Disa shkrime nga Skënder Karaçica, Chicago

0
550
Skënder Karaçica

Si shihet atdheu nga larg

Djelmenia e Kosovës në Hagë, ndërsa Edi Rama shtrëngim duarsh me çetnikun Aleksandër Vuçiq(!)

Po atë ditë kur djelmenia e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishin ulur në karrikën e aktakuzës së Gjykatës Speciale në Hagë, kryeminsitri shqiptar dhe Tirana zyrtare me Edi Ramën i shtrëngonin duart në “konferencën e minishëngenit” me çetnikun presidentin serb Aleksandër Vuçiq(!).

Deri kur Shqipëria po sillet me nostalgjinë e Esad Pashës Toptanit, kryetradhëtarit të kombit shqiptar dhe i përkdheluri i Serbisë, ndonëse edhe rrugët në Beograd e mbajnë emrin e tij si nderim të një “shqiptari mik”(!).

Deri kur Edi Rama, si sharllatan (term i F. Konicës) po sillet vërdallë në krah të Serbisë e të qetnikut Aleksadnër Vuçiq? Pse Edi Rama nuk e keni anuluar takimin e “mini-shëngenit” me treshën tuaj të zgjedhur për të “ardhmen e Ballkanit” me Serbinë fashiste për njëfarë “tregëtie të lirë” me bukën dhe ujin e saj të helmuar për popujt jo serb dhe për shqiptarët…(!).

Edi Rama, në kohën e tronditjeve të Kosovës, turpin e mbajshi me “shnet”(!).

Çikago, nëntor të motit 2020


E Kohës

Pse hezitojnë partitë politike në Kosovë për të gjetur “formulën”, për zgjedhjen e presidentit …? Pse nuk e zgjedhin presidentin jashtë korpusit të partive politike…?

Dihet se institucionet e shtetit të Kosovës formohen me ligjet kushtetuese të jetës politike (pluraliste) parlamentare. Kjo, tashmë, dihet nga të gjitha rrafshet qytetare. Koha dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon Kosova me tronditjet e mëdha, kur udhëheqja e shtetit presidenti Hashim Thaçi bashkë me kreun e UÇK-së po përballet me procedurën paraprake në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë për “krime të njerëzimit”(!), të sajuara nga shërbimet sekrete ushtarako-policore të Serbisë, që, në vitet më të rënda vrau e dogji krejt çfarë ishte shqiptare dhe për tokën e djegur të Kosovës(!).

Koha po kërkon që të jemi më racional, duke lënë më një anë apetitet politike për të zënë karrikën e presidentit të Kosovës në kohën e tronditjeve të mëdha që na i ka krijuar armiku shekullor Serbia fashiste me hyzmertqarët e saj të shitur(!).

Partitë politike mos të hezitojnë, por të dalin nga vetvetja dhe të shohin sesi të dalim nga ky udhëkryq i madh i jetës institucionale të shtetit të Kosovës.Të bëjnë më të mirën e mundshme, duke thyer klishetë politike dhe të zgjedhin figura intelektuale, me bagazh të madh shkencor të dijes e të përvojës pa ngjyrime politike, që, në rrethanat e vështira të shtetit do të nis udhëtimin e sigurt të shtetndërtimit me një faqe të re kombëtare për të afruar programin dhe ligjet kushtetuese se Kosova është shtet sovran dhe pjesë e Evropës së qytetëruar e të bashkuar(BE).

Të mendojmë për pak minuta! Nëse jemi të bashkuar dhe mendojmë të dalim përtej thyerjeve të mëdha në zgjidhjen e drejtë se jemi shtet sovran, atëherë pse mos të zgjedhim presidentin e Kosovës nga bota shkencore dhe akademike, që kahet e shtetit të marrin kahjen e duhur dhe të mundim thyerjet e trondtijet e skenarëve të Serbisë për shembjen e themeleve të shtetndrtimit të Kosovës!

Si qytetar i Kosovës, kam propozim konkret dhe këtë më lajon e drejta kushtetuese dhe demokracia si vlerë jona kombëtare,që për president të Kosovës propozoj PROF. DR. ZEJNULLA GRUDA, brezi i plejadës shqiptare të shkolluar dhe më një bagazh të madh politik, shkencor, akademik dhe diplomatik që, do të kemi fugurën e fortë kombëtare dhe institucionale të shtetit të Kosovës, kur e kur regjimi i Serbisë nuk ka ditë që nuk po ia rrëmihë themelet e saj të shtetëtisë(!).

