Disa mendime për poezinë “Atdheu”

0
1338

Zamira Agalliu

{të Zamira Agalliut, nga doc. Odise Çaçi)

Ka disa vjet që në poezinë vlonjate dhe atë shqiptare po troket një penë e re, ndryshe nga te tjerat, nje penë që di të trasmetojë atë plagë që sot e ndjejnë të gjithë:Emigrimi!Zamira hyn në atë brez që arriti të shikojë Perëndimin me të gjitha imazhet, jo vetëm televizive, por dhe prekja e një realiteti ku puna është punë dhe dija është dije. E vetëdishme për atë që ndjen e prek ajo na shfaqet me poezinë hymn, Atdheu!
Për Atdheun kanë shkruar dhe do vazhdojnë të shkruajnë poetë e prozatorë, rilindas dhe fanatikë, romantikë dhe të dashuruar, të rinjë dhe pleq, kushdo që ka një vend, që quhet Atdhe.

Dhe Zamira ndryshe nga shumë të tjerë ndjen aromën e mengjesit atë flad Vlore që zor ta gjesh në vend tjetër, me atë ëndër zgjohet dhe fle.Më bukur nuk ka. Dhe ikja i duket vërtet një vazhdimësi, pasi me vete mer një grusht Dhe dhe e mban me vete, siç bëri Rugjina Balsha, si bënë prindërit e Bubulinës e Kollokotronit, siç bënë Horiotët e Vranishtit duke marrë me vete, jo vetem dheun por dhe një rrënjë shege, për vazhdimësi, prodhim, ripërtëritje brezash. Dhe Zamira vazhdon dialogun me Atdheun se” Të dhashë ç’kisha gjakun, trupin Tim”, pra gjithçka.Dhe një lutje ka “M`i ruaj kujtimet, siç ti lashë, “të bardha, siç janë nuset tona”, m`i ruaj në gjirin tënd, se unë çupa jote diku do shkojë, por kujtimet i dashur Atdhe mi ruaj në gjirin tënd”.

Një bashkëbisedim midis bijës dhe At-dheut, një dialog i përsosur, që rrallë e gjen sot…Vajza e cila i lutet Atdheut, se rrënjët e saj janë këtu,siç mbante Anteu në mitologji lidhje me Tokën, prandaj dhe konsiderohej i pavdekshëm… Për Zamirën nëse ekziston Parajsa, ajo është në vendin e saj, prandaj dhe ajo “zgjohet dhe fle me të”, duke ëndërruar natë e ditë, ku koka e kesaj nene eshte mbeshtetur “mbi gjoksin e Atdheut, atje ajo gjen prehje”.

Ajo e do Atdheun , më shumë se gjithçka tjeter “megjithëse, megjithëse,..” diçka nuk shkon.Kjo mbase lidhet me atë që shumë shqiptarë të zhgënjyer nga klasa politike shqiptare..ende shpreson se Atdheu nuk fajësohet… por tek poetja mbase zhgënjimi është i madh… I uroj poetes, jetë e fat, lumturi familjare, gëzime mes nipërve e mbesave si dhe poezi të tjera edhe më të bukura.

Nga Doc. Odise Çaçi, Vlorë, më 2.06.2016

Atdhe.

Me aromën tënde
zgjohem, Atdhe
mbrëmjeve me ty fle.
Të kam Atdhe,
Iki nga ty
e marr një dorë Dhe…
.
Të dhashë ç’kisha
gjakun, trupin Tim
merri, ja ku i ke…
M’i ruaj të gjalla
kujtimet e bardha
aty në gji, Ante…
Aty në shtratin
e Parajsës tënde
zgjohem dhe fle…
Në gjoksin tënd
le të tretem të gjejë preh.

Të Dua Atdhe

Të fshehtat e fatit

M’i shtoi pasqyra thinjat, më iku orë e çmuar
Sa rrudha iu shtuan mendimit të pjekurisë
S’u kënaq kurrë njeriu duke mësuar
Të fshehtat e fatit dhe të perëndisë.
I kyça ditët e mia akoma pa ikur
Edhe të pathënat në vendin më të fshehtë
Iu kërkova hyjëve ende të pa fikur
Atje t’i gjejë prapë dora ime vetë.

Lot me rim’ !

Mijëra varka me vargje
U nisën nga shpirti im
I mblodha në strofa
Lot me rim’…
I nisa larg nga vetja
Në detin me dallgë të mëdha
Me shkumë u tretën si vdekja
Konkurrim nuk ka…
I mblodha varkat e mia
Të gjitha në timin liman
Dhe dallgët mbi to u ngritën
Dhe dallgët mbi to ran’…
Fjalët përgjatë bregut shtrirë
Përqafuan guackat pa u ndjerë
Vallezojnë nëpër errësirë
Ç’ humnerë… !!

Pinguinat

Zëra zogjsh këndojnë në shesh
Kërkojnë gjelbërim e degë
Të mbledhin mollë…
Vetëm Ujë- ajër – dritë
Nga të gjitha qeveritë
Filizat – sythat tanë…
Kërkojnë fëmijërinë
”Pinguinat” e vegjel
dolën në breg…
Bregu ishte ndotur sa keq
Qanë me dënesë

Sot në 1 Qershor

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar