DISKURSI FETAR SHQIPTAR

2
438
Xhamia e re, Prishtinë
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Shqiptarët janë ndarë në dy grupe, një grup i madh që e duan ose bëjnë se e duan fenë, dhe një grup i vogël, më i vetëdijshëm, por thuajse i papërfillshëm, që e sulmojnë fenë vazhdimisht e sidomos islamin, me të drejtë, për dëmet që na ka sjellë dhe na i sjellë.

Të dy grupet në fakt bëjnë të njëjtën gjë: merren me fe!

Mendoj se kjo nuk ështe e shëndetshme dhe e dobishme për shoqërinë shqiptare, e shëndetshme sipas meje është ulja e ndikimit fetar në shoqërinë tonë, e si?! E thjeshtë, duke mos u marrë me fe, ose duke u marrë sa më pak me fe!

Grupi më racional, por i vogël, që kritikon fenë, e sidomos islamin, bën mirë të merret me zhvillimet kombëtare, nacionale, dhe të përpiqet të gjejë mënyra më efektive të ndalimit të ekspansionit islamik në trojet e shqipes, duke u përpjekur të ndikojë qeveritarët tanë, që të kufizojnë shkretimin dhe shurdhimin fetar, sidomos ndikimin negativ të fesë në shoqëri.

Kjo do të ishte më e dobishne, se sa reagimi si pordha pas pilafit, kundër fesë e islamit, e thuajse pa asnjë rezultat, se Hashimi prapë se prapë, i dobësuar nga akuzat e Hagës ndihet krenar që vuri gurthemelin e xhamisë më të madhe në Kosovë, për të vërtetuar tezat serbe se lufta në Kosovë kishte tipare fetare, e jo kombëtare.

Dhe Isa, i dobësuar nga korona e nga frika e vdekjes tha se “ishte krenari që po bëhet në Prishtinë një objekt i tillë, se jemi 95% muslima”. Pra, me fjalë të tjera, ne na duhet me mbledhë laperat një herë! Ndryshe jemi në pozicion të minorancës dhe injorohemi mjaft lehtë, si mos me qenë!

NJË SHEMBULL DHE NJË FAKT…

Kopjo Europën, merru me shtet nacional, me dije e shkollim dhe punë e prodhim, dhe feja del vetë në plan të dytë, se nuk ka kush nge me u marrë me të.

Psh. Giorgo – shkrimtar komtemporan fetar shkodran në Vjenë, i lumtur sa s’ka, i shkruan dashunisë e mbjedhë gjithë kohën urrejtje për Shqipninë e shqiptarët, që nuk janë si ai, katolikë e budallë, shet mend se ka shkua në Vjenë e ka shpëtua, ka prekë qiellin me dorë, merret gjithë kohën me fe.

Kurse Alma Zadiç, ilire nga Bosnja, e sllavizuar e më pas e islamizuar, por tani ateiste, bëhet ministre e drejtësisë në Austri. Nuk merret me fe, e në një vend të “krishterë”, i thyen tabutë dhe ka sukses ma shumë se Giorgo, të cilin nuk e len feja e dashunia për fenë, me shkua më tej. E kufizon…

Për këtë e kam fjalën unë, si të ecim me hapin e kohës, si në Europë, ku nuk merren edhe aq me fe, se duke u marrë me fe gjithë kohës, ne bëjmë në fakt një aktivitet jo-produktiv.

Duhet me dalë nga ky qark vicioz! Feja islame do kundërshti për me lulëzua, sidomos kur kundërshtia është e dobët, si kjo që po i bëjmë ne. Nuk duhet të bëhemi qesharakë e të hyjmë në spiralen e tyre të marrisë, duhet të gjejmë zgjidhje të tjera më efektive!

Vitin e kaluar në Gjermani, psh. mbi 540 mijë të krishterë u larguan nga kisha, gjysma katolikë e gjysma protestantë. Po eci me këtë ritëm, bie shumë shpejt nën 50% numri i besimtarëve në Gjermani. Kurse ne po sillemi si një shtet lindor, jo ngjashëm me Gjermaninë e vendet skandinave, ku feja po humbet terren. Jemi jashtë realitetit. Nuk është sot koha e promovimit fetar, por e lënies mënjanë të saj, për njerëzit e shembur, që kanë nevojë për të…

SHQIPTARËT NË DISKURSIN FETAR…

Merret Vuçiq me kisha, shqiptarët e Kosovës, që i kanë serbët si inspirues shpirtërorë, vrap për kunj të tyre merru e ndërto xhamia…
I kam pa edhe shqiptarët nē Makedoni. Ndërton makedoni një kishë a kryq, këta vrap shtirzatu për kunj të makedonit e ndërto xhamia e medrese…

Askujt nuk i shkon në mendje që përgjigjia ma e mirë shqiptare ndaj këtij agresioni fetar serbo-makedon është shkollimi e dija, puna e prodhimi, uzinat e fabrikat. Jo, këto janë të vështira për popullin tonë të shembur nga feja…

Shqiptarët janë bllokuar te feja, kanë mbetë nē stadin fetar edhe pse feja e tyre paragjykohet në Perëndim… Nuk ka burrë nëne që i nxjerrë nga kjo gjendje!

Boll u mundua Enveri, por ngaqē sistemi komunist dështoi, këta u rrokullisrn teposhte prapë në kohën e mesjetës, në kurthin fetar, në “azilin e pavetëdijes”, si i thotë Spinoza…

Për t’u zhvilluar, në fillim duhet të kapësh mendimin, pastaj të punosh për të arritur qëllimin…

2 KOMENTE

  1. Arben

    Ne Shqiparët nuk po mirremi me fe as me Islam, por Islami po mirret me neve dhe po na sulmon me barbarizem terrorist. Ne vetem po mbrohehmi …dhe ate jo sa duhet sepse jemi sulmuar ne menyren me te vrazhdet nga Islami.

    Ndertimet e faltoreve ne Trojet Shqiptare nga TurkoArabt eshte forme e nenshtrimit… sepse nuk ka nevoje ne tere trojet Shqiptare per asnje faltore Islame …

    Shënim: Janë në fakt shqiptarët ata që i kërkojnë këto faltore muslimane, jo ti e unë, por tjerët, dhe ata i marrin edhe financimet e përfitojnë prej tyre, gjithashtu eZanin e naltë përditë e thirrin shqiptarët, e paguar nga bashkitë muslimane shqiptare. /AÇ

  2. Arben,

    ata qe kerkojne faltore Islamike nuk jane SHQIPTAR edhe kurr nuk do te jene… njesoj sikur disa idiota Historian qe pohojne se SHQIPTART luftuan ne Çanakale!!!!!!!!!!

    Aty Muslimant luftuan per otomani… e SHQIPTART LUFTUAN VETEM PER SHQIPERI… e kurrë per Otomani…

Komentet janë mbyllur.