“Diskricioni” indikativ

0
701
Bekim Rexhepi

Është jashtë logjikës ligjore e politike, çfarëdo mundësie e ngritjes se një diskrecionin presidencial që të bej çfarëdo interpretimesh rreth nenit 4 (pika 3) të Kushtetutës së vendit. Interpretime i llojit, se kinse një kandidat për Kryeministër paraprakisht po e cenuaka këtë parim kushtetues, dhe aq me pak mund ta përdorë një diskricion i tillë për të refuzuar nominimin e kandidatit aktual nga partia ose koalicioni që ka fituar zgjedhjet.

Nga Bekim Rexhepi

Numërimi, si rinumërim i numërimit të zgjedhjeve

Duhet pranuar që procesi zgjedhor është kompromentuar, edhe pse të gjithë disi ishim në mëdyshje se do të shkonin mirë zgjedhjet, përkatësisht votimet e jashtëzakonshme të cilat pas rënies se qeverisë, e që do të duhej të mbaheshin me 6 tetor 19. Prej ditës së zgjedhjes kanë kaluar 1 muaj e gjysmë që nuk kemi rezultat përfundimtar, nuk kemi rezultat të paq zgjedhor që ndan fituesit e vërtetë dhe humbësit e njëmendët. LVV-ja duket se është fituese e këtyre zgjedhjeve dhe në teh shpate kapërcen NISMA/AKR/PD, për të marrë mandate në Kuvendin e ri të Kosovës, dhe këto vende ende nuk janë të sigurta për faktin se ende nuk ka mjaftueshëm vota për ta kapërcyer pragun zgjedhor.

Qeveria ende nuk është formuar, sepse po ngecet me rinumërimin e votave qe janë kontestuar nga disa parti qe nuk janë te kënaqura me rezultatin, por qe këto rezultate nuk përbëjnë problem qe të mos formohet koalicioni qeverisës dhe më pas qeveria, sepse rezultati nuk përmbyset ngase pakënaqësia qëndron tek një subjekt politik qe me të gjitha gjasat nuk e kapërcen pragun zgjedhor.

LDK- ja nuk po e konsumon variantin e mundshëm të krijimit të qeverisë Kurti ose po futet ngadalë ne pazare indikative, sepse nuk është ose e sigurt se mund të bëjë ndryshime me qeverinë Kurti ose nuk do ta le mundësinë për të marrë disa poste ministrore të rëndësishme, në të cilat ajo do gjithsesi të ruaj kontabilitetin që mbase e mban partin në jetë.

Diskricion si reagim sterotipësh

Rinumërimi i votave dhe stërzgjatja e zgjedhjeve të 6 tetorit, nuk mund ti shërbej dikujt si pretekst politik që me nenit 4 (pika 3) te Kushtetutës të mos e nominoj Kurtin si kryeministër të vendit, e ky mund të jetë presidenti Hashim Thaçi, i cili duhet të jetë garantues i funksionimit demokratik të institucioneve. Pra, duke sqaruar nenin 4 (pika 3), presidenti duhet të jetë garantues i funksionimit të institucioneve, por kur ato mungojnë ai ka vetëm një detyrë të vetme qe të nominoj kandidatin për kryeminister në mënyrë që ti formojë institucionet funksionale, ndryshe neni 4 (pika 3) është i vdekur sepse nuk ka se çfarë të garantoi ngase nuk ka institucione, ato duhet të formohen.

Është jashtë logjikës ligjore e politike, çfarëdo mundësie e ngritjes se një diskrecionin presidencial që të bej çfarëdo interpretimesh rreth nenit 4 (pika 3) të Kushtetutës së vendit. Interpretime i llojit, se kinse një kandidat për Kryeministër paraprakisht po e cenuaka ketë parim kushtetues, dhe aq me pak mund ta përdorë një diskricion i tillë për të refuzuar nominimin e kandidatit aktual nga partia ose koalicioni që ka fituar zgjedhjet. Nuk mund të krijohen asi hipoteza anti demokratike mbi asnjë kandidat të nominuar sepse zgjedhjet janë demokratike dhe pavarësisht hipotezave të ngritura nga kushdo, fundi ato bijën sepse vullneti i qytetarëve është demokratik, pra nuk ka asnjë diskrepancë të qëndrueshme karshi vullnetin politik të qytetarëve për përcaktim mbi kandidatin që fitoi zgjedhjet.

Saktësojmë se Kushtetuta e vendit është parlamentare dhe nuk është fare presidenciale që të mund të interpretoi apo të ngri të ashtuquajtura diskripanca ligjore e politike mbi të nominuarin për kryeministër. Vetëm një Kushtetutë presidenciale mund të ngri diskripanca ligjore e politike, sepse këtë do t’ia lejonte kushtetuta e tij, qe më pas të përzgjedh presidenti një kandidat të përshtatshëm. Në këtë rast presidenti ka vetëm një mundësi që kandidatin për kryeministër ta dërgoi në kuvend për ta votuar, ndërsa me shumicë e zgjedh kuvendi, pasi ai është organi më i lartë vendimmarrës në vend.

Varianti më i keq i presidentit në këtë lojë është një mundësi e keqe, që nominimin ta zgjatë deri në ditën e fundit të ati afatit kushtetues, ndryshe kushtetuesja reagon, reagimi i saj mund ta penalizojë presidentin për shkelje kushtetuese.

Dialogu me format të ri

Ka një ide se bisedimet janë e vetmja mundësi e zgjedhjes se problemeve, por kur e mendojmë vetëm iden bisedimeve si zgjidhje harrojmë se ajo mund të jetë objekt fantom i cili konsumon kohen. Kjo ka qenë strategjia e Serbisë për të pasur bisedime rreth Kosovës, sepse ajo ishte e shtyre dhe e shtrënguar nga faktorët ndërkombëtar qe të ketë bisedime me shqiptaret dhe jo një indikator i vërtet. Serbia edhe sot kërkon të ketë bisedime me Kosovën për Kosovën anipse ajo tashmë është e pavarur dhe ka juridiksion të saj mbi vet territorin e Kosovës.

Ne shqiptaret nuk kemi mundur të tregojmë se pas pavarësisë dhe kontrollit mbi territorin që është sovraniteti, të themi se bisedimet me Serbinë nuk mund të zhvillohen për Kosovën, por se ato do të mund të zhvillohen me një trajtim të ri, me një spirale te problemeve ndërshtetërore dhe jo ndryshe. anëtaret e delegacionit qe e përfaqësonin Kosovën ishin vërtetë të papjekur politikisht, madje pjesa e tyre nuk ishte legjitime aq sa për përfaqësuar bisedimet me palën serbe qe përfaqësohej me direktivat e akademisë se shkencave serbe. Pala shqiptare e paqartë rreth bisedimeve futej ne to, duke u mbështetur mbi të drejtën e autoktonisë, duke bërë “be e rrufe” se nuk do të lëshoj pe në të drejtat legjitimi të shqiptarëve, pa e kuptuar se filozofia dhe metodologjia e bisedimeve ka të bëjë me qasjen serbe për Kosovën.

Pra, tani ne nuk mund të japim më luks Serbisë qe ajo të përfitoj ende nga filozofia dhe metodologjia e bisedimeve për Kosovën. Kosova ne bisedime me Serbinë duhet të hy vetëm si e barabartë ne te gjitha kompeticionet politike, ndryshe gjërat prehen me thikë për sa i përket komprometimit të shtetësisë dhe të sovranitetit. Qeveria e re duhet të shfrytëzoi pragmatizëm politik, i cili nuk e rikthe Serbinë në Kosovë me agjenda të saja obstruksioniste, ndaj të gjitha çështjeve që ajo i percepton si të saja, e qe ne fakt nuk i takojnë më qe nga pavarësia e vendit.