Me këtë rast u bëjë thirrje të gjitha partive politike në Kosovë, mos e qitni në një anë ketë propozim qytetarie, ndonëse koha kërkon që të jemi në krye të detyrës dhe të mendojmë për shtetin e Kosovës e jo për apetitet (politike) të partive politike! Jam i bindur se me ketë propozim, e nesermja do të nis më mbarë dhe kahet e shtetndërtimit të Kosovës do të mundin të keqën e kohës dhe do të jemi aty në Evropë dhe botë si shtet serioz kombëtar, demokratik dhe ligjor!

Çikago, nëntor të motit 2020


E kohës

Padi Civile për senatorin e shëmtuar të “demokracisë evropiane” Dik Marti!

Shteti i Kosovës dhe tërë mekanizmat institucionalë, të shoqërisë civile, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, të Universitetit, të Diasporës Shqiptare nëpër botë të bëjnë PADI CIVILE kundër senatorit të shëmtuar të “demokracisë evropiane” në Bruksel Dik Marti, për shpifje, fyerje, denigrim të popullit më të vjetër sa vetë Evropa të shqiptarëve në hapësirën e vet etnike në Ballkan…!

Kur Serbia po i numëron varrezat e fshehura afër lumit Sava dhe gjithandej nëpër Serbi të shqiptarëve të vrarë, të djegur, të korbanizuar me mjetet luftarake kimike të ndaluara me konventën e luftës në Gjenevë, Evropa po heshtë(!).

Serbia të denohet për krime lufte deri në shkallë të gjenocit në Kosovë dhe ndaj popullit shqiptar!

Evropë, mos heshtë para krimeve të Serbisë në Kosovë!

Çikago, nëntor të motit 2020


Në vend të debatit: A janë kthyer 2 milionë euro të vjedhura nga kompania në Llapushnik në arkën e thesarit të shtetit të Kosovës?

Është bërë si praktikë jo e mirë, që pas çdo afere korruptive apo të vjedhës “spektakulare” të parasë publike në Kosovë, kjo mbetët vetëm si lajm i ditës dhe tevona sikur çdo gjë shkon në “muzeun” e harresës(!).

Para do kohe, u bë lajm i ditës,kur një kompani nga Llapushniku i Drenasit përmes botës së letrave financiare, kur e kur i përvetësoi (i vodhi) 2 milionë euro nga thesari i shtetit të Kosovës, që, si thuhet në lajmin e ditës lidhur me kontratën të punëve të kryera nga tenderët (dikah) në terren të njohur për opinionin.

Lidhur me këtë skandal financiar, ministrja e finanacave Hikmete Bajrami, në ndërkohë doli para gazetarëve me informatën se përsoni i kompanisë nga Llapushniku posa mbërrini në aeroportin “Adem Jashari” nga Stambolli iu dorëzua policisë së Kosovës dhe 2 milionë euro të përvetësuara përmes letrave zyrtare të hajnisë, do të kthehen në arkën e thesarit të shtetit dhe do të nis procedura penale ndaj përsonit dhe kompanisë në Llapushnik.

Në dritën e ngjarjes, në vend të debatit, pyesim ministren e finanacave të qeverisë së Kosovës, Hikmete Bajrami, a janë kthyer 2 milionë euro të vjedhura nga arka e thesarit të shtetit nga përsoni dhe kompania në Llapushnik? Për të gjitha rastet e skandaleve që u bën në Kosovë nga individë, për fat të keq, zyrtarë të institucioneve të shtetit tonë, mbetën vetëm një ditë si lajm për opinion dhe tevona ngjarjet e rënda të këtij lloji shkuan në “muzeun” e harresës institucionale dhe të drejtësisë(!).

Ka ardhur koha që në Kosovë të nisin kahet e shtetit ligjor, ndonëse dukuritë e hajnisë në magjën e shtetit sikur na është bërë sëmundje kronike, që, sipas një fjale të popullit “merrni sa të doni si në bahqe të babës, e mos ktheni asgjë në arkën e shtetit”(!).

Ministre Hikmete Bajrami, a janë kthyer 2 milionë euro të vjedhura nga thesari i shtetit…?


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]