Disa poezi nga Mustafa Spahiu

0
553
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

ZHUMBRICA

(Thymys serpyllum)

Ngado pas rriskut degdisja
Rrugëve zhumbric’e dëlirë.
Përqafimin me afsh e prisja,
Ti tregoja për jetën e vështirë!

Me gjethe zemre rrinë strukur,
Kadrile mëndafshi fin t’gjatë…
Anët e rrugës ndrinin bukur.
Guri shpohej me gaz, miratë.

Degesh të ulëta – plot hire,
Vesa i zgjonte për çdo agim,
Shpateve lule opal në blire –
Vajzat me petale n’vallëzim…

Rruga është si pelë pa fre,
Zhumbricat s’rrin përgjumur!
Don shëndet shko merr atje;
Lumi shikon paksa i humbur!

Në bregore një bërshen’i lartë,
Trëndafila t’egër gjenë n’korije.
Se ka frikë dot rrufen’e zjarrtë;
Zhumbrica ka pamje dashurie.

Zhumbrica rozë, aromë lëshon,
Është ëmbëloshe për ta parë…
Trishtili zëflori kur cimcimon –
Zhumbricat me dritë dielli larë!

Me trupin gri paksa delikate,
Dy stinëve freskohet nga shiu…
Vjeshtë e dimër rri fillikate, dhe
Acari e cegma kurrë se ngriu…

E enjte, 13 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire


GURTHYESI

Del herët lehtë nga shtëpia,
Torbën bukëthatë, i ndershëm.
Gurësh fshehur e pret qysqia,
Se ndal zanatin e përjetshëm.

I qepet punës me pesë pyka,
Damarët shkëmbit ia zbulon.
Dhe rikushet i kthehet myka,
Sërisht dora e fort’e sulmon.

Guri dridhet, s’është e lehtë,
Te zemra gurit – rrug’e gjatë…
Djersët e kalbin një xhaketë;
Gurthyesi se ka xhepin thatë!

Çdo shkëmbi ia njeh ngjyrën,
Ky për kulla,i murrmi për ura;
Me pëllëmbë ia mat fytyrën –
Mermeri shtyllash t’lëmuara.

Gurthyesi ka dhe ca litar,
Lëndon dorën, s’vren gjakun!
Me zhagëzat sa më parë –
Gurin zbret ia merr hakun!

Me çekan e gdhel përsëri,
Tjetrin skiç shikon në shpat
E dalton për sarkofag të ri.
I dyti shquan në monopat.

Gurthyesi ka gaz në zemër,
Asnjë telashe, dita se mërzitë,
Gurin godet grusht’e thembër
Ia merr këngës-gotën përditë!

E diel, 9 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire


KU JE FJALË E BEKUAR

Me afërsi të qasjes së sivjetshme
Me shpirt dëlirësi duke iu afruar…
Pa t’keq pyeta luleborën e hershme,
– Ku ta gjejë fjalën më të bekuar?

Me më të bardhën perlë pastërti,
Ndoshta e do fjalën tepër t’fortë!
Të shiton ai premtim me fshehtësi,
Gatitja e këngës thuret si shportë!

Kritika e metaforës, mjerim’i poezisë,
Ka vargje për luftën-sheshmejdane.
Lari i takon të dyjave-stoli dashurisë,
Luft’e vërtetë ka topa dhe jatagane…

Ky kodi i fjalës ka ligje mbi ligje,
Stilin e ëndërron merr të keqen!..
Fjalën e bekuar skëterres hiqe –
Për artin poetët e vranë veten!?

Ku fshihet fjala dua ta gjurmoj,
Në çdo vend i sondojnë sytë
Takimet me shekullin t’i dredhoj;
Këtej ajo – unë në botën e dytë!

N’vesë t’pranverës,shkall i vjeshtës,
Ku je fjalë e bekuar-mos trazohesh.
Gjeta thellë gjurmat të së djeshmes;
Ku je fjal’e bekuar gjithnjë t’zgjohesh!

E martë, 11 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire


LISI DHE GJETHI

Lisi i qarrit i vetëm – shtagjati,
Orientues e orë për shtegtarë.
Nishan të lasht’e ka tërë fshati
Me fllade magjeps kalimtarë…

Në zemër i fsheh shekujt tjerë,
Stinësh u shkal në liq e shpatë.
Degët i ka të mbushur me vrerë;
Të hutuarve u bëhet orë në natë.

