Disa fjalë për librin “Mësuesia si mision” të autorit Nehat Jahiu

0
1011
Nehat Jahiu - Mëuesia si mision

Zymer Mehani

Autori Nehat Jahiu tanimë njihet nga lexuesit tanë me dhjetëra libra. Këtyre ditëve nxori nga shtypi librin e radhës “Mësuesia si mision”, të cilin e ka konceptuar në tri pjesë:
1. Mësuesia si mision;
2. Përshtypje dhe
3. Kujtime.

Te pjesa e parë –Mësuesia si mision, autori Jahiu thekson se personaliteti i mësuesit është më kryesori, ngase është edukues e pastaj edhe arsimues i brezave të tërë dhe duke qenë i tillë, i prin zhvillimit qytetar. Pra, mësuesit janë edukues të fëmijëve.

Edhe mësuesia është profesion dhe mision me përgjegjësi, sepse e tejkalon edhe ndikimin e prindërve mbi fëmijët. Pra, mësuesia para së gjithash është mision.

Arsimi, kjo hyjneshë e njerëzimit, siç do ta quajë Tagora i madh, është një hallkë nga më të rëndësishmet të zhvillimit njerëzor, dhe si e tillë është e ndjeshme. Autori Jahiu do të na e rikujtojë se në të kaluarën shqiptarëve u ishte mohuar arsimimi në gjuhën shqipe e si pasojë shumë mësues edhe janë martirizuar për shkollën shqipe.

Me të drejtë konstaton z. Jahiu se sot gjendja e shkollimit shqip është në pozitë të mirë, ngase të gjithë shqiptarët në trojet e tyre, por edhe në diasporë arsimohen dhe mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Për anomalitë që hasen sot në shkollat tona jemi fajtorë vetë, prandaj autori Jahiu, ka të drejtë që kërkon mobilizim në mënyrë që të eliminohen dukuritë negative me kohë dhe arsimi ynë prej parashkollorëve deri në universitet të vihet në binarë të sigurt.

Z. Jahiu duke u nisur nga përvoja e tij si mësues, thotë se çdokush nuk mund të jetë mësues. Prandaj, ata që s’e ndjejnë peshën e përgjegjësisë të këtij profesioni, më mirë është që të mos përcaktohen fare në këtë lëmi.

Në vazhdim, z. Jahiu jep disa karakteristika të mësuesit të mirë, siç janë:
1. Një mësues i mirë i respekton nxënësit e tij;
2. Ai krijon ndjenjën e përbashkësisë dhe gjithëpërfshirjes në klasë;
3. Është i afrueshëm, i kujdesshëm dhe entuziast;
4. Ka dashuri për të mësuarit dhe i frymëzon nxënësit me pasionin e tij për mësimet dhe materialet e lëndës;
5. Një mësues i mirë është një udhëheqës i aftë;
6. Është bashkëpunues me kolegët vazhdimisht;
7. Ruan profesionalizmin e tij.

Nehat Jahiu në vazhdim flet edhe për rëndësinë e bibliotekave, ngase ato kanë ruajtur dhe ruajnë pasurinë më të rëndësishme, më të çmueshme dhe më të shtrenjtë të njerëzimit. Aty kemi të vendosura dokumenta dhe libra, gazeta e revista të fushave të ndryshme, me vlera letrare, shkencore etj.

Sot gjendja e bibliotekave nuk është në gjendje të mirë, konstaton z. Jahiu. E për këtë çështje përgjegjës autori i bën ata që i përfaqësojnë shqiptarët në nivel komunash e më gjerë, sepse me votën e tyre ata kanë marrë pozita në pushtet.

Sa i përket ndërtimit, hapjes dhe furnizimit të bibliotekave me libra e revista, kohëve të fundit nuk i intereson askujt. E autori Jahiu mendon me të drejtë se bibliotekat duhet të pasurohen vazhdimisht sepse librin e shtypur s’mund ta zëvendësojë kompjuteri.

Në pjesën e dytë- Përshtypje, autori Jahiu rrah këto çështje:
– Shndërrimi i shumë institucioneve në pronë private;
– Keqpërdorimi i botimeve nga shtëpi botuese apo individë;
– Ndarja e çmimeve letrare, pa u lexuar poezitë nga juria profesionale;

Pastaj autori Jahiu e paraqet letrën e Çabejt për mësuesit dhe mësuesinë, si dhe letrën e famshme të presidentit Abaham Linkoln, drejtuar mësuesit të birit të tij. Që të dy këto letra janë mjaft përmbajtësore dhe interesante.

Libri “Mësuesia si mision” i autorit Nehat Jahiu përmbyllet me pjesën e tretë – Kujtime. Aty autori do të na tregojë për njohjen me poetin Agim Spahiu; vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” Komanovë-Likovë dhe jkjutime tjera të autorit jahiu më vende e me njerëz të ndryshëm.

Libri përmbyllet me shënimet biografike dhe bibliografike të autorit Nehat Jahiu.

Veprat e Nehat Jahiut:
1. “Në sytë e tu” -1982
2. “Ura prej zemrave” -1985
3. “Fluturimi i pëllumbave” -1990
4. ”Të pret malli që na treti” -1993
5. “Hidhe vallën, Laro!” -1994
6. “Kukuvajka” -1995
7. “Hape derën, shkolla ime!” -1995
8. “Epitaf lirie” – 2000
9. “Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005
10. “Huti mbi çati” -2005
11. “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” – 2008
12. “Lulëkuqe mbi varre” -2010
13. “Orizarja ndër shekuj”-2010
14. “Rrugës së drejtë” -2011
15. “Zana dhe Guri” -2011
16. “Poemë për mikun Sadulla Zendeli, Daja” – 2012
17. “Te ura e gjyshes” – 2012
18. “Rreze në dritare” – 2013
19. “Krahët e fluturës”- 2013
20. “Hëna u bë nuse” – 2013
21. “Kënga e zogjve” – 2013
22. “Gjaku im të qoftë falë”-2014
23. “A vjen liria“-2016
24. “Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë”- 2016
25. “Biri i shqiptarisë”-2016
26. “Zorite libertatii – Agimet e lirisë”-2016 (pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabacu)
27. “Të qeshën e të bënë nuse”-2016
28. “Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016 (përkthim në anglisht nga Patricia Lidia)
29. “Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016
30. “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016
31. “Opinione” – Bukuresht -2017
32. “Zilet e një jete” -2017
33. ”Kujtim i gdhendur në Mall”-2017
34. “Shpirti i mërgimtarit”-2017
35. ”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017
36. ”Mos m`i prek plagët”-2017
37. “Në hap me kohën”- 2018
38. “Aforizma autoriale”-2018
39. ”Kresniku ilirisë”- Antologji poetike”-2018
40. “Diell në shpirt lirie” Antologji poetike-2018
41. “TahirSinani” – Antologji poetike- 2018
42. ”Fjala ime”- 2018
43. ”Stina e zogjve”- 2018
44. “Misioni i mësuesisë”- 2019