DITËN E LIRISË – PAVARËSISË

0
649
Bajram Bashota

Bajram Bashota

DITËN E LIRISË – PAVARËSISË

Ditën e lirisë – pavarësisë
Me gaz e hare e festojmë
Është fitorja jonë e madhe
Të gjithë ta gëzojmë.

Tash çdo ditë më të gëzuar
Vijnë ditë më të mira për ne
Kemi liri të plotë
Mësojmë e punojmë, kemi jetë të re.

Edhe lulet nëpër fusha
Kurorën më të bukur e kanë
Edhe këngën e bilbilit
Tinguj të ëmbël lëshon.

Tani ndjejmë kënaqësi
Sepse vendi ynë
Falë dëshmorëve të rënë
Gëzon liri – pavarësi

DËSHMORËVE

Koha juaj
ka veç lindje,
kurrë nuk perëndon.

Gjeneratat që vijnë
nuk ju lënë pas dore,
pas krahësh nuk ju lënë.

Jetoni në ne,
moshën që plaket,
brezat ndërrohen,
kurse ju prapë aty,
si amanet,
në roje të dheut të atit.

ATA QË PËR LIRI U FLIJUAN

Ata na i hapën shtigjet,
nëpër të cilat na vijnë rrezet e diellit.

Ata na sollën pranverën e lulëzuar,
bilbilat të lirë për të kënduar.

Ata nuk kursyen asgjë nga vetja,
që për ne të jetë e ëmbël jeta.

Ata që për liri u flijuan
Nuk vdiqën, pavdekësi fituan.
Edhe lulet nëpër fusha
Kurorën më të bukur e kanëj
Edhe këngën e bilbilit
Tinguj të ëmbël lëshon.