Dishepujt e trillimeve të “llogoreve antikomuniste”

0
652

Nga Sali Leka

-Tregim nga libri “Korrupsioni i masakruar i tranzicionit”-
Ka masakruar edhe tokën shqiptare, atdheun e popullit
Për dijeni: Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Kam plotësuar dhe dy libra të tjerë “Shkrimtarët në skëterrën e diskriminimit komunist” dhe “Mëkatari dhe projektuesi i mizorizmit enverist”. Në kohën e skëterrit kam shkruar dhe pesë libra në vit, por nuk i botuan ata mizorë zuzarë me sorollopin e tyre dhe tani kanë botuar katër libra me gënjeshtra dhe spekulime të K. Dervishit dhe D. Kaloçit, nën maskën se po demaskojmë komunizmin, por nuk kanë shkruar as dy fjalë për burgosjen dhe persekutimin të 125 shkrimtarëve as për masakrimin e 750 intelektualëve.

Në Shqipëri vazhdon katastrofa artistike mediatike. Botuesit kusarë financojnë krijuesit letrarë gënjeshtarë langarë të shtrembër.
Unë me shokët e mi e kishim parashikuar rrëzimin e komunimzit enverist-ramizist që në vitin 1977, por nuk e kishim menduar se në vitin 1997 do të vërshonte kusarizmi dhe zuzarizmi kaotist anarshist dhe duan ta vazhdojnë akoma.

Shkrimtari dhe poeti lirik erotik eposik demokrat i vërtetë modernist antimizorist i burgosur politik përpara kohës së tranzicionit, por doli zgjatim dhe vazhdim kaotist anarchist I kohës së persekucionit mizorist. Libri I titulluar “Korrupsioni i masakruar i tranzicionit” që nga viti 1992 por nuk e kanë demaskuar. Korrupsioni ishte edhe përpara këtij viti, por i maskuar.

Shumë i nderuar Edi Rama!
Shumë i nderuar Gramoz Ruçi!
E kam obligim sublim me ju uruar punë të mbarë me faqe të bardhë gjatë katër viteve në mandatin e dytë që ju besoi populli shqiptar mendimtar vizionar, socilaistë të përkushtuar bashkë me demokratët e vërtetë të betuar, midis të cilëve unë shkrimtari Sali Leka, me shokët e mi me kontribut të çmuar për drejtësinë dhe demokraacinë letërsinë artin dhe kulturën shembullore.

U kemi besuar dhe votuar për të forcuar drejtësinë, për të konsoliduar demokracinë, për të demaskuar pa hezitim shkaktarët zuzaristë të korrupsionit kusarist të kohës së tejzgjatur të tranzicionit kaotist anarshist.

Del pyetja dhe duhet të përgjigjemi të tërë: Kur do të vlerësohet populli shqiptar i dituruar, i admiruar por i gënjyer nga gëjeshtaruckët zgëdheckë gelbockë, i mashtruar, i manipuluar nga shtrembaluckët e hipokrizuar, meskinistë, sharlatanistë, të strehuar nëpër televizionet mediatike skurrikiste, që s’kanë asgjë të përbashkët me kauzën kombëtare historike.
Populli shqiptar, me vullnet të aftësuar për letërsinë, artin dhe kulturën, mua më ka blerë tremijë e pesëqind libra me poezi e tregime të mrekullueshme, të vërteta, të dobishsme për jetën njeërzore.

75 lexues të arsimuar, të kulturuar, kanë paraqitur për botim shkrime me vlerësime të drejta të mira pozitive për tregimet dhe poezitë e mia brilante të mahnitshme, por këto vlerësime të shkëlqyera nuk i kanë botuar ato gazeta negative regresive, që publikojnë çdo ditë gëlbockat e pisëta të burgosurve oridenrë, nën maskën se po demaskojmë komunizmin e shek. XX dhe do ta shkatërrojmë komunizmin e shek. XXI me jargosjet e tyre zgërdhecka musibecka të ndyra të cofta!

