Disa vjersha nga Dodaj Zef

1
3623
Dodaj Zef

Dodaj Zef

Pse ori Nane

Pse ori Nënë?
Pse e dashur nanë.
S’më bëre politikan.
Popullin tim e njofë.
Gjymerta i shofë.
Lehtë ta jepin votën.
Merre mos qajë kokën.
Më shum nuk kujdesen.
Nga qafa të hjekën.
E ti ban çfare të dush
Xhepat para i mbush.
Qerret më të mira.
T’plotsohen Dëshira.
Vila e tendera.
Merresh me miljonera.
E për ata që më votuan.
Ma dhan votën e më harruan!
E prap kur të bjëmë zgjedhje.
Prap me ta bëj mbledhje.
Prap mi japin votat.
Se nga pak i lyej rrotat.
Gjëja më e mirë politikan
Villa, makina, pin dhe hanë.

Me 01.O6.2016

Shumë Parti

Vend i vogel dhe u mbush parti.
S’kemi figura, se janë shkri!
Figurë ishte Ibrahim Rugova.
Me miqë të tijë u lirue Kosova.
Por pas lufte ç’ka me thanë.
Mbi njëzet Parti na u banë.
Ishë figurë edhe Ukshin Hoti.
Burrë kombëtarë dhe shum i zoti.
Ishë figurë sa ishte i gjallë.
Mark Krasniqi burrë i rrallë.
Kur filloi me PSHDK-në.
Shum e deshti ay atdhenë
Kjo farë smundje për shqiptarë.
Gjith po duan me qenë të parë.
Këto farë smundjesh po vazhdojnë.
Ngritën njerzit që s’meritojnë.
Unë kam Lek por dua më shumë.
Jepma votën shko flej n’gjumë.
Copa-copa na u ba vendi.
Prej partive fillon rendi.
Mëshoni shqipe mëshoni bani.
Si ta lypni ashtu e gjani.
Nuk i kem as dy miljon.
Njëzet parti dhe prap mbaron.
Ruhi se po i hupni krejt.
Se Bashkimi do t’vjen shpejt.

Ju falemnderit Amerik

Amerik të qofshim falë
Si kem qenë dhe ku jem dalë!
Zoti n’qiell dhe puna e juaj
Tash n’vend tonë nuk jemi t’huaj
Ju na e sollet ket liri
Njëqind vjet mbetë ndër Serbi
Nuk na la asgja me ba
Në vend tonin mbetë ndër shkja
Ata e merrshin pasurinë
Merrnaj t’vlefshmet ndreqe shpinë
Krejt ma t’vlefshmet për Serbinë
Kur erdh puna me na njekë
Na e dijmë se ç’ka kem hjekë
Pa pasë arme dhe asgja
Veç nga vllaznit i patem ba
Me ato pak arme t’vjetra
Ngjuaj në shejë e vritej tjetra
Por do trima n’dorë i muaren
S’jau pranojm o serb t’kaluaren
Kur e panë se i vret shqiptari
Me masakra nisë barbari
Amerika tuj percjellë
Deri kur serbi po vjellë
E dikur kur e teproi
Amerika ju tregoj
Bashkë me te u bashkuan tjerët
Kuku lele bajshin t’mjerët
Mirë me NATON ja dhanë hakun
Miku i mirë na e hjeku lakun
Se lenë mikun pa e ba gjakun
Kur ta kemi t’fortin mikë
Banu i sinqertë e mos ke frikë
Se ata kurrë nuk të ndahen
Fjalt e besës do të mbahen
Ju falemnderit Amerik.


Nana Tereze

Shejtnesha e jonë.
Në shtator 2016 nëna e botës po shejtnohet.
Më së shumti e tër shqiptaria do të krenohet.
Nga gjaku shqiptarë jam,nëna i tregoi tër Botës.
Aty kam lindë e rritë jam ardh prej asaj tokës.
Të varfërit gjith jetën i ndihmova me vullnet.
Kur patëm nevoj për te, nëna Klintonit i thrret.
Mi ndihmoni ju lutem z. Klinton njerëzit e mi.
Jan duke mi munduar shum si nuk ka më zi.
Kur z.Klinton e mori vesh se ësht shqiptare.
I shpëtoi shqiptarët nga rasa më barbare.
Kur shqiptarët u liruan dhe shpetuan me jet.
Te varri i sajë shkon z. Klinton dhe kështu i flet.
Nën i thot une ta kreva ate amanetin.
Pushoni në qiell se shqiptarve jau hjeka kijametin.
Tash krejt shqiptaria e kemi shejtneshën tonë.

