E kohës
Në mandatin e tij zgjedhor të Luginës së Preshevës për deputet të parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, po e arsyeton besimin e sovranit me qendrimet e tij në frymën kombëtare dhe nga e drejta evropiane për të diskutuar me argumentet e forta të kohës.
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi nuk e ndal zërin e arsyes kur e kur duhet të hidhet dritë për çështjen shqiptare në Luginën e Preshevës dhe raportet e shtetit serb që, sipas tij nuk po e ndalin represionin ndaj shqiptarëve përmes ligjeve për “pakicën shqiptare”(sic!).
Diskutimi i tij drejtuar presidetit serb Aleksandër Vuçiq dhe relacionet e dialogut Kosovë-Serbi, Brukseli zyrtar dhe marrëveshjet e deritashme, disa prej të cilave, sipas deputetit Kamberi kanë mbetur në sirtarët e tovolinave zyrtare në Beograd, ndonëse nuk zbatohen qellimshëm, tregojnë qartë se regjimi në Serbi nuk ka heqë dorë nga amanetet e kryekriminelit dhe të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.
Qendrimet parimore, kombëtare dhe të fushës së politikës aktuale në Ballkan,deputeti në parlamntin e Serbisë, Shaip Kamberi, na kujton kohën e deputetit të viteve të 20-ta të shekullit të kaluar Ramë Bllaca, që e kundërshtoi regjimin e Nikolla Pashiqit për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve të Kosovës në Turqi dhe të “Reformës Agrare 1918-1941”!
Deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, në parlamentin e Serbisë është bër (Ramë Bllaca) në mbrotje të çështjes shqiptare dhe të Kosovës!
Çikago, 23 qershor 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]