Kurse unë kam tregime të pastra, me ngjarje të vërteta.
Ju falenderoj me shumë vullnet dhe admirim Edi Rama dhe Gramoz Ruçi për durimin e madh humnanist që keni, që pranoni me biseduar nëpër këto studio televizive skurrike skanadaloze dhe me këta spekulantë të rëndomtë obskurantë, analistë mediatikë, pa kulturë dhe pa etikë.
Unë nuk ulem kurrë në kolltuqet e këtyre studiove korruptive të ngjyrosura nga duart e shtrembëra të kusarëve e zuzarëve monstruozistë.
Unë as nuk dal e nuk shikoj televizor, se nuk më del koha. Merrem me studime biologjike, filozfike, teologjike dhe me shkrime letrare artistike kombëtare historike, por më ftuan dy shokë me pirë kafe në një lokal, shkova i takova dhe dëgjuam për dy orë bisedën e Eni Vasilit me shkrimtarin Ismail Kadare.

Neve kishim dhe kemi gazetarë të mirë. Eni Vasili është gazetare e talentuar, por e detyruar për të zbatuar diktimet e Kadaresë të aprovuara nga pronari i studios televizive. Në bazë të pyetjeve të fabrikuara, Kadareja doli nga studioja antikomunist dhe antienverist i betuar, antimarksist i pamposhtur, që nga viti 1967.

Studioja e hapur e vërtetë kritike mediatike publike do të ishte që në debat me Kadarenë të ishin ballafaquar Ilir Demalia dhe Fatos Lubonja, që kanë botuar tregime me kundërshtime për trillimet e Kadresë dhe idhujtarëve të tij.
Tregime me demaskime kundër manipulimeve dhe shtrembërimeve skandaloze të Kadarsë kam shkruar dhe unë shkrimtari Sali Leka, por nuk ulem në studio televizive që kanë pronarë me pasuri të madhe, por me kulturë dhe dituri të pakët e të mangut. Kurse etikë shembullore teuratiste dhe logjikë njerëzore humaniste moderniste nuk kanë aspak, janë bosh, skarc.

Eni Vasili, gazetare e talentuar, po të ishte e liruar nga diktimi skurrik i Kadaresë dhe përcaktimi absolut i pronarit të studios dhe televizionit, do të ftonte në studion e hapur për debat publik dhe Kastriot Dervishin, ish arkivisti pëdëist që zhduku një kopje të dosjeve të sigurimit dhe ka sajuar një dosje tjetër false, duke e zëvëndësuar dosjen reale me trillime dhe falsifikime ulëritëse për të veshur Ismail Kadarenë dhe motrën e tij Kadrien, tani në vitin 2017, me kostumin e bardhë borgjez, antikomunist, antienverist, të qepur që nga viti 1978!
Sipas dosjes që ka stisur Kastriot Dervishi, kostumin e kuq komunist Kadareja e ka zhveshur në vitin 1980, e ka lëshuar tek këmbët e Enver Hoxhës dhe e ka detyruar të mos e burgoste motrën e Kadaresë, Kadrien, që na paska zhviluar propgandë antikomuniste, antirevolucionare!
Sigurimi komunist persekutonte Kadrien, motrën e Kadaresë së madh, me famë botërore, por Enveri lexoi letrën dhe urdhëroi sigurmin mos ta burgoste Kadrien!…

Këto fjalë gënjeshtra të rëndomta dhe neveritëse të K. Dervishit. Enver Hoxha as me gojë as me shkrim nuk ka urdhëruar mosburgosjen e Kadrie Kadaresë, se nuk e njihte sigurimi dhe ajo as që dinte të bënte propogandë antikomuniste.
Sigurimi ndiqte dhe burgoste të akuzuar në grupin e koduar “Shtriga” Marilda Veshin, Fatbardha Delinë, Drita Çaushin, me punë në Institutin e lartë Bujqësor Kodër Kamëz Tiranë, bashkë me Kadrie Kadarenë. Drita me Kadrien njiheshin, por nuk ishin shoqe. Drita me Kadrien më kanë njohur mua, edhe unë i kam njohur, por nuk i kisha shoqe.

Në Institutin e Lartë Bujqësor, unë kisha dhe kam 25 shokë dhe shoqe, por jo Drita Çaushin dhe Kadrie Kadarenë.
D. Çaushit, M. Veshit, F. Delisë iu kam thënë: “Mos bëhi vegla të ndryshkura të maskarenjve, të provokatorëve të ndyrë, se asnjera nga ju nuk është shtrigë e tmerrshme, prandaj mos shpifni kundër njëra-tjetrës”.

