Flet per “Nacional” shkrimtari, regjizori dhe aktori grek me famë ndërkombëtare
Pyetjet nga: Dr. Mujë Bucpapaj
1. Zoti Kubati, falë krijimtarisë tuaj të botuar në gazetën Nacional në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe me botimeve tjera, ju keni siguruar shumë lexues dhe shumë miq. Për interesin e tyre, a mund të na thoni si ja keni kaluar gjatë këtij viti të vështirë të pandemisë, Ju dhe familja juaj, njerëzit tuaj në përgjithësi?
– Së pari, unë do të doja të ju falenderoj për dëshirën tuaj të mirë për të folur me mua, si personalisht dhe në emër të lexuesve të gazetës tuaj “Nacional” me reputacion, e cila më ka nderuar shumë herë deri më tani me artikuj në lidhje me aktivitetet e mia. Gjithashtu si bashkpunëtor të saj. E vërteta është se kjo pandemi na zuri në befasi dhe pa e kuptuar, na mbylli në shtëpitë tona, nga ku të gjithë e trajtojnë atë në një mënyrë të ndryshme.
Fakti që unë personalisht merrem me lloje të ndryshme të Dijes dhe Artit, domethënë jam aktiv dhe në lëvizje çdo ditë, fillimisht u befasova, por munda ta kapërcej atë duke shkruar libra, ese dhe drama, duke bashkëpunuar me gazeta dhe revista, gjithashtu përgatit mësimet për Teatrin, të cilat i mbaj përmes internetit. Nga ana tjetër, përsëri, unë jam duke u përgatitur për atë, që vijon pas pandemisë dhe kthehem në detyrimet e mia të përditshme.
Fatkeqësisht, kjo pandemi e ka ndarë familjen tonë në dy, pasi disa prej nesh janë në Greqi dhe të tjerët në Shqipëri. Më në fund, e vërteta është se shumë nga të dashurit tanë janë sëmurur dhe në mjedisin përreth disa na kanë lënë përgjithmonë.
2. Angazhimet tua për letërsinë, artet, tetarin, gazetrinë, studimet janë të gjata dhe të përhershme, megjithatë çfarë keni shkruar kohët e fundit, sa e keni shfrytëzuar izolimin e detyruar pandemik për të realizuar projektet tua letrare?
– Unë do të them, pa u ekzagjeruar, se gjatë kësaj kohe, m’u dha mundësia të shkruaj tre
romane, dy prej të cilave janë rreth epidemisë, njëri për Covit-19 dhe tjetri për disa
nga pandemitë që tronditën Greqinë gjatë dy shekujve të fundit. Romani i tretë flet për marrëdhëniet njerëzore, ndërmjet tre burrave nga Greqia, Franca dhe Anglia, të cilët takohen rastësisht, për të ecur sëbashku në një botë e cila “ndryshon” vazhdimisht, pa menduar bota shkatërrimin e saj. Unë gjithashtu përfundova dy drama, disa ese të
vogla dhe shkruaj çdo ditë për gazetat me të cilat punoj.
3. Si President i Shoqatës Kulturore Ndërkombëtare «Kafeneja e ideve», keni
organizuar shumë veprimtari ndërkombëtare mes të cilave edhe Medalien e Artë «Aleksandri i madh», si janë përfaqësuar në këtë event të rëndësishëm poetët shqiptarë?
– Unë do të doja të sqaroja se Medalja e Artë e “Aleksandrit të Madh”, me një traditë prej tridhjetë e shtatë vjetësh, nuk u jepet vetëm poetëve, por njerëzve me prestigj ndërkombëtar, të cilët kanë ofruar në fushat e Dijes dhe Artit, të Shkencës, në Sport, në Politikë, në Shëndetësi dhe në Shoqëri.
Personaliteteve nga Shqipëria, Medalja e Artë u është dhënë deri me sot: Dritëro Agollit,
Margarita Xhepes, Mujo Buçpapes, po keshtu e kane marre: Stefan Çipa, Irena Toçi, Dhimitër Orgotska, Përparim Kabo, Arjan Kallco, Entela Kasi. Në personalitetet e Kosovës,
Ali Pandrimja, Agim Gjakova, Agim Vinca, Muharem Kurti, Jeton Kelmendi, Reshat Sahitaj,
Kalosh Çeliku nga Struga, Shaip Emerllau nga Tetova. Për shqiptarët e Diasporës, Luan
Ramës, Iliaz Bobajt.
