Arben Çokaj, FB
HISTERIA KOLEKTIVE DHE NDIKIMI NGA FRYRJET ARTIFICIALE…
Më habit një fakt, se kolegjet e universitetet turke në Shqipëri, marrin miliona nga paratë e shqiptarëve për studim. Madje në kolegjet turke edhe dy nga miqtë e mi katolikë, i kanë dërguar fëmijët, të ndikuar nga fryrjet e të tjerëve dhe i kanë lavdëruar edhe ata, të paktën për të justifiukuar milionat, që kanë dhënë!
Askush nuk ankohet për tarifat e larta të kolegjeve e universiteteve turke. Askush. Pse? Se turku ua ka ka’ nanën shqiptarëve dikur, e ata kanë ende kulturën neurotike, që nga koha e pushtimit. Mbyll gojën se turku!
Por këta të pafytyrë ankohen për tarifat e universiteteve shtetërore shqiptare, të cilat janë më të lira, se ato të universiteteve private… Nga shteti shqiptar, këta legane, i duan gjërat falas e rrinë gjithë kohën, duke lavdëruar turkun, se u duket ma i mirë, pikërisht se paguajnë më shumë!
Po turp a keni more të pafytyrë?! Shteti e kombi nuk ndërtohen more duke e vjedhë, por duke kontribuar për të! Racë e ndyrë! Po e mësoni hajninë e papërgjegjshmërinë, që në universitet! Doni me na e kthye edhe një herë kohën e dullës, universitete falas, me paratë publike, duke sharë dullën?!
VJEDHJA E SHTETIT TASH 28 VJET
Saliu, Luli e Mona nuk shqetësohen për mirëfunksionimin e shtetit, për krijimin e institucioneve të pavarura, për forcimin e sistemit të drejtësisë etj. Jo!
Ata shqetësohen se Rama ka marrë tepsinë e nuk mbetet pjesë për këta në opozitë. Duan shumë. Prandaj ata mendojnë që ta rrëzojnë Ramën, që të vijnë e vjedhin për vete!
Po të kishin hall shtet-bërjen, do interesoheshin për krijimin e organeve të drejtësisë, dhe do i denonconin aktet e sotme të abuzimeve. Se edhe sot vidhet, ku janë pra, denoncimet nga opozita?! Mendoj se forcimi i shtetit i bën më mirë shoqërisë sonë, se sa destruktiviteti, që ofron vazhdimisht opozita, e etur për pushtet e hajni!
Tani a duhet që studentët të sakrifikohen, që një grup tjetër hajnash, të vijë në pushtet?!
SHAJNË DULLËN, E DUAN SISTEMIN E DULLËS…
Pak info pēr ata, që e përdorin Gjermaninë si argument.
Gruaja letoneze e një shqiptari, pronar restoranti, më tha një ditë: “Këtu në Gjermani vetëm punë, s’ke tjetër… kurse tek ne në Letoni e te ju në Shqipëri, kënaqesh duke ndenjur…” Kështu me punë mbahet Gjermania, e jo me idenë se shteti do na mbajë ndenjur e me ndihma sociale.
Një tirons ka edhe ky një restorant në qendër të Frankfurt am Main. Tani që isha aty, ra fjala për protestën e studentëve… e ndër tjera sigurimin shëndetësor… Sa paguan ti? – i thashë. Nja 500 e ca Euro në muaj – tha, për vete e për fëmijët. Gruaja (italiane, se shqiptaret me siguri i bënë naze edhe këtij) paguan te privati për më lirë gjoja, mbi 400 Euro në muaj…
A e kuptoni o shyptarët e kohës së dullës? Se keni hy në një sistem demokratik me ekonomi tregu? Rreth 1000 Euro në muaj paguan një familje vetëm për shërbimin shëndetësor në Gjermani! Ka edhe më lirë kuptohet, e për studentët e të papunët paguan shteti…
Pra, mos të pretendojmë se shteti shqiptar zhvillohet duke e vjedhë politikanët e duke pritur populli, që t’i mbajë shteti. Shteti shqiptar ndërtohet me PUNË! Dhe duke i paguar detyrimet për të mbajtur administratën. E jo dritat falas, ujin falas, studimet falas, shëndetësinë falas etj. se nuk bëhen kurrë.
Keni projeksion tepër të gabuar të realitetit!
SHTET-FORMIMI dhe SHTET-HAJNIA, e SHTET-HALLAKATJA…
E gjithë byroja politike e kohës së Enverit nuk e kishte pasurinë e pronat, që i ka vetëm Jozefina, me pak vjet angazhim në politikë. E kush është Jozefina? Asgjë para Monikës… (prandaj Sokolin nuk e zuri gjumi një javë, se nuk i foli Monika… :p)
Këta janë pra hajnat e rinj, që po e rrjepin këtë vend. Dhe ju shani Enverin, se hajnat e pasurive tona të përbashkëta, kënaqen… Duhet një dorë e fortë, për të bërë shtet në këtë vend! Se ka lulëzuar krimi e hallakatja!
TEPSIA E RAMËS
Qëkur Rama e ka marrë tepsinë për vete e miqtë e tij, i janë vërsulur të gjithë ata që nuk po marrin gjë nga tepsia…
Se Shqipërinë e kanë për me e vjedhë, o studentë, e ju po u mësojnë ashtu, e jo për ta bërë!
ME QENË KAQ TË NDJESHËM PËR STUDENTËT MONIKA E SALIU etj., PSE VJEDHIN PRA SA MUNDEN, KUR JANË NË PUSHTET?!
(Një pyetje ftilluese për Kolec P. Traboini dhe Sokolin…)
RAMA BRAKTISET NGA HAJNAT, E TË DYJA PALËVE, QË NUK E DUAN SHTETIN E RREGULLT E LIGJOR!
SHKOLLAT SHQIPE I DUAN FALAS…
SHKOLLAT E TURKUT I PAGUAJNË SA I BIRI T’ËMËN, E NUK ANKOHEN…
Këtu tek ne, paguajnë gjithë ato para, për të shkuar në shkollat e turkut, dhe i lavdërojnë ato, e askush nuk ankohet, kurse shkollat shqipe i duan falas… e kush ua paguan shkollat shqipe? Apo kështu kujtojnë ata e të tjerë, se rritet cilësia e arsimit falas?! Kur dikush nuk di ekonomi, nuk asht mirë me dhanë sugjerime…
ÇUDITËRISHT, KËTË DUAN EDHE KOLA E SOKOLI…
Sokoli nuk fjeti mirë 1 javë, se nuk i foli kjo… Kolec P. Traboinit kjo i duket më premtuese se Rama. E tani si t’ia bëjmë? Për mua Rama e vlen disa herë këtë… A po e kupton Kolë, se çfarë kam unë me Ramën? Është më i zoti se kjo e se Luli, dhe po i bën disa punë në shtet, që këta as në mend nuk i kanë, se mendojnë vetëm për xhepin e tyre…
Në vend që këta të opozitës të kërkojnë sistem drejtësie të pakorruptuar, forcimin e ligjit dhe të institucioneve, denoncimin e hajnisë dhe korrupsionit, që bëhet sot, e kështu të forcohet shteti, këta zogj kurvash kërkojnë shtet të dobët, që të vijnë e ta vjedhin edhe më keq se sot!
Fusin në lojë pabuksit studentë, të cilët në vend që të mësojnë, duan të merren me marrina, e kujtojnë se rrëzojnë Ramën, si buldozeri njerëzor i paguar prej këtyre haleve…
Shiko lidhjen:
Kryemadhi thirrje qytetarëve: Të rrëzojmë Ramën, dilni në protestë
UNIVERSITETET PUBLIKE NË SHBA…
Në Amerikë, më tha një mik me banim në New York, universitetet publike i kanë tarifat 100 herë më të larta se në Shqipëri… A thua se edhe të ardhurat i kanë aq? :p
Por mirë që amerikanët nuk kanë Sali, Sokol Pepushaj e Kolec P. Traboini, etj. se i kishin ba lëmsh edhe ata! :p
Por Amerika është shteti më i fortë në botë, edhe nga kjo, e ne ndër më të pjerdhurit… 🙁
[ E provuam me xhaxhin, shkollim falas, e nuk na eci… strategët e opozitës, Saliut, Lulit e Monës thanë: “si ta dështojmë Ramën?” – Arsimim i lartë falas përsëri… 🙁 ]