………………………………………………………………

I lutemi shjetneshës që shqipatrin ta mbron (bashkon)

Apo janë qëllime tjera?
Me jau humbur ato vlera.
Që gjithnji te ju i gjeta.
Kush ju tha e pse u hjeka?
Interesat i kan veq për veti.
Se në shprit ju hyu naleti
Të përqamë edhe të ndamë.
Nuk fluturoj jo për herë t’mbramë
Nda n’parti e shum drejtime.
Prej që e hjekët shenjën time.
As gjë s’ka n’Kosoven trime.
A mos une juve ju nema.
Pa dëshir por m’plasi zermra.
Ku na mbet gjaku i t’vrarve?
Që luftuan për komb t’shqiptarve!
Me shenjë time n’dorë e në zemër.
Kurse sot m’shkelët me thembër.
E banë disa sa me bër emër.
Sa për shenjë s’kesh ka idhohem.
Por qdo ditë une kur të zgjohem.
Nepër qiell kur fluturojë.
Veq bashkim për ju mendojë.
Nuk ka të bëj me shenjën time.
Por për të drejtën legjitime.
Me u bër bashkë Shqipëria ime.

………………………………………………………………

Bjeshkët shqiptare

Bjeshkt e Sharrit dhe të Rugoves.
N’mes t’Shqiprisë dhe të Kosovës.
Sa shum kohnat i mbajnë në mend.
Se janë të parat në kët vend!
Prej se erdh njeriu i parë.
Bjeshkt mendojn ka qenë shqiptarë!
Bjeshkët thon kem qenë krenare
Kur na shkelën këmbët shqiptare.
Prej më t’parëve i mbajm në mendë.
Kush ishë Zot e mbret n’kët vend!
Nga lartsia mjaft të larta jemi.
Të gjitha luftrat pa i kemi.
Prej Pellazgve si të parë.
Kur kan ardh sllavt shkatrrimtarë.
Krejt e pamë luftën e Kosovës.
Luft Osmanësh n’mes t’Vojvodës.
Në qdo luftë kishte shqiptarë.
Gjith me hile jau kanë bërë.
N’tokat tona erdhën të tjerat.
Sa shqiptari ra n’humnerat.
Me u ndihmue mundsi s’kishim.
T’pa levizshme si Bjeshkë ishim!
Krejt i pamë luftrat e mbrame.
Kemi dëshmi për qdo të bame.
Veq nji kêshillë prej nesh e keni.
Pasi t’lira t’dy shtetet jeni.
Zgatnja doren njena tjetrës.
Shteti i Ri le t,ja zgatë të vjetrës.
E t,ju thonë shum u falem nderit.
Per qdo punë dhe ndihma t’njerit.
Bashke ta bajmë shtëpinë e vjetër.
Veq shqiptarë se nuk duam tjetër.
Krejt këto fjalë këshilla të arta.
Vijnë nga Bjeshkët tona të larta.
Krenarija e jonë kombtare.
Këto Bjeshkë në dy anët shiptare.
Bjeshka e Sharrit e Bjeshkët e Nemura.
Bëhën bashkë shpirti e zemra.
Veq t’bashkuara jemi të lira.
Bashkë i shijojm këto të mira.
Për Bashkim ka mbetë detyra.


Bashkimi i qyteteve
———————————
Shqiptart janë popull i lashtë.
Padrejtsisht nuk i lanë bashkë.
Sot ka ardhë një kohë e re.
Me e ba shqipet një fole.
Thirr e ka Prishtina Tiranën.
Për bashkim fjalët i banën.
E ka thirrë Gjakova Shkodrën.
Ta trondisim na bashk Londrën.
Nisë Prizreni me e thirrë Vloren.
Ecë o vlla ti jepma dorën.
Bashk t,ja qojm letrën Berlinit.
Na i bijnë hartat e kufinit.
Padrejtësisht ju që na ndatë.
Njëqind vjet të ndame na latë.
Ashtu e thirri Peja Lezhën.
Deri n’Nish do ta shtyjm megjën.
Kaçaniku e ka thirrë Krujën.
Si n’atë kohë Halili-Mujën.
T’bijt e Gjergjit dhe t’Seferit.
Gjaku i trimave në trup t’njerit.
Paska thirrë Saranda Shkupin.
Kush s’bashkohet do të hupin.
Mitrovica e thirrë Valbonën.
Me u bashkue fëmit me nënën.
E ka thirrë Gjilani Korçën.
Eja vlla ta pastrojm votrën
Po e thirrë Puka Preshevën.
O u lirojm ose do t’prehëm.
Krejt Mirdita ranë n’takort
Shkojm në Mal të Zi pa pasaport
Dibra e madhe e thirrë t’voglën.
Merre Ohrin unë nxa kodrën
Kshtu qytetet rend me rendë.
Me u lanë t’ardhmes Testament.
Ka nisë fjala me u ba rendë.
Kësaj here krejt prezent
Ky fillim të jetë i mbarë.
Duam Bashkim me krejt shqiptarë.

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.