4. Në shumë nga krijimet tua me temë shqiptare spikat poema «Shqipëria», të
cilën e kemi botuar në gazetën «Nacional», dhe është pritur aq mirë nga lexuesit
shqiptarë. A mund të na thoni si ju lindi frymëzimi për të shkruar këtë poemë?
– Faleminderit që më dhatë mundësinë. Kjo poezi u shkrua fillimisht në greqisht në 1996, dhe u përkthye në shqip nga poetë të ndryshëm shqiptarë, të cilët gjithashtu i falenderoj.
Siç e dini të gjithë, gruaja ime është nga Shqipëria e Jugut dhe kur erdha për herë të parë në vendin tuaj, të afërmit dhe miqtë që më pritën fatmirësisht më çuan kudo dhe të njoh shumë vënde të saj. Më bëri përshtypje pasuria e saj natyrore në tokë e në det dhe akoma më shumë njerëzit e saj, të cilët mund të them më përqafuan me dashuri dhe gjithashtu mikpritja tradicionale e vendit. I vlerësova këto gjëra dhe të gjitha ato që më ofruan, gjëra të thjeshta, por të vlefshme për mua. Duke i kombinuar këto me studimin e historisë së saj dhe traditave të popullit, ndjeva nevojën për të shkruar këtë poezi.
5. Jeni poet, romancier, aktor, regjizor dhe gazetar i shquar, por edhe një mikpritës i madh bashkë me zonjën Kubati. Në shtepinë tuaj në Selaminë kam patur rastin të jem bashkë me miqtë tanë të përbashkët, poetët e njohur Agim Gjakova, Agim Vinca, Iliaz Bobaj, ndërsa kishin qënë më parë edhe Dritëro Agolli dhe Moikom Zeqo? Akoma e kemi në mendje mikpritjen tuaj, dhe bujarinë tuaj aq sa na u duk se jemi në një familje shqiptare. A është e vertetë që keni një prejardhje shqiptare nga babai?
– Po bëni mirë që më pyetni. Dhe pasi t’ju falënderoj për fjalët tuaja të mira për mikpritjen
dhe bujarinë në shtëpinë tonë, diçka që ne bëjmë çdo vit për miqtë tanë që vijnë nga jashtë shtetit, unë do t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Familja e babait tim është një familje shumë e vjetër, e cila besojmë se mund të ketë ardhur nga Shqipëria gjatë pushtimit turk. Deri në brezin e gjyshit tim, familja fliste shqip.
6. Keni shkruar në gazetën «Nacional» për poetin Ali Podrimja, duke e konsideruar atë si «një poet të përbotshëm». Si ka qënë njohja juaj me Podrimjen?
– Një miku im shkrimtar dhe botuesi i një reviste letrare në Greqi, Kostas Valetas, më foli për herë të parë për Podrimjan dhe i kërkoi gruas sime që të përkthente disa nga poezitë e tij për revistën e tij. Ky ishte kontakti im i parë me krijimtarinë e tij. Pak më vonë u takuam në një Kongres Ndërkombëtar të Poezisë dhe që nga ajo kohë kemi qenë së bashku shumë herë dhe kishim një lidhje të ngushtë dhe me themel deri në pjesën tjetër të jetës së tij.
Kam shkruar artikuj për Podrimjan herë pas here, dhe pas vdekjes së tij një ese e cila u botua si një libër në Kosovë nga Shoqata Kulturore ”Gjon Kazazi” dhe me të cilin, shkrimtari Muharrem Kurti bëri parathënien dhe redaktimin e tij. Podrimja gjithashtu më
kishte kërkuar të shkruaj për atë, parathënien për librin e tij “Harta e Grisur”, në botimin
grek. Përveç miqësisë sonë, ai veçanërisht më nderoi mua me dorëzimin dhe dedikimin disa poezive të tij origjinale dhe të pabotuara, të shkruara me dorë dhe firmën e tij.
7. Kjo miqësi me Podrimjen është shprehur jo vetëm në shkrimet për të, por
edhe në vizitën që keni bërë në vendlindjen e tij, në Gjakovë. Çfarë mbresash ju ka lënë ky qytet?
