Dimri i 24 janarit 2011, na stepi, ndërroi jetë edhe prof. Nazmi Lukaj

0
634
Prof. Nazmi Lukaj

Nga Skënder MULLIQI

Nuk harrohen kurrë miqtë. Nuk harrohen ata që i deshte dhe të deshtën pa hile. Miqtë të mungojnë çdo herë. Si të venitet kujtimi për mikun tim të çmuar, krijuesin dhe publicistin, Nazmi Lukaj!

Para së gjithash ishte njeri i mirë, shumë i ndërshem, i dashur, talent i rrallë i letrave shqipe, i cili la pas veti shumë shkrime publicistike, dhe katër libra të botuara.

Tashmë u bënë 9 vite, nga vdekja e tij, kur u tjetërsua ekuilibri i stinëve,të një dimri të 24 janarit që nuk harrohet nga familja, nga shoket, miqët dhe nga ata që e njohën prof. Nazmi Lukajn. Atë natë në Tiranë i ftohti u kthye në mort. Sikur dimri na ngriri e stepi, për lajmin së Nazi ynë, i dashur kishte ndërruar jetë, në përballje më një sëmundje të rëndë. Përballoi Nazi shumë fortuna mbi supe, por jo edhe sëmundjën, që ja këputi ëndrrat e jetës më mes ne moshë të re.

Atë dimër mizor të vitit 2011, mbaron një histori e një publicisti të shquar, por që jeta dhe vepra e tij, nuk do të harrohen asnjëherë.Jetoj dinjitetshëm, në mes të njerëzve të mirë, por jetojë duke e kthyer shpesh kokën mbrapa, nga vrasësit dhe koplilët, që thuren një epokë ogurësh të zymta. E ndoqën komplotet në gazeta ku punojë nga hileqaret e kohës!

Jetojë në mes kërcënimeve te atyre që jetuan në mes tragjedish dhe tradhtish. Të atyre që e prishën ekujlibrinë e jetës në Kosovën e pas luftës. Por, Nazi kurrë nuk përkulë dhe as nuk frikësua, së kauza për të cilën luftoi dhe u angazhua gjithë jetën ishte kauzë kombëtare. Ai e kishte të qartë së ngjarjët duheshin përballuar pa frikë, si ndodhi të pa shmangshme të jetës.Ai e ndoqi më fanatizem fatin e vet, duke qëndruar vertikalisht.

Tehun e mprehtë të frikës, e kthejë brenda zemrës, atje ku gjeti guximin e të shkruarit. Dashuria e vërtetë për atdheun dhe kombin, është si një pemë e madhe më rrënjë të thëlla, atje ku nuk ka mundësi askush ta qrrënjosë?! Ishte profesor i vyer,ishte fugurë e madhe prej gazetari e shkrimtari…

Nazmi Lukaj, zën një vend të rëndësishem në publicistikën shqiptare. Përshkrimet dhe rrëfimet e tija e plotësojnë tablonë e ditëve tona, të cilat edhe pasqyrohen mirë në veprat e tij.

Jeta dhe vepra e Nazmiut, janë thellësisht të kulluara, janë njerëzore dhe bujare, për të mirën shqiptarëve dhe të shtetit të ri të Kosovës. Ajo çka kërkonte nga jeta ishte kërkim i vetvetës, ishte ndërgjegjësim , është si një rilindje, që të bën të fortë kurdoherë.I tillë ishte në jetë dhe më vepra që i la mbrapa, miku im i paharruar, Nazmi Lukaj…