Arben Çokaj
Se kemi 28 vjet, dhe nuk po mundemi të bëjmë shtet, e shqiptarët po e braktisin vendin përditë.
Se dikush lavdëron fenë e dikush shan komunizmin, por asnjëri nuk po del të japë shembullin real, ja se si bëhet një shtet demokratik dhe i zhvilluar. Ja se si punohet për kombin, e jo për partinë apo ideologjinë.
Se komunizmi u dha shqiptarëve siguri, punë, investime publike e shërbime, që as sot nuk i kanë shqiptarët. Dhe e kemi Kinën komuniste, që është ekonomia e dytë në botë për nga prodhimi, pra nuk e paska fajin plotësisht komunizmi. Për mua komunizmi është më i mirë se islami e orientalizmi, është të paktën më produktiv dhe më pak kriminal.
Se shteti drejtohet me shembuj konkretë, e jo me fjalë e me folklorizma, apo dëshira e fantazi, glorifikime historike të kaluara e orientime irracionale. Ja psh. në Amerikë erdhi Trump, ai premtoi se do i bënte disa gjëra dhe arritjet nga puna e tij po vërehen përditë, edhe pse Amerika është një vend gjigand, që e merr kthesën me vështirësi. Kurse në 28 vjet, në Shqipëri, njëri hajn e pusht, ia kalon stafetën tjetrit. E ky vend po thahet përditë, ekonomikisht e demografikisht.
Krimi, hajnia, korrupsioni, pasiguria, gjakmarrjet e poshtërsia në këto 28 vjet janë bërë pjesë e jetës së shqiptarëve. Këto nuk i shihje edhe aq nën komunizëm.
Unë i mbroj disa të mira në komunizëm, pasi ne sot e dimë – vetëm prej komunizmit, se shqiptarët janë në gjendje të bëjnë shtet, të vënë rregull, por sfida jonë është, a mund ta bëjmë këtë, pa qenë nevoja të bëjmë diktaturë si në kohën e Enverit? Këtë si duket nuk po mund ta arrijmë! Të paktën jo deri tani.
Se të shash komunismin e të çlirohesh, të mjaftohesh me aq, dhe të mos bësh asgjë për ta bërë shtertin më të mirë se nën komunizëm, atëherë kjo nuk ecën, është demagogji e papërgjegjshmëri.
NJË PËRGJIGJE PËR EJLL VECAJ:
Unë serioz more po jam. Ti psh. thua, e preka gjarprin e ai më kafshoi… Pse më kafshoi gjarpri? Pra, keni 28 vjet që ende habiteni, pse veproi komunizmi ashtu? Veproi se ashtu e kishte natyrën, e ashtu i kishte ligjet. Nëse ti i ndjekë lajmet në Amerikë, këto kohë, prokurori Mueller i ka futë brenda në burg dy bashkëpunëtorë të fushatës së Trump. Njëri biznesmen, Manaforte, që ishte edhe drejtor i fushatës së Trump për disa muaj, e tjetri avokat i tij, Cohen. Pra, njerëz të ngritur në profesione dhe milionera. Pse thua ti po ndodhë kjo? Se ata kanë thye një ligj diku…
Kështu, ti e di, se nëse gjatë komunizmit thoje se “buka është e keqe…”, kjo konsiderohej si propagandë kundër partisë e sistemit, pra thyerje ligjore. E vetëm për kaq, ai të rraste brenda. Por nëse prapë të pyet ty dikush, “a ishin priftat, që u torturuan e vranë nga regjimi, anti-komunistë, që edhe bënë veprime kundër regjimit?” Po, ishin thua ti. Atëherë pra, pse habitesh edhe sot, se ata u vranë në atë mënyrë? Ata në atë kohë ashtë dashtë me e kuptua, se ai regjim po e kundërshtove të vret. Se ishte diktaturë.
Jo vetëm atëherë, por as sot, ju ende nuk e keni kuptuar këtë, e rrini duke u ankuar gjithë kohën, sikur komunizmi ishte regjimi më i zi, që Shqipëria ka patur. Jo. Kemi patur regjim edhe më të keq se atë, pushtimin osman, vrasjet e shfaqosjen që ai na bëri, islamizimin e asimilimin… Më thuaj një zhvillim pozitiv, që ndodhi në kohën e pushtimit osman… Unë po të përmendi pra, disa zhvillime pozitive, që kanë ndodhur pra, nën tregjimin komunist, e që as sot nuk po mund t’i bëjmë… Pse nuk e kritikojmë si popull dhe ta shajmë atë kohë të pushtimit turk, që na rrënoi më shumë? Dhe të distancohemi si mentalitet, prej asaj kulture, që na lë prapa të tjerëve? Sepse i kemi një pjesë të madhe të popullit të paditur e të shembur…
Dhe nëse ne biem dakord se komunizmi ishte i keq, ishte se ligjet i kishte të këqia. E sa i përket zbatimit të ligjeve tani, ato zbatoheshin ma mirë në atë kohë, se sot. Sot nuk zbatohen ligjet shoku, atëherë po. E kush quhet shtet? Ai shtet, që i mirë apo i keq, ka disa ligje, të cilat i respekton dhe i zbaton. Tani sikur komunizmi në Shqipëri të kishte ligje të mira e të arsyeshme, normalisht se nuk do të ishte regjim i keq dhe nuk do të dështonte. Por ai nga ato ligje e veprime, dështoi. Dhe ne nuk na vjen keq aspak që ai regjim e theu qafën. Kjo që na pikëllon ne është se tash 28 vjet, nuk po mundemi me ba shtet, e po ia hedhim fajin komunizmit, kur ai në fakt, këto gjëra, që sot nuk po na lënë me ba shtet, nuk i lejoi. As korrupsion nuk kishte, as drogë, as kriminalitet në popull, siguri të lartë kishte, gjëra në nivel jo të lartë, por shkolla, shëndetësia etj. funksiononin mjaft mirë. Ti nuk mundesh me thanë se mësuesi, profesori apo mjeku në atë kohë, le ma zyrtari i shtetit, të merrnin para nën dorë si sot? Sot nuk mundesh more një punë me e krye, pa dhanë lekë nën dorë… E thoni, fajin e ka komunizmi?! Pra po i ngjitni komunizmit çdo të keqe, për me justifikua dështimin e sotëm. Edhe ato që komuniznmi nuk i bëri kurrë, po ia ngjitni. E kjo nuk është mirë, as nuk na ndihmon.