– Për herë të parë kur unë vizitova Gjakovën, poeti ishte ende gjallë dhe kaluam disa ditë bashkë. Ai vetë më kishte propozuar në një Festival të Poezisë në të cilin unë u nderova
dhe promovova poezinë time “Ti nuk ishe në Kosovë”, të cilën kishit mirësinë ta botoni
në gazetën tuaj disa vite më parë. Aty u takova përsëri me poetin dhe shkrimtarin e madh
Muharem Kurti, me të cilin ishim takuar disa vjet më parë. Po, më pëlqen shumë Gjakova.
Unë e kam vizituar atë shumë herë dhe e di historinë e saj, si dhe bukuritë e saj. Mund të
them se emocionohem sa herë që e vizitoj.
8. Gazeta Nacional i ka kushtuar një vemendje të madhe prezantimit të letërsisë
bashkëkohore greke në gjuhën shqipe, ku një numër përkthyesish ku spikat i talentuari Iliaz Bobaj kanë sjellë me shumë dashuri letërsinë greke dhe sidomos poetët e famshëm grek Kavafis, Seferis, Elitis, Ricos etj., për lexuesit shqiptarë në Ballkan. A mendoni se letërsia po luan rolin e saj si urë komunikimi mes dy kombeve tona?
– Letërsia po bën gjithmonë një urë lidhëse të kulturave midis vendeve, njerëzve të saj dhe popujve në përgjithësi. Unë kam në bibliotekën time disa botime të vjetra në shqip me disa nga poetët që përmendni dhe besoj se edhe përkthimet më të reja në shqip shtojmë dhe z. Bobaj ka plotësuar një boshllëk për brezat e rinj. Më vjen keq që poetët dhe shkrimtarët shqiptarë nuk përkthehen në gjuhën greke, përveç atyre që jetojnë sot në Greqi. Më në fund, më lejoni të them se poetët grekë, që janë përkthyer në shqip, mund të jenë ndër më të mirët, madje si dy Nobelistët, Jorgos Seferis dhe Odise Eliti, por ka edhe nga ata më të vjetërit, si poetët tanë kombëtarë Dhionisios Solomos, Kostis Palamas, Angjelos Siqelianos, Aristotelis
Valaoritis dhe madje edhe më të vjetër, por edhe më të rinj, të cilët duhet të njihen jashtë
vendit, sepse brezat e rinj kanë nevojë të njohin të vjetërit, por edhe të njohin të rinjtë,
në mënyrë që të mbushin urën e kulturës me studentë të Dijes, që të zhvillohet kultura
bashkëkohore e ardhëshme ndërkombëtare.
– Letërsia dhe posaçërisht poezia greke antike është nga më të njohurat në Shqipëri. Kjo letërsi është studiuar në shkollat e mesme dhe të larta të vendit, ato të profilit të gjuhë-letërsisë, biles edhe gjatë diktaturës komuniste. Natyrisht letërsia antike greke dhe ajo e fillimshekullit të njëzetë, përfshirë edhe Kazanzaqësin, pasi ajo që quhej poezia moderniste përfshirë edhe nobelistët grekë të shekullit të njëzetë, nuk botoheshin në Tiranë.
Unë kam ndjekur gazetën Nacional prej vitesh, e cila shpesh më ka pritur si mysafir, por edhe si bashkëpunëtor të saj, dhe për këtë e falnderoj. Në të njëjtën kohë, unë kuptoj kontributin e saj të madh në fushën e Kulturës dhe Artit. Në kohërat kur Dituria është e izoluar ndërkombëtarisht dhe njerëzit e Ditur injorohen qëllimisht, kohët gjatë të cilave të rinjtë po largohen nga fushat e Letrave dhe Artit, përpjekjet e kësaj gazete për t’i mbajtur ato gjallë është padyshim e madhe dhe e dobishme. Uroj forcë botuesve që të jenë gjithnjë në përpjekje për të patur një hapësirë intelektuale.
9. Si e vleresoni letërsinë bashkëkohore greke? Duket se pas poetëve të mëdhenj të shekullit të njezetë, është vështirë te dalin poetë të nivelit të Kavafis, Elitis, Seferis, Palamas apo Ricos ? A keni një shpegim për këtë konstatim nganjëherë krejt të natyrshëm për zhvillimin e letërsisë?
