DISKUTIM MBI GJUHËN SHQIPE: STANDARDI APO GEGNISHTJA?!

0
474
Pema e gjuhëve

Vladimir Stojani Burill shkruan në FB:
Sipas Standardit të ’72: “Laveri i tha Mazllumit:
Do të doja të të thoja…”, ndersa sipas standardit te Komisisë Letrare të Shkodres:” Gjergji i tha Gjonit :
Due me t’thânë….”
Cila forme Ju duket ma e drejtë?

I përgjigjet Arben Çokaj:

Gjuha është mjet komunikimi, dhe Laveri e Mazllumi janë jugorë, ata nuk dinë geghnisht. Prandaj u bë gjuha standarde shqipe, që të gjithë shqiptarët të kishin një mjet komunikimi e jo disa, siç pretendojnë patriotat e mëdhenj të ndasive fdetare e kulturore… Prandaj edhe nuk kanë sukses këta që synojnë ndasitë e shqiptarëve. Dëm bëjnë megjithatë. Se fusin një spirale mëvehtësie, kombi kosovar, dibrançe, tetovarçe, shkodrançe, etj. A mundet Vladimir Stojani Burill psh. t’i detyrojë tetovarët të flasin gegnishten e tij?

Por në Universitetin e Tetovës pra, mësohet shqipja sytandarde e Laverit e Mazllumit… Edhe feja katolike sipas katolikëve të Shkodrës është më e mira, dhe kush e kundërshtoi më shumë regjimin komunist? Katolikët e Shkodrës se donin fenë. Dhe u persekutuan më shumë nga regjimi. Sa ra komunizmi, çfarë ndodhi? Në përpjekje për ringjallje fetare, katolkikët kujtuan se po ndërtojnë kisjha, por Shqipëria e Kosova u mbushën me xhami…

Në këtë kontekst ndodh edhe me gjuhën shqipe, një copëtim dialektor i vendit tonë të copëtuar në disa mënyra. Katolikët e Shkodrës dhe kisha katolike duke promovuar gegnishten e G’juhadolit, ashtu si e mbushën indirekt Shqipërinëe Kosovën me xhamia, po bëjnë një përpjekje të pavetëdijshme për ta bërë edhe gjuhën shqipe copë-copë me dialekte e nëndialekte. Por gjuja është një mjet që e bashkon një popull, prandaj edhe bëhet e përbashkët. Kur Gjuha Shqipe u bë standarde, atë standard vendosën ta përdornin edhe gegët e Kosovës, pse? A e dini ju pse? Apo nuk ju intereson?

E bënë këtë sepse serbi filloi t’i ndante shqiptarët sipas gjuhës: Ju jeni shiftari – u thoshte shqiptarëve të Kosovës, e ata janë albanaci, për Laverin e Mazllumin. Dhe kosovarët për ta paraqitur veten si shqiptarë, një komb me Shqipërinë vendosën të përdorin “do të doja të të thoja” – gjuhën e Laverit e Mazllumit…


Reagon Vladimir Stojani Burill:

Arben, komenti i Juej me ka habite! Ke lidhe gjuhen me fe! Kur u krijue me 1916 Komisija Letrare e Shkodres, ne shumice antaret e saj ishin shkodrane dhe katolikë, e ato per standard te gjuhes shqipe vendosen me perdore ate te Shqipnise se Mesme te Elbasanit dhe jo gjuhen shkodrane apo “katolike” siç Ju shpreheni.

Standardi nuk ishte gjithperfshires, por perjashtues, ishte i vendosun politikisht dhe jo shkencor, prandej ai duhet rishikue dhe jo prishe. Pse ai asht perjashtues ai asht shume i vorfen, nuk asht i afte me kene fjaleformues, por prej kesaj paaftesie ai merr hua fjale te hueja kur shqipja gege i ka ato fjale. Pse kur duhet me shqyrtue nji objekt apo fenomen ne menyre te imte marrim fjalen e huej “vetting” kur shqipja Gege e ka te gatshme me kuptim te njajte fjalen pergjegjese “PRIGJIM”?

Anglishtja nuk na e jep ne shqip personin qe ban vettingun, nuk na tregon çka ban, ndersa shqipja Gege po. Si ti thona veprimit te vettingut per te vettinguar? Vettingonjes? Kur ne shqip thona me prigjue dhe prigjues presonit qe e kryen ate. Pse asht kaq i vorfen standardi duhet shtue dhe ndryshue ku asht gabim dhe i manget.

Përgjigjet Arben Çokaj:

me fe, se kisha katolike e Shkodrës po e promovon gegnishten, e kjo i ndikon edhe shumë katoklikë, që të urrejnë standardin e shqipes dhe ta paraqesin dialektin gegë si formë më të lartë të gjuhës shqipe. Unë kam pasë diskutime të ndryshme me njerëz si Gjergj Jozef Kola, që e mallkon standardin e shqipes, ashtu si bënë osmanët dikur, kur e mohuan gjuhën shqipe dhe e ndaluan shkollimin në shqip, apo me Ben Oroshin, që e quan si ti, dialektin toskë si “gjuhë inferiore”, në rastin tënd ti përdor emrat Laveri e Mazllumi, kjo nënkupton përqeshje. Mund të kemi mendime të ndryshme për një proces, por kur bëhen projekte dashakeqe, normalisht se nuk do të konsiderojnë, e mundet kështu përjashtua edhe dialekti gegë nga përfshirja më shumë në standardin e shqipes, pikërisht nga kundërshtirë që u bënë në atë kohë. Se gegët nuk pranojnë kompromis, i duan punët 100% ashtu si thonë ata, ndryshe nuk pranojnë. Kjo po shihet edhe sot me ato që thoni ju.

Unë nuk jam gjuhëtar, dhe e shoh gjuhën në kontekstin kombëtar dhe unifikues të saj. Mendoj se gjuha strandarte shqipe ka përjashtuar shumë nga gegnishtja, gjë që tani mund të shtohet ajo pjesë, nëse gjuhësisht është e mundur, pra, të pasurohert gjuha shqipe, e jo të promovohen dialektet. Se nuk ka dyshim, që ty të pëlqen gegnishtja shkodrançe, por në këtë kontekst duhet kuptuar se edhe të tjerëve u pëlqen gjuha e tyre, pukjanëve, tetovarëve e dibranëve etj. – ashtu si kemi të bëjmë me fetë. Në debate me fetarët, secili besimtar thotë se feja e tij është më e mira, dhe ne e harxhojmë kohën kot ose gati kot me debate, sepse nuk është e lehtë tjetrit me ia ndërrua fenë ose me ia mbushë mendjen përndryshe, kur ai beson në të. Dhe beson se e ka idenë se është feja më e mirë. Mos e harroni këtë, e njëjta gjë pak a shumë ndodhë edhe me gjuhën.

Nëse ne synojmë tani të pasurojmë gjuhën shqipe, kjo është një punë që më shumë i takon gjuhëtarëve dhe institutit albanologjik. Ndryshe kalon në tifozllëk. Shkodranët e kam pa se kanë humbë terren në dekadat e fundit, edhe duke vetë-lavdëruar veten dhe duke i injoruar tjerët – kjo mendoj se është mirë të ndryshojë. Na duhen shkodranë, që nuk mendojnë vetëm për veten e tyre, por pak më gjerë, për gjëra të përbashkëta shqiptare, por ku me i gjetë? Shkodranët janë fokusuar te gjuha jeme, G’juhadoli, Pjaca, feja jeme, etj. dhe kanë mbetë disi prapa në planin e zhvilimit të përgjithshëm. Prandaj edhe unë i bëj këto ndërhyrje. Se po u dhashë të drejtë ju, duhet me i dhanë të drejtë edhe Migjen Kelmendit apo tjerëve që kanë hedhë idenë e kombit kosovar. Normalisht se secili mendon si ia merr mendja, por kjo nuk dmth. se ne duhet të pranojmë mendimin apo sugjerimin e secilit, edhe nëse kjo nuk i shërben interessit kombëtar shqiptar.

Ne duhet me e kuptua se kemi një gjuhë zyrtare shqipe, si çdo komb tjetër i zhvilluar në botë. Katolikët nuk e bënë, e bëri Enveri, e çfarë pastaj? Nëse diçka është e mirë, ajo duhet pranuar si e tillë, pavarësisht kush e bën. Nuk mundet me thanë dikush se gjuha standarde shqipe nuk është shqip, apo jo? Atëherë ku është problemi? A duhet të kemi një gjuhë zyrtare si komb, apo të bëjmë dy gjuhë zyrtare sipas jush, ku edhe gegnishtja të njihet si gjuhë zyrtare? Ku është synimi me këto përpjekje? Apo ju doni që gjuhë zyrtare të jetë vetëm gegnishtja? Se nuk jam duke i kuptuar si duhet këto përpjekje?

Dhe nëse dikush i synon këtë gjë, a janë menduar rrugët që duhen ndjekur për të arritur deri te realizimi i kësaj? Dhe a do të ishte më mirë kjo përpjekje, apo pasurimi i gjuhës standarde shqipe?

Se edhe Gjergj Jozef Kola shqyhet duke promovuar gegnishtehn, por në Vjenë, ku banon, nuk e çilë zanin për të diskutruar mbi gjermanishten, që edhe në Vjenë, gjuhës austriake i thonë ‘gjermanisht’, e jo gegnisht. Pra, kur 85 milionë gjermanë kanë një gjuhë zyrtare, a kaq randë është për 10-12% të 3-4 milionm shqiptarëve me u pranua se edhe shqiptarët duhet more të kernë një gjuhë zyrtare, ku dialektet janë burim i saj dhe pasuri e saj, por jo të dominojë ideja që secili në Shqipëri të ketë gjuhën e vet të lagjes…

A e ka pyetë psh. Gjergji veten, si e kanë ba gjermanët atë gjuhën e tyre zyrtare? A mos i ka detyruar edhe ata dikush, si e zëmë se Enveri i detyroi shqiptarët për një gjë të tillë? Pse nuk del Gjergji atje me kundërshtua, por u shqep duke sulmuar shqipen, e promovuar gegnishten? Sepse atje nuk e pjerdh kush, prandaj. Kurse këtu tek ne, jemi qeveri në vete ne secili, se nuk kemi një shtet, që ia ka mbledhë ende shqiptarëve si duhet!

Sa për Vetting, në shqip i thonë VERIFIKIM. Por këta që e përdorin nuk e kanë hallin te mungesa e fjalëve sa e kanë te modernizmi, që duan të përdorin sikur dinë fjalë të huaja…