Është pyrgndriçues e sogjetar,
Gejzer i gjelbërt përshëndet rétë!
Me rrufenat gjithnjë është n’gar’ –
Kah qielli rri i drejtuar – raketë…

Dimrit mbrohet erërash t’ftohta,
Qëndresë kishte dimër dhe verë!
I pahiste vapat me valë t’ngrohta;
Zogjve ua hapte dritare dhe derë.

Moshën në trung, n’degën e lartë,
Lartësohej mbi kopshte e oborre.
Me katër sy shihte fushën e artë –
Kurora nxinte me qindra taborre…

Kur vinte vjeshta – bukuri e qetë!
Këtë trung,këtë lis thellë t’ngulur.
Era ia prishte kompasin e shkretë;
Çdo gjeth hajnisht duke ia shkulur!

Ia shikoja dhembëshurin’e ballit,
Lisi e ëndërronte pranverën e re!
Gjethet e vyshkura fli të zavallit –
Ashtu si poeti që ka mbetur p’atdhé.

E martë, 11 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire


MALLKIMET E GURIT

Guri lëshoi gjëmën e madhe shqim
Pse rriten time ma kanë stërndaluar?
Të gjithë m’u turrën me hakërrim, dhe
Sapo nisa universit për t’u zgjeruar…

Për mua ende fanitje ëndërrojnē,
Enigmën time kush se ka zbuluar…
Qëllimisht muresh më vendojnë –
Fytyrën ma thejnë të pa zgjeruar,

Era e nëntokës ma nis drejtimin
Në kahje tjetër krejt të pa ndriçuar.
Paçka se jam gur t’zbtazët ankimin
Se dëgjojnë veshët ende t’pazgjuar.

Më ndalën me mashtrim tronditur!
Ëndrrat e mia prej guri ikën’largësi.
Desha madhështi mbeta s’i mitur…
Për shpirtin tim s’këndojnë elegji!

Mure, kulla e themele t’ rrëzuara…
Ja gur,gur nuk m’kaplom lebetira…
Gjurmoni themelesh jo të harruara,
Shenja hireoglifesh – flet historia…

Mileniumet do ecin të paharruara,
– Unë jam gur me fjalën e fundit…
Kot më godasin valët e turbulluara;
Gur do të mbeten gjithnjë i mundit!

E hënë, 03 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire


MERRNI E HAPNI DOSJET

Bastard sipas ligjit të këtij vendi,
Korba zindjellës në cirk errësire!
Pse s’shkoni në Ministri Rendi? –
Kërkoni Dosjet – djersë linxhire.

Këngë mortit merrnja, këndoni,
Fjalët e therta gojës qelbësojnë!!!
Arlekinë deklarata mos zjarrmoni!
Udbashët ende do ju dresojnë, të

Ecni zgripit t’varrit, të çmendurisë;
Njerëz tevdil panjohur, të krisur,e –
Ndjekni larg shtrezën e ogurzisë;
Marrëzisht çmendur, të shastisur!

Dot s’ndaleni rrugësh të përhime…
Prejardhja e juaj është përmutore;
Fytyrat me blozë i keni të nxime –
Krimba të murmë m’dukeni prore.

Nga febra mbërthyer, o kentaurë,
Vartësitë tuaj iu bën më diabolik!
Jeni vazal për gjaurët më gjaurë;
Ju lidhën pazvanëve me dy tevlik.

Meshapësirë karmine t’zjarrosur,
Gjeni deklarata me vulë t’shenjta!
Mbi juve rétë spërkasin irnosur, si
Karla Del Ponte që shpifi t’rrenjta.

Varni dosjet verigash në votër,
“- Ditës së Shenjtë të Mllefit!”, do
– Ju shajë n’at e mëmë dhe motër!
Mëkatarë-kokëibriga të qenefit…

Mbani pantallona jeni biseksual,
Mos rrini indiferentë ja keni rast.
Udbashët iu shalojnë dalë-dalë;
O, më vrisni, për shpagë ju vras!

Pse mbyteni gjakut tuaj,o medet!
Kënga cytëse-gjak’sore ma thotë!
Pse e fshehta e madhe po ju vret?
– Ishull paqe nuk do keni në botë…

E premte, 14/15 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire


NDJESIA E POEZISË

Si ta mësoj ndjesinë e poezisē,
Në metafora i tëri le të digjem…
Pandërprerë kërkoi ujem t’urisë;
Domosdo për veten përgjigjem.