– Në kohët e vjetëra, ishte mjaft e vështirë për botën intelektuale të komunikonte me njerëzit më gjerë. Padyshim që botimet ishin të pakta dhe shumë njerëz të shquar e të ditur mbetën të panjohur dhe mënjanë, në dobi natyrisht të pak atyre që u bënë “idhuj” dhe u bënë të famshëm, madje dhe me ndërhyrje politike. Sot, në çdo vend ka me qindra Shtëpi Botuese, përveç se ata që janë të denjë, botojnë edhe shumë shkrimtarë, poetë e të tjerë. Nje pjesë e tyre vecanërisht dallohen shumë dhe një pjesë tjetër nuk ka mundësi për tu dalluar. Kështu, se shumë të denjë ose akoma edhe më të denjë, nuk u bënë kurrë të njohur, prandaj për këtë besojmë se ekziston një varfëri në Letërsinë bashkëkohore. Unë njoh shkrimtarë veçanërisht të shquar, të cilët qëndrojnë mënjanë dhe shkrimtarë të tjerë jo të shquar, të cilët gëzojnë vlerësime për punën e tyre si “shkrimtarë”. Vetëm nëse mund të ballafaqohemi me të gjithë potencialin tonë letrar, atëherë vetëm do të jemi në gjendje të konkludojmë nëse ka një rënie pas Kavafit dhe Elitit në vendin tonë
10. Keni lindur në Athinë ku keni studiuar Filologji Franceze dhe Teatër. Jeni marrë me Teatër, Gazetari, Shkrim dhe Poezi. Jeni President i Organizates Kafe e Ideve, President i Festivalit Nderkombetar Balkanik te Teatrit, President i Festivalit te Letrave dhe Arteve, dhe i Teatrit te Kulurit, me Çmime Ndërkombëtare dhe Greke për punën e tij në fusha të ndryshme që shërben. Pyetja ime ka të bëjë me faktin se si ja keni dalë të keni një angazhim kaq të gjërë dhe të shkelqeni në të gjitha këto fusha?
– Nuk ndihem aspak i angazhuar. Që fëmijë i vogel isha në ankth dhe doja të dija gjithçka.
Sipas asaj që dija, unë vazhdoja t’i shërbeja asaj që më emociononte dhe të cilës mund t’i
atribuoja sa më shumë, sipas mendimit tim. Kur i shërben asaj që do, nuk lodhesh ta bësh
atë, dhe gjithmonë gjen kohë dhe frymëzim për ta kryer. Pavarësisht nëse shkëlqej ose jo,
nuk mund ta konfirmoj. Të tjerët janë ata që gjykojnë.
Për shembull, unë shkruaj libra, duke përfshirë ese, studime, romane dhe të tjera Ajo që më intereson është krijimi. Shumë nga librat e mi nuk janë botuar dhe shumë nga dramat e mia nuk janë vënë në skenë. Nuk më intereson, nuk pres që të botohen që të vazhdoj, sepse kjo mund të mos ndodhë kurrë, sa herë që do të mbetem “joaktive”, do të jem “steril”, nuk do të kem asnjë arsye të jetoj pa krijuar.
Për shembull, një libër i imi që del në dritë për disa ditë me titull “Lule çelin në dëborë”, unë e shkrova në 2009, por tani ka ardhur koha të dalë në dritë. Për secilën nga veprat e mia teatrore, rrethanat duhet të kontribuojnë që ai të ngjitet në skenë. Deri atëherë, nuk është e mundur të presësh “suksesin” dhe të mos vazhdosh të krijosh gjëra të reja.
11. Teatri është një tjetër fushë ku keni investuar një pjesë të madhe të jetës suaj. Keni interpetuar dhe bërë regjitë perveçse në Teatrin Grek dhe në Francë, Belgjikë, Shqipëri dhe Kanada. Keni themeluar “skenën eksperimentale Dino Kubati”, «Qendrën Eksperimentale të Teatrit », «Organizatën e Teatrit Ishujt Jon», «Teatrin e Vogël të Niqias», «Teatrin Koulouris» dhe Shkollen Teatrale, si dhe Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Ndër-Ballkanik. Kur ka lindur dëshira juaj për tetarin dhe a do ta rifilloni festivalin ballkanik të tetarove në Sarandë, pasi teëketë ikur pandemia?
– Nëse dikush do të më thoshte se kam lindur në Teatër, unë do ta besoja, si dhe erdha në botë me një copë letër dhe një laps në dorë. Kjo i thotë të gjitha. Përmes Teatrit “clirohem”, saktësisht siç e kishte emërtuar filozofi antik grek Aristoteli në veprën e tij “Poezi” dhe ndiej nevojën ” për të çliruar” nga ankthet dhe vuajtjet e tyre dhe spektatorët, ose si dramaturg, ose si regjisor, ose si aktor.
