DITAR I DARDANISË
Teatër famëkeq i adresohet Kosovës
që Kosova të jap Trepçën e Ujmanin
të jap kishat dhe Luginën e Moravës
dhe të bie në nënshtrim të detyruar
Kot i trokas mendjes dhe mendimit,
logjika ime s’e kupton kapitullimin
Teatër famëkeq i adresohet Kosovës
Trepça Iliriane t’i faturohet Serbisë
kjo është e pabesueshme për lirinë
Kush po e kërkon poshtërimin tonë
dhe hapjen e luftërave në Ballkan
Ju që jetoni jashtë arsyes së kohës
Trepça nuk falet dhe as s’tregëtohet
Pa u shterru gjithë gjaku i dardanisë
Në Trepçë është shpirti atdheut tonë
më e gjakëta flakë e të gjithë kombit
Kosovë, si mund të jetë paqja me ty
kur pjesët të shenjta i falen Serbisë
Zgjohu fitore nga gënjeshtra, zgjohu
se oligarkët Kosovën po e copëtojnë!…
ngritu Kosovë përreth Lumit të Ibrit
se na shkoi Trepça, Ujmani e Morava!
Atdhe Geci – Dortmund, 2020
D A R D A N I
Ku vete o zog i shqiponjës
pyet i sipërthëni populli yt
shqiponja n’flamur po qan
si ndodhi të mbes pa fitore
kafsha zezë e hëngërt fatin
i këndoj grurit tim të zgjuar
dhe gjakut të të rënëve tanë
I sipërthënë populli ynë, fol
Kosovën po na e coptojnë
në pazar janë Trepça e Ibri
Lugina e Gjilanit dhe Kishat
I sipërthënë popull dardan
ku e ke forcën e ndryshimit
armiku ty po të shfronëson
t’i po ecën pa veten tënde.
ikja nga ty na ka zvogëluar
një tiran ty të hodhi n’pazar
në rrezik janë liria e fitorja
toka ime ku unë jam lindur
u mplaka duke të dëshiruar!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2020
ADRESA E FURTUNËS
Popull, a ke frikë nga oligarkët e tu,
apo je në letargji dhe s ́flet dot. Liria
sytë i ka me lot, e zemrën të thyer
popull, pse hesht, ç ́bela të ka zënë
ku iku zoti Diell, apo nuk ishte këtu
Popull, pse nuk ngritesh si ngahera
mos të ka zënë trishtimi, apo dehja
popull, thuaje të vërtetën, mos hesht
bijtë tuaj po të poshtërojnë e fyjnë
Kosovë, ç ́të bëjmë me këtë liri të
vockël, tragjike,pa punë, pa shpresë
Ç ́të bëjmë me oligarkët e panginjur
ritmi i epokës sonë po ngadalëson
pyes, a ka kuptim atdheu të jet kaq i
varfër, me aq shumë vrasje e drama
pse Kosova sot është kaq e palumtur
Kosovë, a kemi popull dhe ku është
demosi duhet të japë një përgjiigjje
ngritu populli, ngritu, mos rri n´gjumë
se mjaft ia kemi pirë lotët njëri tjetrit
Nën qiell të Kosovës dardane, vrasin
rrufetë, zihen vetimat me bubullimat
popull, duhet të japësh një përgjigje
Zoti Diell mos ik, ku humbe tani, ku?
liri, një diell është dielli i atdheut tonë,
gjeografi e Atdheut fillon tek njeriu
se liria s´ka emër tjetër përveç se liri!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2020