Poezia është si grua lajmëtare,
Të më flet për Bërsin e Uitmenin,
S’do vyshkje,fine dhe sqimatare;
Do vargun perlë, pa rritur namin!

S’do këngë mjellme, do zërin tim,
Zërin e Orfeut perënditë dëgjojnë,
Lumenj trëndafilash me ëmbëlsim;
Dhe këngën e fundit se ëndërrojnë.

Cicërimesh trumba të trishtilave
Të mrekullojnë pa mê n’shtegtime,
Frymëzimet enigmash t’karafilave,
Pallada virgjire fytet n’orgën time…

Sibel’e detit me gjuhën syth prilli,
Ndjesia e poezisë në gjol t’bardhë.
Gulfat e gjakut rrezesh afër dielli –
Për të lënë gjurmë duhet e ngjarë

Në pikëmesditë ngjitur në zenit,
Rrugës së Qumështit hap shteg,
Gatitje këngës bëri pa u cvilit –
N’vrimën e gjilpërës del në breg!

Talentin dhuratë t’artë ka poeti,
Aty ku lindi dhe u rritë n’at vënd!
Mermerin e dyshkun si kalb deti;
Si vendlindja na mbetet në mënd!

E enjte, 14 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire


PËR TY I SHTRENJTI MAL

Vonë po të ndërmendi, o mal,
Shpirtkulluar nga zemra më fal!
Vjersha “Mali” më ngeli kujtim –
Ti m’i nise ujëvaret – frymëzim.

Me ty lidhëm besën dhe paqen,
As ferrave s’ju thash lamtumirë!
Ti dhash duart – ma dha faqen, –
Dhe t’i fala çurg lotët xhevahirë.

Pas bejkave bari – leckaman
Burimesh t’arta me shkëlqime.
Librin në strajcë e kisha xhan –
I kaptoja lugjet me lirinë time…

Thuaj se zanat më dhanë fuqi,
Zabelet i ndaja si tallazet detin,
Si Sokol Halili kur futej n’krajli, –
Mbi të gjitha e kisha shëndetin.

Për ty i shtrenjti mal pa pushim,
Grinden me mashtrim i tronditur
Sa i dashur mali i stërgjyshit tim
Madhështor e bën filizin e mitur!

Stinët ndërrohen në mal e pyje…
Me ty s’ngjatjetohem: Lamtumirë!
Sa ke gjethe e bar le të pikojnë yje..,
Unë për ty jam poeti shpirtdlirë…

E hënë, 10 gusht 2020, në
Dardanine Ilire


POETI DHE I KAMURI

Poet t’i se njeh kënaqësinë,
I thaç ke gjykime me vend!
Se gjete lulesh as dashurinë;
T’iku koha dhe s’vure mend!

Kënga ime lulebore e hershme,
Është nën dëborë si fshehtësi.
Kamja yte është e parvjetshme;
Numëroi verdhushkat me ligësi.

Del nga oda mërzitur, i penduar
Vetveten për t’kamur e mendon…
Unë poet – vargje duke kënduar,
Kokën ke ulur asgjë nuk shikon…

Ti i kamur s’je shumë i lumtur!
Jam elegant, i thjeshtë, i mirë…
Lavdi! kam bukë-pjata mbushur!
Vargjet më rrjedhin-xhevahirë.

Ke marrë për thesare shpërblim,
Pranë rri pa gjumë ditë e natē…
Gjejë motive jeshilohem gëzim,
Ty jo! Kënga për mua dekoratë!

I kamur llafet dua pak t’i dredhoj;
Më dole kamatar paksa i ndytë…
– Mua lermë djersësh të këndoj’!
Aman, të më shporresh nga sytë!

O, i kamur ti ke lindur rastësisht,
Hë,blij gjurmët e arta të djalërisë?
N’amshim s’do marrish natyrisht
Asgjë veç harxheve t’ceremonisë.

Ty e mua ngado anise na shajnē,
Truibrikët me tirada gulf të këqia.
Ne të dy së bashku gjë s’ ndajmë;
Për mua le të vivat prince poezia!

E premte, 7 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire