Disa shkrime për aktualitetin nga Prof. Skënder Karaçica

0
588
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Nismë Shqipëri-Kosovë

Të anulohen pikët e Kongresit të Berlinit (1878) dhe çështja grabitqare nga fqinjët të tokave të Shqipërisë.

* * *

Në pikën 25 të Kongresit të Berlinit është thënë që perendoria sundimit shekullor të Turqisë të mbajë nën mbikëqyrjen e saj popullin dhe trojet shqiptare.

* * *

Kongresi i Berlinit pa përfaqësuesit legjitim të popullit shqiptar bënte pazaret e ditës me fqinjët serb,malazezë dhe grekë duke i shpërblyer me tokat shqiptare.

* * *

Në analet hisorike të këtij Kongresi famëkeq kundër popullit shqiptar dhe tokave etnike,ende ruhen procesverbalet e kohës kur thuhet se Mali i Zi, vetëm dy orë para Serbisë shpallet shtet i pavarur.Në këtë kohë ende nuk kemi të bëjmë me formimin e kombit.

Çikago, më 13 korrik 2019


Albanian TV of America

Dr. Koço Danaj dhe debati për gjenocidin grek ndaj Çamërisë

Në emisionin debat në studio:Albanian TV of America,musafir dr.Koço Danaj dhe të drejtuar nga Gani Vila,tema bosht e këtij emisioni gjenocidi grek ndaj Çamërisë.

Në këtë debat televiziv,dr.Koço Danaj në dritën e Platformës Politike për Shqipërinë Natyrale,ndër të tjera ritheksoi se zgjidhja më e drejtë demokratike dhe në përkrahjen e faktorit ndërkombëtar BE-SHBA,do të sihte që Çamëria shqiptare të shpallet (ZONË E LIRË)në mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të lejohen populli shqiptar çamë të kthehen në shtëpitë dhe pasurinë e tyre.

Duke shpaluar shumë çështje shqiptare në kronikat arkivore dhe historike lidhur me Shqipërinë dhe çështja e Kosovës.dr.Koço Danaj,përmendi një fakt të rëndësishëm arkivor i panjohur për opininionin e gjerë shqiptar se Mbreti Ahmet Zogu në vitin 1940 në Angli nuk është pranuar si ,,Mbret i Shqipërisë,,por sipas dr.Koço Danaj,ai ishte pranuar vetëm si refugjatë(cit.sipas dr.K.Danaj)

Ndërkaq,në rrethanat e kohës dy mbretërit e Serbisë dhe Greqisë janë pranuar si ,,Mbret të Serbisë dhe Greqisë,,thekson në në debat dr.Danaj.Mirëpo,sipas dokumenteve arkivore kur është pyetur nga Washingtoni pse Ahmet Zogu nuk është pranuar me statutin,,Mbret i Shqipërisë,,Londra zyrtare pati thënë se lidhur me këtë,,do të hidhërohej Greqia dhe Serbia,ndonëse kishin planin e përbashkët që pas Luftës së Dytë Botërore (1941-1945)të dyja këto shtete me qëndrime hegjomoniste dhe antishqiptare të ndanin Shqipërinë në dysh për grabitjen e tyre(cit.dr.Koço Danaj).

Në dritën e ngjarjeve lidhur me gjenocidin grek ndaj Çamërisë Shqiptare,do të sugjeronim Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Detroit si dhe Redaksinë Albanian TV of America me Drejtorin Gani Vila që dr.Koço Danaj të dëshmojë në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan në Wshington,që e drejton miku i shqiptarëve dhe kongresmeni Eliot Engel,një nga njohësit më të mirë të çështjes shqiptare në Ballkan dhe të Çamërisë.

Çikago, më 14 korrik 2019


Udhë brezash

Të paktën një mirësjellje…!

Nuk kemi njerëz për të humbur,kështu thoshte në takimet e tij në udhën e brezave shqiptarë,profesor Anton Çetta.

Në tekimet me brezat(në shtypin e shkruar dhe TV),kam veneruar se herë-herë ata flasin për profesionet e tyre,për angazhimet në drejtimet dritëhije për kohën,por mos të harrojmë se brezat e kohës në vitet (1912-2019),secili ka vënë nga një gurë në Panteonin e Kombit Shqiptar dhe në Tokën Jallane të Atdheut!

Me gëzoi dritëhija kur e shikoja në TV Klan(Emisioni,,Oksigjen,,)shkrimtarin e ri nga Drenica Azem Deliu(23 vjeqar)që ka marrë udhën e mbarë të artit të letërsisë dhe,kur e kur premton për të ardhmen e letërsisë që do të krijojnë brezi i ardhshëm i shkrimtarëve në Kosovë.

Kosova përmes artit është afruar paksa më Evropën.Atje si komb e kemi vendin,këtë e kemi treguar në historinë tonë dhe në alfabetin e gjuhës shqipe me shkronjat latine që nga koha Buzukut(1555)madje edhe më herët sa kjo kohë,që historianët e gjuhës shqipe të lashtë përmendin (1332…1462…dhe mbase hulumtuesit e rinj shkencorë do të gjejnë argumente tjera historike nëpër vite…

Në emisionin,,Oksigjen,,shkrimtari i ri nga Drenica shpaloj një pjesë të udhës dhe librat e lexuara në livadhet e katundit si bari lopësh dhe,tashti në një shkallë të duhur të krijimtarisë së tij në prozë dhe poezi të përkthyera në gjuhët e popujve evropianë…

Si shkas që të shkruaj këta pak rreshta për shkrimtarin e ri Azem Deliu,i cili me shkallën e dijes që kishte fituar përmes leximit të botës së pashtershme të librit, fliste dhe fliste në përthekimin e botës së artit,që padyshim entuziazmi i tij do të mbajë pip në këmbët e vet për të ardhmen e tij si shkrimtar i përmasave evropiane(nuk do e parafrazoi si ,,Kadare i dytë,,)!

Mirëpo,këtë herë paksa me ka mbetur hatri se shkrimtari i ri nga Drenica,Azem Deliu kur është pyetur shkurt e shqip nga autori i këtij emisioni(Besim Dina),i cili di të begatojë programin e tij:Qosja apo Lubonja…?Këtu,shkrimtari i ri pakëz mbeti në mes të udhës kah të shkoj dhe çfarë të thotë…?Ai zgjodhi paksa si në heshtje Lubonjën,ndërsa e la në një këndin e errët të emisionit Profesor Qosjen,që është thënë ndër vite se ai është i përmasve intelektuale në Ballkan që secili popull do të kishte lakmi që të ketë të vetin.

Për fund brezat që vijnë në shkallët e shkollës krijuese,duhen kur e kur flitet për brezat e kohës të kenë të paktën një mirësjellje…!

Çikago, më 14 korrik 2019


Nismë letrare

Të pagëzohet ndonjëra nga bibliotekat me emrin e shkrimtarit për fëmijë Rexhep Hoxha

Po shkojnë në amshim krijuesit letrarë për fëmijë në Kosovë.Po na varfërohet udha krijuese e këtij krahu të leterësisë,që ndër vite për lexuesit e vegjël dhuruan libra me poezi,tregime,drama me mesazhin për rritën dhe edukimin e mbarë të tyre.

Këto ditë na dha lamtumirën e fundit,klasiku i letërsisë dhe mësuesi si shkollë për krijuesit për fëmijë në Kosovë,shkrimtari Rexhep Hoxha.

Ne që u rritëm me krijimtarinë e tij,vepra e tij na mësoi sesi bëhet Atdheu…!

Në këtë nismë letrare,propozoj që Drejtoritë për Arsim dhe Kulturë të komunave në Kosovë të shqyrtojnë mundësitë që ndonjëra nga bibliotekat e qyteteve tona të marrë emrin e shkrimtarit të dashur për fëmijë Rexhep Hoxha!

Kjo nismë letrare mos të mbetët vetëm në letër!

Çikago, më 14 korrik 2019