Ju më pyesni për Festivalin e Sarandës, të cilin bashkë-themeluam me aktorin e madh Anastas Nika nën mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë z. Stefan Çipa, në atë kohë, dhe i cili në vitin e fundit u kthye në një Festival Evropian. Fatkeqësisht, pasi z. Çipa, Kryetari i Bashkisë që e zëvendësoi atë, e konsideroi të drejtë për disa arsye që nuk u bënë të njohura, për të mos vazhduar më këtë aktivitet kulturor. Është fakt se në fund të fundit, “gjërat e mira zgjasin pak”. Pa mbështetjen e Autoriteteve Bashkiake, jo, ky Festival nuk mund të vazhdojë.
12. Si autor ju keni botuar tridhjetë libra, përfshirë, ese, romane historike, biografi, poezi, studime, etj. Janë botuar, si në Greqi dhe jashtë saj nga shtëpitë botuese si “Psychogios”, “Libanis”, “Skaravaios”, “Dioskouri”, “Lito”, “Ianthos”, “Apostaktirio”, « Glaros », “Edilivre”, “Editions of Tree”, “Heliodor”, “TOENA”, “Hellenic Roots Publications”, “Dukafer”, “Gjon Nikollë Kazazi”, “Botimet Barleti”, dhe të tjera. Cilët nga librat tu veçoni më shumë?
– Unë do të them atë që zakonisht thonë të gjithë, por me më shumë fjalë: Unë i dua të gjithë librat e mi, sepse i jetoj, pavarësisht nëse janë romane, drama, apo poezi, sepse ato kanë lindur në mendjen time dhe i ushqej me shpirtin tim. Unë bëhem një me heronjtë, ose shpreh ndjenjat e mia dhe kur bëhet fjalë për studime dhe ese, depërtoj thellë në personazhe, mendime, dhe ngjarje. Sidoqoftë, mendoj se lexuesve të mi u ofroj më shumë
romane historike, sepse i çoj në kohë dhe vende historike dhe besoj se kjo u bën mirë që pa shumë përpjekje të vecantë, ata vijnë në kontakt me kohë të vjetra, me njerëz dhe
moral të epokave të tjera.
Për këtë të fundit, unë do të përmend “Në Flakët e Izmirit”, i cili është përkthyer në shqip nga Kristos Pulas dhe botuar nga Shtëpia Botuese “TOENA”, “E Dashura ime Ajvali”, “Ditët e Fundit të Konstandinopojës” dhe “Deti i Përgjakur”, ku flet për përndjekjet dhe persekutimin e grekeve nga Pondo. Unë madje do të përmend romanin tim historik “Iliana, jeta jonë mbaron në tanke”, e cila u përkthye në shqip nga Dhimitër Cami dhe u botua nga Shtëpia Botuese”Faik Konica”, e cila drejtohej, në atë kohë, nga poeti i madh Ilirian Zhupa. Kur aktori i madh shqiptar Kadri Roshi, mori në duar këtë roman historik, tha se e lexoi me një frymë, dhe se ishte një poemë e shkruajtur në formën e një proze.
13. Në Shqipëri njiheni si shkrimtar dhe regjizor dhe më pak si aktor në kinema dhe teatër. Në kinema ju keni interprenuar në filmat grek, në Francë dhe Belgjikë, ku keni fituar edhe çmimin për aktorin më të mirë, të huaj, për interpretimin e tij në «Vitet e palindura». Po kështu në televizion: Me shfaqjet në kanalet “YENED”, “Seven X”, “Magic TV”, “Tele-ASTY” dhe “Extra 3”, ndërsa ke luajtur edhe në televizionin “Teatri i së hënës” (ERT). Sa keni arritur ta njihni kinemanë dhe tetatrin shqiptar, artistët e famshëm shqiptar?
– Duhet të them se kam parë pothuajse të gjithë filmat e kinemasë më të vjetër shqiptare përmes televizionit, pasi më intereson drejtpërdrejt historia e Artit. Mendimi im është se ishte një krijim artistike autentike, me regjisorë, kameramanë dhe aktorë shumë të mirë. Në fushën e Teatrit, kisha rastin herë pas here të bashkëpunoja me Artist të Mëdhenj të Artit si, Artistet e Popullit, Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti, me Atisten e Merituar Roza Anagnosti, me aktorët Mariana Konti, Anastas Nika e të tjerë dhe të vlerësoja nga afër dhuratën hyjnore të interpretimit të tyre. Përmes aktorëve kaq të mrekullueshëm, unë gjithashtu mora informacione të vlefshme.
