Nga MUSTAFA V. SPAHIU
VAJZAT PËRMETARE
Bukurinë, perlë e stolisë
Buzagazin, trashëgim në gen
Vjosa, u fal imazhe të poezisë,
Puthje trëndafilojnë për të bukur djem.
Krenari e dukshme vajzat përmetare
Zemrat se ç’u vlojnë zjarr e dashuri,
Rrugës kur ecin, duken si manare;
Vjosa i mrekullon nur e kaltërsi.
Po të shkosh atje, qoftë dhe një ditë,
Nuk ka mllef e sharje, nuk ka as përçmim,
Poshtë në lumë lule, malit gjelbêrim
Rreth vetes të mblidhen gjithë dashuritë.
Në do buzëqeshje, shokë e miqësi
Të kërkosh një mik, apo një çiflik
Je shumë i nderuar, të jetosh si mbret,
Po ta kesh një mike, mike në Përmet.
S’të ndahen kujtimet për rraki përmeti,
Aty gjen çdo gjë
Të mungon veç deti.
Qershor – korrik 2020,
në Dardaninë Ilire
Nga MUSTAFA V. SPAHIU
MJERIMI I POEZISË
Kërpin e përpunojnë litarxhinjtë,
Skulptori sakt skalitë me daltë
Gjalma dredhin opingaxhinjtë.
Mjerimi i poezisë s’vinë fjaltë!
Sekush ka një qëllim në botë,
Secili po tenton poet të jetë…
Asgjë me këngën s’po thotë;
Vargjet s’po iu dalin vërtetë.
Nëse vargu mjaltisht s’buron,
Fjala luzmën e ka në zemër…
Prite shpirtin kur të këndon –
I paafti shkruan me thembër!
Mbi 55 vjet jam duke kënduar
Vlagë këngës si kam dhënë –
Paqesori më rri në kraharuar,
Fjalën perle ende s’e kam thënë!
Gjurmoj motive të stisi këngë,
Ndaj mos harroni – sa vështirë,
– Ç’është ajo që duhet thënë?
Çelikun në zjarr e njeh më mirë.
Çdo fjalë me shpirt të thuhet
Është një çast gati të çmënd!
Pa hile varg’i artë të shkruhet,
Ama, poet thuaja me zërin tënd!
Zjarri platinin e njeh më mirë
E shtunë, 18 korrik 2020, në
Dardaninë Ilire
Nga MUSTAFA V. SPAHIU
KËNGA E CSUNAMTË
Zemra po kërcen si peshk në zall,
Tentoj ta marr paksa me të mirë;
Ndjesën time don për të ma kallë,
E gdheli me fjalë deri pa gdhirë…
S’më kujtohet ku e preka në tel,
Csunami i dufoftë m’i nxjerr;
Brengash më ngarkove, or rebel
Më thotë tani përgjigju me nder!
Gafet i tumir avash ndër dhëmbë,
Zemra më qorton me shtrëngata,
Për të tjerët gati humbe kok’e këmbë;
E të shpallën persona nongrata…!
Kënga e csunamtë me tallaze,
Vjen shtrezë pa asnjë parathënie –
Herezisht e rreptë – tërë çapraze,
Shkak gjen që të kemi zënie…
Ka hak! Se mishin ma kanë ndukë,
Prej fatit një metër gjenë kafshatë;
Si i burgosuri s’jam ngopur bukë –
I uritur për kripë me vrer të gjatë!
Eja mallkim-mos u qoftë kur falë!
Vargjet e para hasën n’censurim!
Sizifçe me gurin në kokë kam dalë
Thaç gjeta tri kroje me frymëzim.
Kënga e csunamtë ka retorikë,
Pergamena dot s’është memec.
Poetit t’fshatit i shkruhet kronikë,
Haberet i kumton ndonjë kasnec.
Trëndafilat e bardhë lidh kurorë,
Ndodh që sozia i tretë vjen me qiri.
Për marrëzinë të rrahin kumborë…
Aman mos thoni ishte më i miri!
Kënga e csunamtë ç’më ngacmoi,
Për famë s’e dashurova poezinë –
Me djersë e gjak – mund e mëkoi;
Fundja zemra le ta ketë rehatinë!
(!)
Kënga e csunamtë vazhdon prore,
– Zog trishtili të cimcimojë ciriliu…
Gjatë plepat qofshin përmendore,
Këtej vinte poeti Mustafa Spahiu.
E enjte, 16 korrik 2020,
në Dardaninë Ilire
Nga MUSTAFA V. SPAHIU
GURI E NË ZEMËR TË GURIT
SHTËPIA
Kush e gdhendi gurin fillikat
Shtëpia ështê fsheharake
Ka ardhur nga lashtësia dhe
Është futur në zemrën e gurit
Të tejdukshme mes vegimeve
Deren e ka prej Sezamit, dritoret
Me arnat e paçavurat e Xhevdet
Xhafës dhe pëlhurën e Adem
Kastratit,katër thasë nga 90 okë
Të mbushur me dhéun e Karaçevës,
Me katër lloje ngjyrërash: të bardhë,
Të zinj, të kuq dhe të verdhë…
Ngjitem saora dhe zbres nga guri
Hyp e zbrit – zbritu e ngjitu
Fasadës së gurit si lulja shermashek,
Dua ta takojë at gurgdhendësin
Më prestigjioz si mimar Sinanin,
Shputat më bëhen të egra, kthetra
Dua ta takoj skulptorin Henri Murr,
Odhise Paskalli, Agim Çavdërbashën
Pastaj skulptorin me bisturi syskyfter
Idriz Balanin në at cep të fundit te
Konispolit të Shqipërisë etnike…
Duke bartur kujtime që shërbejnë
Si gurët e nuseve me krushqitve ngrirë.
I ndërmendi tri shtylla si kariatidet
E pastaj të sjella disa shtylla të reja
Në këtë shtëpi qielli është zemër
Me zemrën e shtëpisë që është
Me gurin e zemrës të shtëpisë uji
Që zhumhuron me flladin e gurit
Dhe çdo gjë do të kalojë vertikalisht
Nga bunari më i thellë në oborr
Dhe deri në fronin e Sovranit,
Kjo shtëpi tashmë në gur e ka
Arritur largësinë dukr filluar nga
Vrulli nga gëzimi hapen dritoret
Eshtë e lartë aq sa duhet për
Shpirtin tim që është sa i lartë
Në burimin e përgjumur…
Do ta ndërtojë edhe një kasollë
Për vetminë time të harlisur…
Tani kur qielli është futur
Në kasollën time në mes
Vreshtit me rrush rrazaki,
Kasollja shndërrohet në qiell…
E martë, 14 korrik 2020, në
Dardaninë Ilire