të Gjimnazit. Me të kemi qenë në një paralele e ndonjëherë, edhe në një bangë ulur bashkë! Raifi, si nxënës kur ishim, ka qenë njëri nga shokët më të ngushtë i imi. Më pas, jeta dhe dallgët e saja, na çuan kahmos, por ne kishim mbetur të njëjtit gjithmonë – shokë. Nuk kishim shoqëri interesi, por ashtu, të thjeshtë e njerëzore, që duheshim si shokë. Raifi ka qenë një aktivist e luftëtar i madh këto kohët e fundit, apo këtë dhjetëvjetëshin e fundit. Eh, more Raif, nuk mundem ta marrë me mend se nuk do të të shoh më, se nuk do të flasim më… !
- Raifin e kam varrosur në Rakitë, tjetrin te xhamia e tjetrin…- më rrëfen Rizahi dhe më ndërpret mendimet që kisha tek Raif Babatinca. Dhe, tek tani i afrohem më afër e i shpreh ngushëllimet për të tre këta të rënë për Liri !
Thënë të drejtën, unë nuk e ndjeja fare veten të sigurtë edhe këtu, përkundër që na thanë policët të ndaleshim kudo në anën e djathtë të rrugës Podujevë- Kurshumli. Veten e ndjeva pak më të sigurtë e shumë më të qetë, kur në shtëpitë e tyre u kthyen Hakif Mehmeti me vëllain e tij Nazifin, kushërinj të Zequas.
Këtu, në shtëpinë e Zequas, gruaja dhe vajzat, filluan t’i bëjnë punët e tyre shtëpiake, duke filluar nga pastrimi, të gatuarit e deri tek të ngrënët e të pirët. Zjarrin e ndeza vetë, sepse e kam si një profesion, e ndezi shpejt dhe mirë zjarrin, po dhe jam i papërtueshëm në këtë punë. Vakëm ujin në bojler, dhe ne u pastruam të gjithë ngadale e mirë, sepse ka kohë që nuk kemi pasur mundësi të pastrohemi ashtu mirë e si duhet, po, edhe nuk i dihet si do të vejnë punët në të ardhmen kur do të na vijë rasti të pastrohemi, sepse shkaut nuk i besohet, jo. Nuk i dihet se deri kur nuk do të mund të kthehemi në shtëpitë tona dhe nuk i dihet a do të kthehemi fare ndonjë ditë… dhe, nuk dimë a do të kemi ku të kthehemi, sepse ndodhë t’i gjejmë të shkatërruara.
Në mbrëmje Zahides i thashë : shtini bukët edhe për Zequan me familje. Ne erdhëm para tyre në shtëpinë e tyre. Mirë që, me gjasë nuk po i mungon kurrgjë. Jam i kënaqur, se sikur t’i mungonte diçka ai mund të dyshonte se ne i kemi marrë diçka nga ajo. Miell paska, kripë po, dru po, të gjitha qenkan, ai nesër vjen në shtëpinë e vetë. E, deri sa ne jemi këtu, është turp dhe jonjerëzore të mos mendojmë edhe për ata e duhet të gjejnë bukë, duhet të kenë bukë për të ngrënë. Nuk i dihet në çfarë kohe mund të vijnë e a do të kenë kohë të gatuajnë apo jo.
Zahidja edhe i shtini bukët, duke llogaritur neve dhe familjen e Zequas.
Unë, edhe kur po i shkruaj kata rreshta, mendja nga Besniku nuk më largohet.
Ramë të flemë rreth orës 22 :00.
Moti qe i ndryshueshëm, me erë, herë-herë me riga shiu, por jo i ftohtë.
Për hir të disa ngjarjeve, po vazhdojmë me ditën e shtunë, 24 prill 1999
Sot nuk kam dëgjuar asgjë nga lejmet. Radion ia lash mbrëmë Zequas. Besnikun e kam parë në ëndërr disi në një përpjetë të ngushtë, duke ikur, e kishin qëlluar dhe sikur e kishin plagosur, apo nuk e di se si… Ishte një ëndërr e pashpjegueshme mirë, e pështjellë, ashtu si ishte pështjellim nga muzgu i mbrëmjes kur ishte ndarë prej nesh. Nuk di, qoftë shëndosh kudo qoftë, për tjerat kalojnë !
Ora u bë tetë e ende të gjithë po flejnë! Pak, kjo është e tepërt, siç më dukej mua!
Mulliri i Salih Hajdarit, Blakçor i Podujevës po bluan e mielli po shitet. Dikush tha se ia kanë thyer mullirin Salihut, dikush tha se po e shet vetë miellin, dikush kështu e dikush ashtu, sikur ndër shqiptarë që flitet për ngjarje të ndryshme edhe kur nuk dinë tamam të vërtetën. Unë vetë isha i interesuar të merrja niell, por , kur shkuam te Bebushët, thanë se do të marrin edhe për mua, por nuk na kishin blerë, pse u kishte ardhur keq!.
U detyrova të shkojë vetë deri në mulli për të marrë të paktën një thes miell prej 50 kg, mbasi nuk po i japin askujt më shumë. Mirëpo, deri sa unë shkova, ishte vonë. Ishte tollovi e madhe dhe më në fund thanë se s’ka miell më për sot. Të shohim për nesër, nëse mund të bluajmë sonte gjatë natës se ka ende grurë rezervë.
Kur u hap dera e tëra, unë vërejta Ramush Maçastenën me Florimin e Shabanit, djali i motrës sime. Prita deri sa dolën me thasë të nxehtë të posa bluar dhe u përshëndetëm.
- A jeni të gjithë ? – më pyeti Ramush Maçastena.
- Nuk e di! – iu përgjigja, duke menduar se Besniku na mungonte, e nuk kishim kurrfarë informatash për të.
Një e ke te na! – më tha. Nuk e di si e kam ndier veten tani, sepse kuptova për Besnikun se qenka atje!
BRSNIKU GJENDET, AI ËSHTË NË SFEÇËL!
- Besnikun, a?! – mezi e kam pyetur nga ajo që kuptova se qenka mirë dhe që u gjet!
- Po! – u përgjegj shkurt.
- Atëherë, mbasi Besniku qenka tek ju, ne jemi të gjithë mirë! – i kam thënë, pa ia shpjeguar gjithë merakun dhe ankthin që e kishim pasur këto ditë për të, pse nuk dinim se ku është dhe si është, po nuk dinim edhe a është, apo nuk është!
Intersant, edhe ëndrrën e kisha parë disi në disa thasë, ata thasët e miellit, apo mielli është ai që na bëri bashkë dhe mora vesh se ai qenka tek Sabriu i dadës Hoke në Sfeçël, madje qenka mirë me shëndet, për çka m’u hoq meraku e shqetësimi që kishim deri so, sa më as më ra ndërmend se për çka kisha ardhur deri këtu!
Po, nuk e di edhe se si e prita lajmin për të me një ftohtësi të madhe, se pata menduar më herët, çka do të bëlhet me mua kur të marrë lajmin, çfarëdo qoftë ai! Edhe lajmi për të mirë – nuk është i lehtë për njeriun, por që natyrisht. Lajme të këqia, kurrë mos paçim, të paktën për fëmijët dhe për të rinjtë në përgjithësi, sepse të gjithë ata janë të nënave dhe të baballarëve të tyre. Edhe kësaj i kam drashtë se unë nuk mendoja për të se është gjallë, por, ja, kur do Zoti e edhe ai qenka gjallë, madje mirë me shëndet, më thanë.
U kthyem në shtëpi të Zequas. Rrugën e kaluam bashkë me Shaban Pllanën, i cili më rrëfeu për plaçkën që ua kishin bërë në Grashticë, aty ku edhe kanë bërë maskara çetnikët serbë. Secili polic serb për vete e kishin plaçkitur, vrarë e masakruar popullin.
Gëzimi te Zequa ishte i madh, kur ju treguam se Besniku është mirë e shëndosh në Sfeçël tek nipi ynë, Sabri Hamiti!
Përfundim:
Këto ditë sa na mungonte Besniku e që nuk dinim ku është, si është, a është apo nuk është, e deri sa kuptuam se është, ishin ditët më të vështira, ditët më të rënda për ne.
Kërkoj falje prej të gjithë atyre që ju mungojnë më të dahsurit e tyre që para 22 vitesh, por le të dinë, se jam me të gjitha ato familje dhe ua njoh shqetësimet, ua di vuajtjet sa heqin ata.