Marilda Veshin, Fatbardha Delinë, Drita Çaushin i burgosën, i torturuan, i masakruan, por shtrigën e fortë dhe të egër nuk e zbuluan.
Kurse Dervishi i sotëm, injorant obskurant, nuk e di që dosjet makabre të sigurimit komunist janë përpiluar në katër kopje dhe tri kopjet e tjera nuk munden dot t’i zhdukin as Haxhi Kroi, sekretari i Enverit, as Dhimitër Tona, Mihal Bisha, Ilo Kodra, Spiro Dede,Mantho Bala, funksionarë të lartë në aparatin e Byrosë Politike. As Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia, edhe sikur të ngrihen nga varri! Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia e kthyen PD në shoqatë pëdësite.

Dosjet monstruoze të sigurimit duhet të ishin hapur në vitin 1997, por shoqata pëdëiste hapi firmat piramidale kusare me përmasa kombëtare, hapi depot ushtarake dhe shkretoi tokën atdhetare shqiptare, me pyje të mrekullueshme, ara, livadhe,uzina, farbrika dhe sot i kërkon Gramoz Ruçit të bëhet Krisht e Muhamet dhe të zhduki komunizmin!

Me shoqatën pëdëiste dhe Kadarenë janë bashkuar Dashnor Kaloçi dhe ish funksionari i lartë komunist Çerçiz Loloçi,i cili ka shkruar gënjeshtra akoma më të rëndomta se Dervishi dhe Kaloçi. Loloçi ka shkruar: “Kadareja ka meritë si antikomunist dhe antienverist i pamposhtur, i paburgosur nga Diktatori dhe shpëtoi dhe motrën nga burgosja! Loloçi, sekretari II i Komitetit të Rinisë Tiranës grumbulloi 450 anëtar fronti dhe rinie kur u burgos Fadil Paçrami me parulla në duar ku shkruanin “Poshtë armiqtë e partisë dhe të popullit”!
Kur u burgos shkrimtari Sali Leka, grumbulloi 250 anëtarë fronti e rinie, duke llomotitur dhe gumëzhitur: “Kalbjeni në burg poetin dekadent modernist Sali Leka!”…

Dervishi e ka zhdukur një kopje të tre letrave të shkrimtarit Sali Leka dërguar Enver Hoxhës më 1968, 1973, 1976. Fatkeqësisht për K. Dervishin, bashkë me urithkët e tij, tre letrat e shkrimtarit lirik erotik Sali Leka janë në shtatë kopje dhe kopjet e tjera nuk mund t’i zhdukin as Sali Berisha, as Bamir Topi, as Bujar Nishani, edhe sikur të bëhen përsëri presidentë. Dy kopje të tre letrave i kanë dy shokët e mi gjirokastritë Reshat Baxhi dhe Fatmir Tauzi, burra fisnikë, dy miq të babait të Enver Hoxhës!

K. Dervishi formon pranga artificiale me gjethe fiku dhe mbulon sot duart e Ismail Kadaresë por në kohën e mizorizmit vampirist shkrimtari Ismail Kadare, prangat metalike prej çeliku nuk i ka shikuar me sy.

Kurse Fatos Lubonja prangat e forta metalike i ka mbajtur mbërthyer 12 vjet në duart e tij, bashkë me babain Todin 24 vjet. K. Dervishi, shtrembaluc sharlatan, që nuk ka lexuar Bibël teuratin, as Ungjill Krisht Kristian, as Kuran kerim sublim, por ka lexuar librat mizoriste zuzariste, për luftën e klasave me doemos e paderman, sajon pranga kauçuku edhe për motrën e Kadaresë, Kadrien, që prangat e çelikut në kohën e skëterrit mizorist, nuk i ka shikuar as në ëndërr, se nuk ka bërë as dy ditë burg apo internim!

Prangat makabre tragjike vampiriste enveriste ramiziste i kanë mbajtur të lidhura në duar një mijë e pesëqind e pesëdhjetë vjet të mbyllur në burg, 125 shkrimtarë dhe dramaturgë mendimtarë vizionarë me vepra letrare artistike dhe drama teatrale të mrekulleshme, midis të cilëve, shkrimtarë dhe poetë të kulturuar e të admiruar, shokët e mi Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Hasan Petrela, Kapllan Resuli, Kasem Trebeshina, Frederik Sokoli, Piro Kuqi,Daut Gumeni, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Xhemal Broja, Qerem Biba, Ismet Cibaj, Hysenil Dume, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka dhe Sali Leka në ato vite me 85 libra me tregime të vërteta, të dobishme dhe poezi brilante të mahnitshme liriko-erotike, eposike kombëtare historike.

Këto fakte konkrete që rreshtova, janë të vërteta, janë përndjekje, persekutime dhe diskriminime të egra të sigurimit komunist enverist dhe nuk janë gënjeshtra të ndyra nga ato që sajon K.Dervishi, i cili ka shkruar: “Motrën e Kadresë, Kadrien e ka përndjekur sigurimi, por shkrimtari i madh Kadare i dërgoi letër Enver Hoxhës në vitin 1980 dhe ai nuk e burgosi Kadrien antikomuniste”.
Kurse unë shkruaj: “Shoku im Brahim Veli Haka u burgos shtatë vjet burg skëterr se foli dy fjalë të mira për Amerikën demokratike borgjeze kapitaliste. Po të kishte folur dy fjalë të liga për Enver Hoxhën, Enveri e burgoste njëzet vjet”.

Kurse Kadrie Kadarenë, Enveri e burgoste njëzet e pesë vjet po të fliste dy fjalë kundër Enverit dhe komunizmit, edhe sikur vëllai i Kadries, I. Kadare të shkonte vetë të takonte E. Hoxhën me 22 letra në duar! Enveri do të thoshte: “Shporru Kadare! Unë jam Enver Hoxha! Nuk jam nën komandën tënde Ismail Kadare! Kush ta dha të drejtën të më japësh mua urdhëra, ultimatum: “Mos e burgos Kadrien antikomuniste, antirevolucionare?!”…

Unë e kam njohur Kadrien dhe ajo më ka njohur mua dhe do të shkruaj: Mos Kadare, mos u vetëdemsko! Kurse Kasem Trebeshina dhe Alida Hysku dolën në komision mediko-special, morën raport mjekësor psikopatë të sëmurë psikikë, por nga burgu nuk u liruan, por i dënuan dyfish dhe i torturuian egërsisht.

Tani Alida ka shkruar: “Më ka përdhunuar hetuesi me forcë, me fytyrë të mbuluar me batanije”.
Në fakt, hetuesi nuk e ka përdhunuar, as e ka cënuar nga morali, por e ka torturuar tmerrësisht me dy mace të stërvitura nga vandali në gjoks dhe në organet gjenitale femërore, se ishin të instruktuar për masakra mizore.

Edhe mua më kanë torturuar, por mjeku i burgut ishte shoku im fisnik mendimtar besnik guximtar dhe më tha: “Sali i nderuar, shoku im Sali Leka! Mos prano me dalë në komision special mjekësor se do të dënohesh dy, por edhe trefish si psikopat rrangall dhe po të lirohet nga burgu Sali Leka bën hata, vret fëmijë dhe gra”. Kurse hetuesit i tha: “Saliun do ta mjekojë me antibiotik dhe me ushqim special”, por hetuesi iu përgjigj: “Doktor, qënkeni shokë për kokë me Saliun, poet lirik, erotik, eposik, por ky është horr të bën trokë, i shkel syrin gruas tënde dhe motrës time”. Por shoku im jetik sublim, doktor me kualifikim dhe specilizim i tha: “Lexo katër akuzat, shoku hetues, poeti Sali Leka nuk është dënuar për motive të dobëta, të pisëta, ordinere, brutale e vulgare”. Por hetuesi m’u vërsul, më shtriu përmbys dhe më uluriti: “Lëpij këpucët e mia, ose do të detyrojë me lëpirë pllakat e birucës. Shpejt lëpije me llapën tënde vitale viganike ashtu si shkruan poezitë e tua dekadente mikroborgjeze erotike”.

Edhe unë hetuesit i fola: ”Jam i burgosur politik, as punoj, as lëpij, as pastroj, as këpucë, as lopata por do të shkruaj i papërtuar, pandaluar 24 orë sa dita dhe nata dhe do t’i lutem Zotit, Krishtit dhe Muhametit këtu në burg ditën edhe natën t’i zmadhojë e t’i bëjë të gjata 24 milion orë”…

Në ato vite psikopatët dhe pijanecët e rakisë dënoheshin rëndë. Në kooperativën bujqësore “8 Nëntori” një burrë kooperativist u bugos shtatë vjet se foli dy fjalë të liga për Enverin dhe komunizmin në një gosti duke pirë raki me sekretarin e byrosë dhe kryertarin e kooperativës. Sekretari me kryetarin u shkarkuan dhe u dërguan të punojnë punëtorë për mosvigjilencë.