14. Arritjet tua letrare dhe artistike kanë qënë të medha dhe të një niveli ndërkombëtar. Kë veconi nga cmimet më të rëndësishme që këni marrë?
– Çdo shpërblim është i vlefshëm për krijuesin, dhe kështu ndihem. Por në se duhet të
përmend ndonjë, këto janë: Çmimi Ndërkombëtar Ionesco për të gjithë punën time të
regjizimit në Teatër, Çmimi i Akademisë Franceze të Letrave, Çmimi Ndërkombëtar i 52 Akademive të Botës, çmimi im si Doktor-Profesor të Bizantologjias në Universitetin
e Valencias,gjithashtu dhe pranimi im si anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të
Ukrainës dhe disa të tjera.
Më në fund, më lejoni të them se jam shumë i trishtuar nga “shembja” e sistemeve kulturore në të gjithë botën. Kur dija tkurret, kur njerëzit me dëshirë i lënë gjuhët e tyre të ndryshojnë dhe “të humbasin”, kur të rinjtë nuk lexojnë, kjo do të thotë se Letërsia, Teatri, Artet janë çuar në rënie, atëherë këta njerëz së shpejti do të humbasin identitetin e tyre dhe do të arrijnë absolut në zero.
15. Veprat tua janë përkthyer në shume vende të botës dhe veçanërisht në: Francë, Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Australi, Mal të Zi, Angli, Indi, Ukrainë, Turqi, Itali, Spanjë, Poloni Finlanda, Azerbajxhani, Rumania, etj. Si ndjeheni që tashmë keni një famë ndërkombëtare?
– Ndodhi që në moshë shumë të re të kem kontakte me njerëz të Kulturës dhe Arteve, në vende të ndryshme të botës. Kam punuar si regjisor dhe aktor jashtë vendit, veprat e mia janë përkthyer dhe botuar në shumë vende të huaja. Unë kam qenë i ftuar në shumë Festivale të Teatrit, të Filmit, të Shkrimtarëve, të Konferencave të ndryshme dhe të tjera. Dituria, për mendimin tim është gjithmonë relative. Krijimi është ai, që të jep të drejtë.
16. Gazeta Nacional ka hyrë në vitin e trembëdhjetë të botimit. Cili është urimi juaj për këtë media dedikuar artit dhe letërsisë?
– Unë kam ndjekur gazetën Nacional prej vitesh,
e cila shpesh më ka pritur si mysafir, por edhe si
bashkëpunëtor të saj, dhe për këtë e falnderoj. Në të njëjtën kohë, unë kuptoj kontributin e saj të madh në fushën e Kulturës dhe Artit. Në kohërat kur Dituria është e izoluar ndërkombëtarisht dhe njerëzit e Ditur injorohen qëllimisht, kohët gjatë të cilave të rinjtë po largohen nga fushat e Letrave dhe Artit, përpjekjet e kësaj gazete për t’i mbajtur ato gjallë është padyshim e madhe dhe e dobishme. Uroj forcë botuesve që të jenë gjithnjë në përpjekje për të patur një hapësirë intelektuale.
17. Çfarë dëshironi të shtoni tjetër?
– Ju jeni, që më pyesni dhe unë ju përgjigjem, Por nëse duhet të shtoj diçka pranë falnderimeve të mia për ju, këto do të jenë dhe për të falnderuar të gjithë njerëzit e ndryshëm në vendin tuaj, dhe ata që më kanë pranuar si mik dhe bashkëpunëtor, dhe me kanë vlerësuar mua, përmes Teatrit, Dijes, Mediave, besimin e dashurinë tyre tek unë.
Më në fund, më lejoni të them se jam shumë i trishtuar nga “shembja” e sistemeve kulturore në të gjithë botën. Kur dija tkurret, kur njerëzit me dëshirë i lënë gjuhët e tyre të ndryshojnë dhe “të humbasin”, kur të rinjtë nuk lexojnë, kjo do të thotë se Letërsia, Teatri, Artet janë çuar në rënie, atëherë këta njerëz së shpejti do të humbasin identitetin e tyre dhe do të arrijnë absolut në zero.