Hë pra, pse nuk merremi ne sot me atë që duhet ta bëjmë më mirë, që ky sistemi jonë i sotëm demokratik, të funksionijë më mnirë? E jo janë ba të gjithë hajna, me politikanë, me zyrtarë të shtetit, me mjekë e mësues, etj. etj. E unë po them, të mos rrimë more duke e orientuar shoqërinë gabim, e mira dihet cila është, pse nuk bajmë punë të mira? Nuk na e ka fajin more kush, por vetvetja… As komunizmi, askush… Komunizmni i bani krimet e veta, iku. Tani të shohim se çfarë mund të bëjmë ne sot. E këtë nuk e them unë e ti, por si koncept shoqëror, e gjithë shoqëria duhet të respektojë ligjet sot dhe të sillet sipas disa interesave të përbashkëta… Por nuk po ndodh. Se nga komunizmi diktaturë, kemi kaluar në një farë anarkie. E shteti nuk ndërohet me anarki, ku nuk e merr vesh i pari të dytin.
Artan Cinaj: Komunimi dhe socializmi kane falimentuar dhe jo vetem ne Shqiperi. Kina nuk eshte shtet komunist dhe as socialist sepse ka sistemin kapitalist te prones private ne ekonomi, por mban diktaturen nepermjet sisitemit monopartiak. Normale qe diktaturat ulin numrin e krimeve sepse denimet jane monstruoze, por jo vetem diktaturat komuniste. p.sh; ne Kili, ne Argjentine, ne Greqi, etj. Arben Çokaj ti shikon pak gjera le te themi pozitive, te asaj periudhe sepse i krahason me nje sistem anarshie, qe funksionon sot ne Shqiperi. Por sistemi komunist shkatron individin duke krijuar njeriun “E RI”.Ky lloj njeriu i ri, pa diktature nuk di si mund te jetohet ne nje vend demokratik. Shiko Saliun dhe Edin dhe gjithe politikanet tane, qe e kane kthyer kete vend ne ciflig, dhe e ndajne me luge.
Mos i bej krahasimet sic i bente Enveri, me kohen e Zogut. Krahaso ecurine e Shqiperise me ecurine e vendeve perendimore qe dolen po ashtu te shkateruara nga lufta e dyte boterore. As me Greqine nuk krahasoheshim ne vitin 90′. Po te krahasojme diferencen qe kishim me Greqin dhe Italine ne vitin 45, me diferencen ne vitin 90′, hendeku ishte thelluar jashtezakonisht. Sot eshte e veshtire te krijosh nje shtet sepse ne vitet e socializmit u krijua ky brez intelektualesh qe nuk arrijne te mendojne dot me koken e tyre. Te gjithe jane mesuar tu binden urdhrave nga lart, apo nga jashte, por nuk jane ne gjendje te krijojne shtet te tyre te pavarur.
—–
Arben Çokaj: Unë mendoj se produkti i njeriut të ri nuk është Saliu, Iliri e Edi i sotëm, se ashtu i kishim drejtuesit edhe para komunizmit. Vetëm ata që ishin jashtë shkruan për shtet shqiptar e ishin patriotë e ashtu i kemi një pjesë edhe sot. Ata që isdhin brenda, shumica u korruptuan, si sot. Kujto vjershën e Ali Asllanit, të recituar nga Reshat Arbana, “të pabrekë u zuri dreka / milionerë u zuri darka”. Nuk e kishte për kohën e komunizmit ai, por për kohën e Zogut dhe mëpërpara. Por historia i glorifikon gjërat, e ne shohim patriotizmin e tyre tani… Nëse shikon, Faik Konica e akuzon si të korruptuar Ismail Bej Vlorën, psh. Dikush më tha një ditë, se firmëtarët e Pavarësisë, pasi shkruan me dorë atë dokumentin e pavarësisë, ndanë pronat në Shqipëri…
Mendoj se ne si shqiptarë jemi shembur keq si racë e lartë, në racë e ulët e mesme, nga pushtimi i gjatë turk, poshtërimi i madh, islamizimi dhe përzierja e racës. Enveri e komunizmi morën masa drastike për ta ngritur këtë popull, për ta futur në punë, por bënë aq sa bënëe ikën. Njeriu i Ri i komunizmit e respektonte shtetin e ligjin. Sot kemi njerëz që shikojnë vetëm me vjedhë e janë si në kohën e Zogut, ku ai thoshte: “Unë kam një mbretëri me një popull me mbretër”… Pra, secili në Shqipëri kujton: “A e di ti more, kush jam unë?” Dhe e bën ligjin jo si e kanë bërë të shkruar, por sipas rradakes së tij… etj. etj. Probleme këto që vijnë nga trashëgimia e largët e veprohet në të kundërt me atë, që u bë nën komunizëm. Ka dalë në dritë individualiteti primitiv i shqiptarit, karaduza, e jo një ndjenjë e përbashkët, për ta bërë e zhvilluar këtë komb.