Diplomati sllovak Mirosalv Lajçak ishte student për politikë dhe diplomaci në Moskë(!)

0
368
Miroslav Lajçak

Skënder Karaçica Kosova në kornizat e diplomacisë evropiane

Diplomati sllovak Miroslav Lajçak, i deleguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për opinionin e gjerë (shqiptarë) të shtetit të Kosovës, po ju bëjë me dije se ky diplomat sllovak, ishte student për politikë dhe diplomaci në Moskë.

Projekti i tij tashti më 9 pikat e njohura, na bën të mendojmë se çfarë do të bëj diplomati sllovak dhe, ndoshta ka harruar se pikat e këtyre (projekteve diplomatike) u ka kaluar koha, ndonëse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Në dy pikat e këtij projekti të këtij diplomati (zemër butë) vepron se çfarë i thotë Moska dhe Beogradi, ndërsa jep sugjerime (lexo: projekti antishqiptar i Serbisë, – nënvizimi im, – për kthimin e 276 mijë serbëve në Kosovë dhe ku…?) si dhe asociacioni i komunave të ndara (serbe) të marrë me ligje formën e prerë të ekzekutivit (sic!).

A e din ky diplomat sllovak (Lajçak) se Kosova është shtet dhe nuk është koha e vdekur e ish-Jugosllavisë dhe Serbia e Milloshevqit, që, me projektet fashiste bënte vijat për shfarosje të shqiptarëve dhe të mbipopulimit me (pakicën serbe) në Kosovë!

Në të gjitha periudhat e pushtimit dhe të (ri)pushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe në analet historike që nga shekulli VII-të asnjëherë nuk kanë mundur të bëjnë ndonjë (ballansim etnik serb) në tokën e Kosovës duke mbetur veçse pakicë(!).

Institucionet e shtetit të Kosovës me diplomatin sllovak Lajçak duhet të jenë të gatshëm, që, projektet e tij të përpunuara nga kancelaritë në Moskë dhe Beograd, në asnjë menyrë mos të bëhen teza për bisedimet Kosovë-Serbi(!).

Lajçak me projektin e tij prej 9 pikash le t’i marrë me veti në shtëpi se u ka kaluar koha dhe, shumica syresh tashti janë në muzeumin e krimeve të Serbisë në Beograd (sic!).

Çikago, korrik të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]