Manipulisti Ismail Kadare, bashkë me puthistët e tij, ka shpifur tërkuza me gënjeshtra kundër shkrimtarëve Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Piro Kuqi, Xhemal Broja, Ibrahim Uruçi, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, por unë nuk jam dëshpëruar as dëshpërohem nga shpifjet dhe gënjshtrat e I. Kadaresë dhe as të servilëve hipokritë të stërvitur prej tij.

Unë shkrimtari Sali Leka kam shkruar dhe do të shkruaj fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta në burg dhe jashtë burgut, kam shkruar tregime të vërteta dhe do të shkruaj fakte konkrete për motrën e Kadaresë, Kadrien, që me dialekt gjirokastrit quhet edhe sot Kakuja dhe ka punuar me profil të zgjedhur, e rehatuar në Institutin e lartë Bujqësor Tiranë. Unë e kam njohur Kakujën dhe ajo më ka njohur mua. Unë kam studiuar dhe punuar në Institutin e Lartë Bujqësor. Kam nisur punë pas burgut politik me 6 dhjetor 1983 dhe kam shumë tregime për kolegët, pedagogët, studentët, laborantët dhe punonjësit e çdo profili dhe profesioni.

Në auditoret e këtij universiteti të arsimit bujqësor, blegtoral, pyjor, zooteknik dhe financiar kontabilitet, nuk ka munguar asgjë për të jetuar, të gëzuar, me dëshirë dhe vullnet.

Kakuja Kadare ishte e urtë, e butë, me etikë dhe kulturë tradicionale shembullore, por Ismaili dhe Helena e linin pas dere si mace e vjetër, se ishte beqare e vonuar dyzetvjeçare. Kakuja nuk dinte as hile e dredhira, nuk ishte e hipokrizuar, por e drejtë, e sinqertë. Kakuja nuk ishte egoiste as me mua, që e kam demaskuar I. Kadarenë që nga viti 1968 për ligësinë dhe egërsinë e tij mizoriste edhe kundër jetës paqësore të motrës Kakuja e nderuar, e respektuar nga tërë personeli dhe kolektivi i harmonishëm në Institutin e Lartë Bujqësor.
Kurse tani, në vitin 2017, K. Dervishi ka mbushur gjashtë faqe gazete duke baltosur jetën e pastër të Kakujës së nderuar, për të zbardhur jargosjet e Kadaresë.

Dervishi shkruan sot, por i stis sikur gjoja i paska thënë Kakuja në vitin 1978: “Vëllai im i madh, Ismaili është shumë i zgjuar, saqë në romanin “Dimri i madh” diti me ja hedhur Enverit dhe i gjeti pikën më të dobët. Ismaili, pas ndryshimit të sistemit, do të sundojë përsëri se është tepër i aftë. Enveri do të vdesi ashtu siç vdiq Stalini, krimineli bolshevik dhe sistemi në Rusi ndryshoi. Të dy, Stalini dhe Enveri janë vrasës. Stalini ka bërë krime të rënda. Në fillim vrau shokët e tij, dhe prap, kohë pas kohe eleminoi të tjerë me radhë. 15 vitet e fundit të jetës Stalinit i kishte hyrë frika në palcë dhe jetoi në dhomë pa dritare”.

Këto fjalë nuk i ka folur Kadrije Kadareja në vitin 1978, por i ka shkruar Dervishi në vitin 2017. Po të bënte këtë agjitacion dhe propogandë antikomuniste kaq të ashpër Kadria, Enver Hoxha e vriste, e groposte pa varr, ashtu si vrau dhe groposi Sabiha Kasimatin, Liri Gegën dhe pesë gra të tjera.

Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka e kam obligim të tregoj fakte konkrete të vërteta. Unë kam studiuar dhe punuar në Institutin e lartë Bujqësor Tiranë. Kam nisur punë pas burgut politik me 6 dhjetor 1983 dhe i mbushur me tregime të vërteta për Kadrien, beqare e vonuar dyzetvjeçare.

