DIMËR LUBI 1955/56

0
402
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

DIMËR LUBI 1955/56

Jam dëshimtar okular, vjeç 8, kl. e dytë.</em

Dimër t’hëngërt acari acarisht!
Etërit i futën lëvozhgës s’lajthisë,
Një mauzerkë u shit 25-të herë –
I 26-ti e bleu litarin-kokën’lak!!!

Dëborë të mallkoftë bardhësia!
Burrat zbathur fytyrat nga veriu…
Mustaqet duaj thekre rrinin lakuriq,
Çirrej UDB-ashi Misha Stojillkoviç!!

Zezonë e vrerosur – çaxhëlëmerisht!
Urdhër ekzekutiv – n’sllavoserbisht:
– Donesite sva orudia, topov’i tenkovi,
– Jebem vama sve majke ballistiçke![1]

Zërat e ngjizur i nxjerrte veriu i egër:
– I kemi dorëzuar pas luftës më 1945!
– Po gënjeni, ore shiftarë të mallkuar!
Plevica e tavanet i keni plot me armë.

Dimri heqamë – tërbohet si shqehët!
Hafijet shqipfolës’i qen ecin sokaqesh.
Milicët iu venë pas nuhasin zagarçe –
I sogjojnë syvëngërt shtëpit dollma.

Dëbora nepërkë i ngjok nën këmbë!
Grumbull i fusin n’odë t’Ahmet Gegës.
Fëmijët dridhen në barqet e nënave…
Paloudbashi ziosh çirret si egërshanë.

Dimër, dhunë, torturë, sharje t’therta!
Fshatarët sjellin t’vjetra, t’ndryshkura;
Armë t’sulltan Abdyl Hamitit gjakatar…
– Tërbohet zemërhiena Stojillkoviç!!!

– Jo, jo, jo! Armë të Luftës së Dytë, që
Kur luftonit me aradhat tona partizane,
Ju ballista të “Shqipërisë së Madhe!”

Trimërisht jehoi zëri i Rexhep Arifit:
– Po na jemi milet i po këtij hyqmeti!
– Jo, ju s’jeni lojal t’Jugosllavisë; do
– Jo iu shpërngulim dhèut’Anadollit.

Dimër i egër – kallkan si ai Siberian,
Nxënësit s’mbanin mësim, këndim
Lotët e mësuesve na miklonin faqet;
Mbi banga dajaku dërrasa me emra!

Oxhaqet tymosnin me unat urrejtje!
Aksioni i grumbullimit të armëve, qe
I “suksesshëm” me vrasje e vrragë!
Erdhi pranvera! Pasoi verë e thatë…

Dielli përcëllonte – Qielli gurëkali, e
Lumi pinte ujin etshëm grykëtharë!
Sofra shtrohej vetëm 24 orë n’ditë,
Jetonin shqiptarisht plisabardhë…

E hënë, 18 shtator 2017, në
Vendlindje

[1] Sharje sllavoserbisht:
“Sillni të gjithë armë, topat e tanket
     “Ua q…. juve të gjitha nanat e ballistëve!”