Dimri i ftohtë rus

0
2275

Dionis Xhafa

Poezi për ndërhyrjet ruse në Ballkan, ku më evidente ishte në Malin e Zi

Erë e fortë fryn në Ballkan
shtetet dridhen nga pafuqia
atyre data dhe iu kallet
iu ka hyrë në palcë frika.

Përbindëshi sërish është zgjuar
teshtima i ndihet gjer në këto anë,
qëndron si hije e përgjakshme
ulkonja e vjetër, Rusia.

Shqiptarët në njërën anë
Serbët në tjetrën,
Të dy me aleatë të ndryshëm
Që sa më pak të dridhen nga frika.

Njëri aleat është si ariu
Piranjë krejt gjak lëshon,
Kurse në anën tjetër
Krenare qëndron, Amerika.

E Rusia dimër do sërish
Për të rrëmbyer pushkët, automatikët,
Për të rrëmbyer bajonetat
Si dhe lopatat për varret.

Por viktima në Ballkan
Prej ciklopeve me një sy askush nuk do,
Andaj kemi besim tek amerikanët, anglezët,
Ne komb viktimash, gjak shqiptarësh.