Kadria ose Kakuja ka bërë jetë luksoze komode me bollëk të madh dhe në rahati maksimale. Kakuja nuk ka bërë as dy orë burg apo internim, por ka jetuar në kavalishencë speciale më mirë se Vito Kapo, bashkëshortja e Hysniut,anëtar i Byrosë Politike. Po, po! Më mirë se Vito Kapo, që mbas vdekes së Hysniut, nuk e pa askush me sy! Aq i pamëshirshëm ishte komunizmi enveristo-ramizist!

Dervishi shkruan: “Kadria, motra e Kadaresë, për Enverin thoshte: “Sa i keq, perversi, homseksuali”, por e vërteta është: Kadria nuk fliste fjalë seksi, as me burrat, as me gratë, se nuk dinte. Ajo ishte beqare sterile. Kakuja nuk ishte e harbuar, por namuzlije e betuar.
Në ato vite asnjë burrë nuk mundej me thënë: Jeni pederast, pervers, homoseksual, se të vriste, të copëtonte, ta shkrepte në lule të ballit. Ndryshe sot, me i thënë një burri jeni pederast, pervers, homoseksual, ai të falenderon, të përqafon, të shpërblen, të jep komplet rrogën mujore.

Sot kanë shtuar lakminë dhe pasurinë, por kanë pakësuar diturinë, kulturën, krenarinë. Sot fjalët e pista i hanë me bukë, i pijnë me ujë e ilaçe, se janë të ndyrë, të qelbëzuar, të infektuar për ibret.
Në ato vite nuk kishte burra rrangall zavall, por kolos vital, por edhe vandal ashtu si Enveri, por nuk ishte homseksual, ishte despotik brutal, i egër antidemokratik.
Kakuja nuk e urrente Enverin, as mua që e kam demaskuar Kadarenë që nga viti 1968.

Kakuja, motra e Kadaresë nuk ishte arrogante, as pedante ekstravagante, ashtu si gënjen Dervishi. Unë kam shkruar dymbëdhjetë libra kur punoja në Institutin e Lartë Bujqësor. U jepja poezi lirike erotike të mahnitshme brilante shokëve, shoqeve, kolegëve, studentëve, laboranteve, edhe Kakujës beqare gjirokastrite, por Kukuja nuk i lexonte poezitë erotike, aspoezitë eposike vitale,por mua nuk më spiunonte tek rezidentët e Sigurimit. Kakuja nuk e dinte erosin erotik, as kolosin viganik. Kakuja ishte e drejtë, e sinqertë e lindur, beqare e stazhonuar. Ajo nuk dinte as me u martuar.

Prandaj jam shumë i indinjuar me Kastriot Dervishin që spekulon,sajon dhe trillon jargosje të ndyra dhe i hedh në shpinën e Kakujes. Dervishi shkruan: “Shkrimtarin e madh Kadare e zuri rreziku për fajin e motrës që shante Enver Hoxhën. Kadarenë e thirri komiteti partisë Tiranës por Kadare u tha: “Nuk e pranoj motrën në shtëpi dhe shpëtoj nga burgu veten dhe motrën e pabindur. Pastaj i dërgoi letër Enverit “. Këto fjalë që unë citova janë shtrembërimet dhe manipulimet galopante të Dervishit.

E vërteta është krejt ndryshe: Në vitin 1978, Kadarenë e thirri Komiteti Partisë se kërkonte medoemos më shumë privilegje, honorare me fonde monetare valutore, shpërblime të majme kolosale, udhëtime të shpeshta të gjata në Francë dhe në vendet e tjera të Evropës, për të botuar e reklamuar madhështinë e komunizmit dhe lavdinë heroike të Enver Hoxhës, që e bëri Shqipërinë shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut!
E vërteta e jetës së Kadaresë është krejt e kundërta e atyre që deklamojnë duke trilluar pafytyrsisht Dervishi dhe Kaloçi; Kadareja ishte një komunist më i egër dhe më fanatik se vetë Enveri dhe Ramizi dhe nëse ka pasur ndonjë hatërmbetje ndaj tyre dhe ndaj komunizmit kjo ka ndodhur vetëm se nuk e kanë ngritur në majë të Olimpit të kuq, që të sundonte i vetëm në Shqipërinë e varfër e të traumatizuar.

Me shumë konsideratë
Sali Leka
Cel: 0683855304